Sa ka investuar Europa në Shqipëri? Kapitali më i madh vjen nga Italia, Holanda, Austria dhe Gjermania
Shtetet e Bashkimit Europian vijojnë të mbeten burimi kryesor i investimeve direkte në Shqipëri, duke kontribuar me gati gjysmën të kapitalit të huaj në gjashtë muaj e parë të vitit 2025 sipas “Bankës së Shqipërisë”. Të dhënat e publikuara tregojnë se Italia dhe Hollanda kryesojnë listën e investitorëve europianë, ndërsa prurjet nga vendet e tjera, si Gjermania, Austria dhe Franca, shfaqin luhatje të lehta në krahasim me vitin e kaluar.
Vendet e Bashkimit Europian kanë investuar rreth 336 milionë euro, që përbën rreth 44% të totalit të investimeve direkte në Shqipëri në gjashtëmujorin e parë të 2025-s, pa marrë në konsideratë investimet nga burimet konfidenciale.
Sipas të dhënave zyrtare për fluksin e investimeve direkte (IHD) në Shqipëri, totali i përgjithshëm për periudhën Janar-Qershor 2025 arriti në 759.53 milionë euro. Nga kjo shumë, Italia, Holanda, Austria dhe Gjermania rezultojnë si investitorët kryesorë europianë, duke dominuar ndjeshëm mbi vendet e tjera të BE-së.
Italia ruan pozicionin e saj si investitori më i madh nga Bashkimi Europian, me 89.13 milionë euro. Holanda ndjek me 85.04 milionë euro, duke konfirmuar rolin e saj si qendër ndërmjetëse për kapitalet e huaja që hyjnë në Shqipëri. Austria mban vendin e tretë me 67.69 milionë euro, ndërsa Gjermania renditet e katërta me 51.48 milionë euro. Franca, Bullgaria, Greqia, Qiproja dhe Sllovenia përbëjnë pjesën tjetër të investimeve europiane me shuma më të vogla, që variojnë nga 2 deri në 10 milionë euro secila.
Këto investime janë kryesisht të orientuara drejt sektorëve strategjikë dhe përforcojnë marrëdhëniet ekonomike midis Shqipërisë dhe vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Analistët nënvizojnë se ky trend pozitiv tregon besimin e investitorëve evropianë në stabilitetin ekonomik dhe potencialin e rritjes së vendit.

Zgjedhjet lokale në Kosovë - Sa komuna fitoi secila parti në raundin e parë?
Në një atmosferë të qetë dhe pa incidente, qytetarët e Kosovës kanë votuar të dielën për të zgjedhur kryetarët dhe përbërjen e kuvendeve komunale. Me një......

Energjia/Italisë i duhen 2.4 milionë punonjës të rinj - Nis përballjen me sfidën e revolucionit të gjelbër
Italia po hyn në një fazë të re zhvillimi ku mbrojtja e mjedisit dhe kursimi i energjisë po bëhen thelbësore për ekonominë. Sipas të dhënave të Unioncamere......

Euro digjitale, rrezik për bankat - Mund të “zhdukë” deri në 700 mld euro nga depozitat në rast tërheqjeje masive
Një monedhë digjitale mund të zhvendosë deri në 700 miliardë euro nga depozitat në rast të një tërheqjeje masive në bankat tregtare, duke krijuar mungesë......

13 tetor, ndalohen monopatinat elektrike në rrugë! Bllokimi, i përkohshëm. Rregulla të reja për shpejtësinë, moshën dhe kaskën
Nga 13 tetori, nuk do të lejohet më lëvizja me monopatina elektrike në rrugë. Policia e Shtetit do të ndalojë qarkullimin e këtyre mjeteve, të cilat janë......

Rritje e përgjithshme në tregun valutor – Forcohen monedha e huaja!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë pozitivisht pasi ka regjistruar rritje këtë mëngjes në raport me javën e kaluar duke u blerë sot me 82.8 lekë dhe duke......

Energjia diellore, burimi me koston më të ulët - Shkak, rënia e çmimit të baterive dhe përparimet teknologjike
Energjia diellore është cilësuar si “nxitësi kryesor” në tranzicionin global drejt burimeve të pastra dhe të rinovueshme, falë kostos së saj jashtëzakonisht......

Trump, marrëveshje me AstraZeneca - Kompania do ofrojë zbritje për pjesën më të madhe të barnave
Presidenti amerikan Donald Trump shpalli një marrëveshje me kompaninë farmaceutike britanike AstraZeneca, sipas së cilës disa prej barnave të saj do të......

BERZH mbështet tranzicionin e gjelbër në Kroaci - Mbi 12 milionë euro për një impiant fotovoltaik me kapacitet 21 MW
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim vijon të mbështesë tranzicionin e Kroacisë drejt energjisë së gjelbër. BERZH ka dhënë një hua deri në 12.2 milionë......