Sa investojmë për kulturën? Shqipëria, në garë me vende e tjera për vlerat historike
Në vitin 2024, Shqipëria ka ulur disi shpenzimet publike për Argëtim, Kulturë dhe Çështje Fetare, si përqindje ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), ashtu edhe ndaj totalit të shpenzimeve publike. Konkretisht, ka një rënie prej 0.05 pikë përqindje ndaj PBB-së dhe 0.19 pikë përqindje ndaj totalit të shpenzimeve, krahasuar me vitin 2023. Megjithatë, vendi mbetet në një pozicion të qëndrueshëm në raport me disa shtete të tjera europiane.
Të dhënat e Eurostat për vitin 2023 tregojnë se Shqipëria, megjithëse në fund të listës, ka shpenzime për kulturën në nivel të krahasueshëm me disa vende anëtare. Për shembull, Italia me 0.8%, Irlanda me 0.5% dhe Qiproja me 0.6% kanë shifra më të ulëta se mesatarja europiane prej 1.2%, duke e vendosur Shqipërinë në mes të tabelës, sidomos kur merret parasysh edhe madhësia e ekonomisë dhe prioritetet buxhetore në sektorë të tjerë.
Rritja e turizmit në zonat kulturore si Berati apo Gjirokastra tregon qartë potencialin që ka kultura për të kontribuar jo vetëm në ruajtjen e identitetit kombëtar, por edhe në zhvillimin ekonomik. Eksperiencat e vendeve si Estonia, Kroacia apo Hungaria, që kanë përqindje më të larta të investimeve publike për kulturën, sugjerojnë se orientimi i duhur i buxhetit mund të kthehet në burim të qëndrueshëm zhvillimi për komunitetet vendase.
Ndërsa sfida për financim mbetet reale, ka hapësirë për të menduar investimin në kulturë si pjesë të strategjive më të gjera për promovimin e turizmit dhe të markës së vendit. Vëmendja ndaj kulturës nuk është luks, por një mënyrë moderne për të vënë në punë historinë dhe trashëgiminë në funksion të së ardhmes.

A do rrisin çmimet pagat referencë në turizëm? - Ekspertët fiskal e kundërshtojnë, ndikim në kostot e bizneseve
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ka njoftuar se të gjithë tatimpaguesit e sektorit të turizmit, në kuadër të zbatimit të planit sektorial të turizmit dhe......

Shqiptarët pas luksit, sekonda pas sekonde - Në 5 muaj, u importuan ora me vlerë mbi 3.2 milionë euro
Në një kohë kur çmimet e produkteve bazë vijojnë të shqetësojnë xhepin e qytetarëve, një tjetër tregues tregon se luksit nuk i ka rënë ora! Shqiptarët po......

Investimet globale u tkurrën me 11% në 2024 - OKB paralajmëron: Tarifat tregtare mund të përkeqësojnë situatën
Investimet efektive globale ranë për të dytin vit radhazi në 2024, me frikën se situata mund të përkeqësohet këtë vit. Tensionet tregtare po lëkundin besimin......

BEI rrit limitin e huadhënies - Trefishohet financimi për mbrojtjen evropiane
Qeveritë e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të rrisin shpenzimet vjetore të huadhënies së Bankës Evropiane të Investimeve në 100 miliardë euro këtë vit......

Pse Banka e Zhvillimit ka një rol kyç për Shqipërinë? - Që prej hartimit, projektligji ka qenë subjekt i një sërë ndryshimesh
Banka Shqiptare e Zhvillimit ka qenë një prej risive më rëndësishme të këtij viti. Siç e thotë edhe vetë emri, kjo Bankë do të ketë për synim kryesor nxitjen......

Sulmi kibernetik ndaj Bashkisë Tiranë, AKSK: Grup pune për të rikthyer sa më shpejt sistemet
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka reaguar pasi hakerat iranianë ndërmorën një sulm kibernetik ndaj faqes zyrtare të Bashkisë së Tiranës. Ky......

Si mund të punësohet një i huaj në Shqipëri? - Kurti: 99% e atyre që pajisen me kontratë pune e rinovojnë atë
Nga momenti i aplikimit për të punuar e deri tek pajisja me një leje, një të huaji i duhen 4-6 javë për të punuar në mënyrë të rregullt në Shqipëri.......

Turizmi rrit vizitat në institucione e artit dhe kulturës/ Tërheqin rreth 788 mijë turistë, më e vizituara kalaja e Gjirokastër
Sipas të dhënave nga INSTAT për vitin 2024, janë organizuar gjithsej rreth 1,282 shfaqje dhe premiera në të gjitha institucionet kryesore të artit. Bilanci......