Sa i kushton një studenti masteri publik në Shqipëri? Analiza sipas fakulteteve, çmimet mesatare variojnë nga 99 mijë deri në 210 mijë lekë
Në Shqipëri, ndekja e një programi master në universitetet publike vjen me kosto të ndryshme, në varësi të fakultetit, programit të studimit dhe ngarkesës me kredi. Një analizë e “Scan Intel” përmbledh tarifat zyrtare për çdo universitet, duke përfshirë vetëm pagesën për shkollimin, pa llogaritur shpenzime të tjera shtesë, siç janë librat.
Duket se “Fakulteti i Gjuhëve të Huaja” ofron ndër tarifat më të përballueshme. Për Masterin Shkencor, studentët paguajnë 150,000 lekë për dy vite, ndërsa për Masterin Profesional, 90,000 lekë. Të njëjtat tarifa zbatohen edhe në “Fakultetin e Drejtësisë”.
Në “Fakultetin e Ekonomisë”, ku konkurenca dhe kërkesa janë më të larta, kostot rriten. Masteri Shkencor arrin në 210,000 lekë për dy vite, ndërsa Masteri Profesional kushton më shumë, në varësi të numrit të krediteve.
“Fakulteti i Shkencave Sociale”, ndër më të preferuarit nga studentët, ofron tarifa më të ulëta: 150,000 lekë për Masterin Shkencor dhe 99,000 lekë për Masterin Profesional.
Ndërkohë, “Fakulteti i Shkencave të Natyrës” rezulton ndër më të shtrenjtët. Për Masterin Shkencor, tarifa është 168,000 lekë, ndërsa për Masterin Profesional – 99,000 lekë. Ky fakultet njihet për programet më kërkuese në aspektin akademik.
Në “Universitetin Politeknik të Tiranë”, tarifat për Masterin Shkencor variojnë sipas krediteve: nga 132,000 lekë deri në 180,000 lekë për dy vite studimi.
Ndër më të kushtueshmit qëndron “Fakulteti i Mjekësisë”. Tarifa për Masterin Shkencor është 210,000 lekë, ndërsa për Masterin Profesional – 108,000 lekë.
Në përgjithësi, tarifat për programet e masterit në universitetet publike të Shqipërisë variojnë, duke filluar nga 90,000 lekë për programet profesionale në fakultetet më të përballueshme, deri në 210,000 lekë për programet shkencore të avancuara në fakultetet më të shtrenjta. Fakulteti i Mjekësisë dhe Fakulteti i Ekonomisë kanë tarifat më të larta për Masterin Shkencor, me 210,000 lekë për dy vjet.
Sondazh

Administrata nuk po “josh” vetëm aplikantët e rinj/ Në vitin 2024 janë ulur me 36% rastet e lirimeve me dorëheqje nga shërbimi civil
Kërkesat për një vend punë në shërbimin civil ka qenë të larta vitet e fundit, ku vetëm në vitin 2024 për një pozicion aplikuan rreth 17.5 aplikantë. Një......

Tarifat e Trump hyjnë në fuqi - Masat e reja “trondisin” tregjet. Kina ndëshkohet me taksë 104%
Tarifat "reciproke" të Presidentit Donald Trump për dhjetëra vende kanë hyrë në fuqi, duke përfshirë detyrime masive prej 104 për qind për mallrat......

PD prezanton programin për Sigurinë dhe Rendin - Berisha: Do të jenë përparësia absolute më madhore
“Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” ka prezantuar programin për Sigurinë dhe Rendin. Sipas Sali Berishës, për PD-në, qeverinë e saj,......

"Safe Stay in Albania" - Policia Kufitare rrit masat në aeroportin e Rinasit për sezonin turistik
Aeroporti Ndërkombëtar "Nënë Tereza", si porta kryesore ajrore e Shqipërisë, po përgatitet për një sezon veror me fluks të lartë udhëtarësh. Nën moton “Safe......

“Shqipëria, me perspektivë të qëndrueshme” - Agjencia Moody’s konfirmon vlerësimin në “Ba3”
Në raportin e saj më të fundit, agjencia prestigjioze ndërkombëtare e vlerësimit Moody’s ka konfirmuar vlerësimin e Shqipërisë në “Ba3” me perspektivë “të......

Ekspofestivali bashkon muzikën dhe ekonominë kreative - Pipa: Fokus, mundësi punësimi dhe rritja e kapaciteteve profesionale
Për herë të parë në Tiranë do të organizohet ekspofestivali i muzikës dhe arteve nga data 11 deri më 13 prill. Në një konferencë për mediat,......

Velipoja dhe Ulqini me lidhje të re energjetike? - ERE: Projekti parashikon ndërtimin e linjës 110 kV me gjatësi 27 km
Parlamenti i Malit të Zi ka ratifikuar së fundmi marrëveshjen me Shqipërinë për ndërtimin e urës së re mbi lumin Bunë, që do të shkurtojë rrugën nga plazhi i......

Sa e zhvilluar është industria në Shqipëri? - RCC: Sektori agroushqimor, me rritjen më të lartë të punësimit
Pavarësisht se industria nuk është shumë e zhvilluar në krahasim me sektorët e tjerë, Shqipëria vlerësohet ndër vendet e rajonit me rritjen më të lartë të......