Sa janë mesatarisht hapësirat e banesave në Shqipëri? Indeksi i Deloitte/ Më të mëdha se në disa qytete evropiane

Indeksi i Pronave i publikuar nga Deloitte sjell të dhëna të detajuara mbi strukturën e banesave të reja në disa qytete europiane. Në të gjithë Europën, madhësia mesatare dhe konfigurimi i apartamenteve të reja pasqyrojnë një ekuilibër midis kërkesës së tregut, rregulloreve të planifikimit urban, dendësisë dhe preferencave kulturore. Megjithëse vërehet një trend i përgjithshëm drejt planimetrive më të vogla dhe më efikase por sërish dallimet rajonale mbeten të theksuara, duke reflektuar karakteristikat e ndryshme të zhvillimit urban në çdo vend.
Raporti ka fokusuar vëmendjen tek tre qytetet kryesore shqiptare: Tirana, Durrësi dhe Vlora. Në këto qytete, shumica e banesave të reja janë të tipit 1+1 ose 2+1, në madhësinë 50-80 m², me kuzhina dhe ballkone me plan të hapur. Ashensorët dhe parkimi janë të zakonshëm në projektet më të fundit. Përveç kësaj, theksi mbetet tek aksesueshmëria, drita natyrale, hapësira e mirë brenda apartamentit dhe efikasiteti energjetik, duke e bërë banesën të re të përshtatshme për jetesën moderne. Një nga arsyet pse në Shqipëri banesat janë më të mëdha është edhe për faktin se jetojmë në familje me më shumë anëtarë.
Të dhënat nga Censi tregojnë se Berati ka peshën më të lartë të banesave të vogla, nën 40 m², ndërsa Durrësi kryeson me banesat më të mëdha, mbi 130 m², që përbëjnë 4% të totalit. Shkodra, Tirana, Dibra dhe Vlora ndjekin Durrësin në renditjen e banesave të mëdha, ndërsa Berati dhe Kukësi kanë peshën më të ulët.
Kur krahasohen të dhënat shqiptare me qytete të tjera europiane, Shqipëria rezulton e pozicionuar mirë. Sipërfaqja mesatare e banesave në vend tejkalon qytete si Budapesti (55-70 m²), Bratislava (64,2 m²), Ljubljana (52-54 m²) Beogradi (61 m²) dhe Parisi (50-70 m²). Mesatarja e sipërfaqeve të banesave në Shqipëri është e ngjashme me disa qytete të Europës veriperëndimore. Ndërkohë, shteti që ka sipërfaqen më të madhe për banesat është Portugalia, ku mesatarisht banesat në Lisbonë dhe Porto janë 119 m² dhe 104 m². Po ashtu, nuk mbetet mbrapa Roma (92,4 m²), Firence (96,6 m²) dhe Milano (81 m²), të gjitha me sipërfaqe banesash mbi 80 m².
Më shumë shqiptarë po marrin hua te të afërmit - Raporti i BSH: Në 39% të rasteve, ajo deklarohet në formën e parasë në dorë
Më shumë shqiptarë po marrin hua nga burime joformale, duke kërkuar ndihmë në para nga të afërmit apo miqtë për të mbuluar shpenzimet e tyre për konsum ose......
Sa i kushton çdo familjeje “darka jashtë”/ Shqiptarët derdhin 636 milionë euro në vit për hotele e restorante
Një familje shqiptare shpenzon mesatarisht 7 mijë lekë ose 70 euro në muaj për dalje në restorante apo për qëndrime në hotele, sipas të dhënave më të fundit......
Shqipëria e Kosova, nuk paguajnë për sigurimin e jetës - Vetëm 9% të të gjitha primeve të shkruara bruto. Xprimm i rendit të fundit në rajon
Shqiptarët, qoftë në Shqipëri apo Kosovë, vijojnë të sigurojnë më pak jetën e tyre në të gjithë rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore. Sipas raportit më të......
Bonusi, sa do të marrin pensionistët në fundvit? - Skema me dy nivele, 15 mijë lekë shpërblim për pensionet deri në 20 mijë lekë
Rreth 721 mijë pensionistë do të përfitojnë bonus në fundvit. Qeveria ka vendosur në dispozicion për këtë qëllim një shumë totale prej 9.4 miliardë lekësh......
Cili është shteti më i sigurt në botë? - Evropa dominon listën e 15 vendeve të para
Kompania e sigurimeve Berkshire Hathaway Travel Protection ka publikuar renditjen më të fundit të vendeve më të sigurta për udhëtime, duke përdorur të dhëna......
Sa e zhvilluar është Shqipëria teknologjikisht? Raporti rendit SHBA-në dhe Izraelin në krye të listës
Në një botë ku teknologjia po përparon me shpejtësi marramendëse, vetëm disa vende të zgjedhura po e ripërcaktojnë në mënyrë të thellë mënyrën se si jetojmë,......
Austria, bashkëpunim për kushtet e punës në vendin tonë - Vlerësohet ecuria e Shqipërisë në Inteligjencën Artificiale
Inspektorati Shtetëror i Punës mirëpriti një delegacion të lartë nga Republika e Austrisë, në kuadër të një vizite 3-ditore për shkëmbim eksperiencash dhe......
Investimet e huaja përgjysmohen në Serbi - Vlera neto e IHD-ve tkurret me 54% në periudhën janar-gusht 2025
Investimet e huaja direkte neto në Serbi ranë me 54% në baza vjetore gjatë tetë muajve të parë të vitit 2025, duke arritur në 1.489 miliardë euro, njoftoi......




