Sa i takon çdo shqiptari nga “kursimi” i ekonomisë? Rreth 18% e asaj që prodhohet në një vit nuk përdoret për konsum final

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, Shqipëria kursen rreth 18.1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. “Kursimi i ekonomisë” është pjesa e asaj që prodhon një vend dhe që nuk shpenzohet menjëherë për konsum. Banka Botërore e llogarit këtë shumë duke zbritur nga prodhimi total i ekonomisë, pra nga PBB-ja, të gjitha shpenzimet për konsum final. Ajo që mbetet quhet kursim i brendshëm bruto.
Referuar përllogaritjeve, kjo shifër e përkthyer në vlerë konkrete arrin në afërsisht 4.7 miliardë euro.
Shifra prej 18.1% e raportuar nga Banka Botërore rezulton në përputhje me llogaritjet e kryera mbi bazën e të dhënave zyrtare të INSTAT. Nga të dhënat e fundit që kemi për vlerën e PBB në vendin tonë, ekonomia shqiptare ka prodhuar rreth 26.2 miliardë euro, ndërsa rreth 21.5 miliardë euro janë përdorur për konsum final. Diferenca mes tyre arrin në afro 4.7 miliardë euro, ose 18%. Kjo është ajo që në llogaritë kombëtare quhet kursim i brendshëm bruto.
E thënë më thjesht, nga çdo 100 euro që prodhon ekonomia shqiptare, rreth 82 euro shpenzohen, ndërsa afro 18 euro mbeten jashtë konsumit final. Pikërisht kjo pjesë përkthehet në normën 18.1%.
Shifra bëhet edhe më e kuptueshme kur ndahet në mënyrë teorike për popullsinë. Në këtë rast, rezulton se ekonomia shqiptare kursen mesatarisht rreth 1,970 euro për banor në vit, ose rreth 164 euro në muaj për banor. Natyrisht, kjo nuk do të thotë se çdo qytetar i ka realisht këto para të kursyera, por kjo është vetëm një mënyrë për të kuptuar peshën e shumës në nivel kombëtar.
Nëse ndahet ndryshe, rezulton se ekonomia shqiptare kursen rreth 12.8 milionë euro në ditë. Pra, në terma ekonomikë, çdo ditë mbetet jashtë konsumit një shumë që kalon 12 milionë euro. Kjo e bën edhe më të prekshme shifrën prej 4.7 miliardë eurosh, e cila përndryshe mund të duket abstrakte për publikun.
Vetë struktura e ekonomisë tregon pse kjo shifër ka interes. Konsumi final zë pjesën dërrmuese të PBB-së, rreth 81.93%, çka tregon se ekonomia shqiptare mbështetet fort te shpenzimet. Nga ana tjetër, pjesa që nuk konsumohet menjëherë mbetet e kufizuar, por sërish e konsiderueshme në vlerë absolute.
Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria renditet ndër ekonomitë me nivel relativisht të lartë kursimi. Me një normë prej 18.1% të PBB-së, Shqipëria qëndron mbi Bosnje Hercegovinën, e cila regjistron 11.1%, si dhe mbi Maqedoninë e Veriut me 17.6%. Ajo lë pas me diferencë të ndjeshme edhe Malin e Zi dhe Kosovën, ku kursimet e ekonomisë janë dukshëm më të ulëta, respektivisht 3.4% dhe 3.7%. Megjithatë, Shqipëria mbetet ende poshtë Serbisë, e cila shënon nivelin më të lartë në rajon me 20.5%.

Çfarë ka ndodhur me bizneset në 5 vite? - Kapitali i huaj dominon nga Italia, ndjek Kosova dhe Greqia
Sipërmarrja në Shqipëri po fiton terren. Numri i bizneseve të reja në Shqipëri ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë viteve të fundit. Sipas të dhënave për......
Aksi Shirokë–Zogaj përfundon në mesin e majit - Koçiu: Do të lehtësohet qarkullimi, investim i rëndësishëm për turizmin
Zv. kryeministrja Albana Koçiu dhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi inspektuan punimet në segmentin Shirokë - Zogaj, një aks i ri që do......
Vetë mjaftueshmëria ushqimore, ku renditet Shqipëria? Vendi mbulon 4 nga 7 kategori. Zë vendin e dytë në rajon
Siguria ushqimore dhe prodhimi vendas mbeten elementë kyç për garantimin e nevojave bazë të popullsisë. Sipas një studimi të publikuar nga revista shkencore......
Si ka nisur kjo javë për valutat e huaja?
Dollari amerikan edhe pse ka humbur pikë përgjatë kësaj periudhe e ka nisur javën pozitivisht duke regjistruar rritje të lehtë të kuotës në raport me javën e......
Fitorja dërrmuese e opozitës hungareze - Paralajmërohen reforma dhe shkrirje të marrëdhënieve me BE-në
Fitorja dërrmuese e Peter Magyar në zgjedhjet hungareze të së dielës i ka dhënë partisë së tij të qendrës së djathtë Tisza një mandat gjithëpërfshirës për të......
Pritet bllokimi amerikan i Hormuzit - Reagojnë tregjet, me naftën që kalon 100 USD/fuçi
Çmimet e naftës u rritën mbi 100 dollarë për fuçi të hënën, ndërsa Marina Amerikane u përgatit të bllokonte anijet për në dhe nga Irani nëpërmjet Ngushticës......
Orban mposhtet nga opozita e qendrës së djathtë - Peter Magyar fiton mbi 2/3 e vendeve në parlament
Udhëheqësi veteran nacionalist i Hungarisë, Viktor Orban, humbi pushtetin ndaj partisë së re të qendrës së djathtë Tisza në zgjedhjet kombëtare të së dielës......
Britanikët i drejtohen energjisë së gjelbër - Kërkojnë të shmangin shtrenjtimin e faturave
Familjet britanike po i drejtohen investimeve në energji të gjelbër në shtëpi në numër rekord, në përpjekje për të mbajtur faturat e ulëta, ndërsa kriza e......


