Sa është shkalla e punësimit në Shqipëri? Krahasuar me të dhënat e eurostat, renditemi pranë mesatares europiane

Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, tregu i punës në Bashkimin Evropian ka arritur një rekord të ri në vitin 2025. Plot 76.1% e popullsisë në moshë pune (20–64 vjeç) rezulton e punësuar, niveli më i lartë që nga viti 2009, kur nisën matjet krahasuese. Krahasuar me një vit më parë, kjo përqindje është rritur me 0.3 pikë përqindjeje, ndërsa në raport me vitin 2023, rritja arrin në 0.8 pikë përqindjeje një sinjal i qartë i forcimit gradual të tregut të punës në BE.
Shkalla e punësimit në vend llogaritet në 74.9%, një nivel që afrohet me mesataren evropiane dhe që tregon për një potencial në rritje të tregut të punës. Kjo performancë sugjeron se Shqipëria po ecën në një trajektore pozitive, megjithëse mbetet ende hapësirë për përmirësim, veçanërisht në drejtim të rritjes së pjesëmarrjes së grave
Në renditjen e vendeve anëtare, diferencat mbeten të dukshme. Malta kryeson me një normë punësimi prej 83.6%, e ndjekur nga Holanda me 83.4% dhe Çekia me 82.9%. Në anën tjetër të tabelës qëndrojnë Italia (67.6%), Rumania (69%) dhe Greqia (71%), duke reflektuar sfida më të theksuara strukturore në tregun e punës.
Të dhënat tregojnë gjithashtu një hendek të vazhdueshëm gjinor. Për burrat në BE, shkalla e punësimit arriti në 80.9%, me nivelet më të larta sërish në Maltë (89.1%), Çeki (88.2%) dhe Holandë (87.2%). Ndërkohë, normat më të ulëta për burrat u regjistruan në Belgjikë, Kroaci dhe Finlandë. Edhe në Shqipëri ishte po i njëjti trend ku shkalla e pounësimit për burrat shkonte gati 82% ndërsa për grate luhatej në rreth 68%.
Për gratë, pjesëmarrja në tregun e punës mbetet më e ulët, me një mesatare prej 71.3% në BE. Estonia (81.4%), Lituania (80.3%) dhe Suedia (79.8%) udhëheqin për përfshirjen e grave në punësim, ndërsa Italia, Rumania dhe Greqia vijojnë të kenë nivelet më të ulëta.
Energjia e erës u rrit me 40% vitin e kaluar - Shtesa rekord prej 165 GW, e udhëhequr nga Kina
Industria globale e energjisë së erës instaloi një rekord prej 165 gigavatësh kapacitet të ri vitin e kaluar, 40% më shumë se në vitin 2024 dhe kryesisht i......
Bota humbi 50 mld dollarë naftë nga lufta - Çfarë do të thotë kjo shifër për ekonominë globale?
Bota ka humbur naftë bruto me vlerë mbi 50 miliardë dollarë që nuk është prodhuar që nga fillimi i luftës me Iranin gati 50 ditë më parë dhe pasojat e krizës......
Kosova, rritje e madhe e investimeve të huaja në 2025 - U shtuan me 30% duke arritur në 1,03 miliardë euro
Kosova po shënon një moment të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik, duke u pozicionuar si lider në rajonin e Ballkanit për rritjen e Investimeve të Huaja......
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur javën pozitivisht duke regjistruar rritje të lehtë të kuotës në raport me një javë më parë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me......
8 milionë shtëpi në Itali, të pabanuara - Analiza, 86% e pronarëve përmendin mospagesën e qirasë shqetësim kryesor
Në Itali, kriza e strehimit nuk shkaktohet nga mungesa e banesave, por nga një furnizim që po përpiqet të bëhet i disponueshëm. Në këtë përfundim ka arritur......
Ish-presidenti pro rus fiton zgjedhjet në Bullgari - Partia e Rumen Radev merr mbi 44% të votave
Ish-presidenti pro rus Rumen Radev ka fituar thellë në zgjedhjet parlamentare të Bullgarisë, treguan rezultatet zyrtare, duke i dhënë fund potencialisht......
Lehtësohen çmimet e energjisë elektrike - Bullgaria dhe Sllovenia marrin miratimin e BE-së për skemat
Komisioni Evropian tha se ka miratuar skema të ndihmës shtetërore për të ofruar lehtësim të përkohshëm të çmimit të energjisë elektrike për kompanitë me......
Antalia Diplomacy Forum, ministri Hoxha: Diplomacia, mjeti më i fortë për të nxitur dialogun
“Në kohë krizash, diplomacia mbetet mjeti ynë më i fortë për të nxitur dialogun, për të ndërtuar besim dhe për të avancuar paqen”. Këtë qëndrim ka mbajtur......


