Analiza Postuar më 21 Nëntor 2024, 12:49

Sa herë shkon mesatarisht një shqiptar te mjeku? Rreth 3 herë në vit sipas të dhënave. Rritet numri i vizitave me 9.6%

Nga Xhorxhina Deda

Sa herë shkon mesatarisht një shqiptar te mjeku? Rreth 3 herë

Të dhënat nga INSTAT tregojnë se numri i vizitave spitalore në vitin 2023 shënoi një rritje me 9.6%, krahasuar me numrin e vizitave në vitin paraardhës, ndërkohë që ditët mesatare të qëndrimit të një pacienti në spital ishin 4.8 ditë. Në vlerë absolute numri i vizitave gjithsej në shërbimin parësor ishte rreth 9.2 milionë. Sipas këtij treguesi një person ka shkuar rreth 3.3 herë në vit tek mjeku. Në institucionet publike të shërbimit spitalor u kryen rreth 65 mijë ndërhyrje kirurgjikale ose 1.8% më shumë se një vit më parë. Nga totali i operacioneve të kryera, përafërsisht gjysma e operacioneve i përkasin shërbimit të kirurgjisë.

Në vitin 2023, numri i spitaleve publik dhe jopublik në vend është 67, nga të cilët 43 janë spitale publike dhe 24 spitale private. Mbulimi i shërbimit spitalor publik dhe jopublik është 2.4 spitale për 100 mijë banorë. Po të krahasojmë Shqipërinë me vendet e tjera të Europës, të dhënat tregojnë se numri i spitaleve për 100 mijë banorë varion ndjeshëm. Vende si Gjermania, Franca apo Lituania dhe Letonia kryesojnë për këtë raport, ndërkohë që sipas burimeve zyrtare të OECD, vende si Italia dhe Spanja i kanë këto kapacitete me të ulta. Sipas të dhënave, Gjermania ka një nga sistemet shëndetësore më të zhvilluara në Europë, me një numër të lartë spitalesh, por edhe shtretërish spitalor për banorë.

Sa i përket numrit të shtretërve, ne vitin 2023 regjistroheshin gjithsej 8,838 shtretër në total, ose afërsisht 3.5 shterër për 1,000 banorë, ose rreth 360 për 100 mijë banorë. Sipas shifrave të EUROSTAT, në BE ka mesatarisht 516 shtretër për 100 mijë banorë. Ndër vendet e BE-së, Gjermania regjistroi jo vetëm numrin më të lartë të shtretërve spitalorë, por edhe numrin e dytë më të lartë në raport me madhësinë e popullsisë, me 766 shtretër për 100 mijë banorë. Ndërkohë, nga ana tjetër, të dhënat tregojnë se vende si Suedia, Holanda, Danimarka, Spanja, Irlanda regjistruan numrin më të ulët të shtretërve spitalorë në raport me madhësinë e tyre të popullsisë, të gjitha nën 300 shtretër, pra edhe me ulët se vendi ynë.

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat