Sa është kostoja e produkteve të përditshme në Shqipëri? Nga transporti deri ushqimet ja sa para shpenzojmë çdo ditë

Kostoja e produkteve dhe shërbimeve të përditshme në Shqipëri mbetet një nga faktorët kryesorë që ndikon në buxhetin e familjeve. Çdo ditë, qytetarët përballen me një sërë shpenzimesh që lidhen me transportin, ushqimin, pijet apo shërbimet bazë, të cilat në total përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave mujore.
Në mesin e shpenzimeve më të zakonshme është transporti urban. Një udhëtim vajtje-ardhje me transport publik në vend kushton 80 lekë, një çmim që paguhet çdo ditë nga mijëra qytetarë që lëvizin për punë, shkollë apo aktivitete të tjera.
Një tjetër shpenzim i përditshëm për shumë persona është edhe konsumi i kafesë. Një makiato apo kafe në bare kushton rreth 80 lekë, duke e bërë atë një nga produktet më të konsumuara gjatë ditës. Ndërkohë, për ata që zgjedhin të konsumojnë pije të tjera, një birrë 0.5 litër kushton mesatarisht rreth 304.9 lekë, ndërsa një ujë mineral arrin në rreth 113.7 lekë.
Edhe produktet ushqimore bazë kanë një rol të rëndësishëm në shpenzimet e përditshme. Buka, një nga produktet më të domosdoshme në tryezën e familjeve shqiptare, kushton mesatarisht 137.6 lekë. Ndërkohë, një vezë kushton rreth 27 lekë, ndërsa qumështi shitet mesatarisht për 156.5 lekë.
Përveç ushqimeve bazë, në treg gjenden edhe produkte të tjera që konsumohen shpesh gjatë ditës. Lëngjet e frutave, për shembull, arrijnë një çmim mesatar prej 706.3 lekësh, duke u renditur ndër pijet me kosto më të lartë krahasuar me disa produkte të tjera të zakonshme.
Ndërkohë, një nga shpenzimet që ndikon drejtpërdrejt në kostot e transportit dhe lëvizjes është edhe karburanti. Çmimi i naftës në treg arrin rreth 224 lekë, një faktor që ndikon jo vetëm në buxhetin e drejtuesve të automjeteve, por edhe në çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tjera, kosotoja e naftës është rritur pas luftës në Lindjen e Mesme.
Një tjetër kosto e rëndësishme për qytetarët është edhe komunikimi. Kostoja mujore e telefonit arrin mesatarisht në rreth 1415 lekë, duke përfshirë paketat e zakonshme të shërbimit që përdoren nga konsumatorët.
Ndërkohë, për ata që zgjedhin të konsumojnë ushqim jashtë shtëpisë, çmimet janë më të larta. Një vakt në fast food (KFC) kushton rreth 800 lekë, një shpenzim që shpesh bëhet pjesë e konsumit të përditshëm, veçanërisht në zonat urbane.
Në tërësi, këto të dhëna tregojnë një panoramë të qartë të kostos së disa prej produkteve dhe shërbimeve më të përdorura në jetën e përditshme në Shqipëri. Edhe pse çmimet mund të ndryshojnë nga një qytet në tjetrin apo nga një biznes në tjetrin, ato japin një ide të përgjithshme mbi shpenzimet që qytetarët duhet të përballojnë çdo ditë.

1 në 5 të rinj gjermanë mendojnë të largohen nga vendi - Jetesa gjithnjë e më e vështirë dhe streset, janë shkaqet kryesore
Një numër gjithnjë e në rritje gjermanësh të moshës 14-29 vjeç thonë se po planifikojnë në mënyrë aktive të largohen nga atdheu i tyre. Rreferuar një studimi......
Të pasurit po largohen nga Dubai - Cili është vendi i ri i “nxehtë” i elitës globale?
Deri pak javë më parë, Dubai konsiderohej destinacioni i dukshëm për britanikët e pasur që kërkonin një bazë të re. Mundësia për të fituar të ardhura të......
Legalizimet, mbi 6,000 qytetarë mbyllin procesin në 3 muajt e parë - ASHK: Dokumentet e pronësisë, domosdoshmëri pas legalizimit
Agjencia Shtetërore e Kadastrës bën të ditur se gjatë tre muajve të parë të këtij viti është shënuar një numër i konsiderueshëm qytetarësh që kanë përfunduar......
Dobësohet sërish Dollari amerikan – Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan ka humbur sërish pikë këtë mëngjes sikurse edhe një ditë më parë duke regjistruar zbritje të vlerës këtë mëngjes teksa është blerë sot me......
Mbyllja e Hormuzit i sjell miliarda Rusisë - Me naftën 100 usd/fuçi të ardhurat shtesë priten rreth 50 mld usd/vit
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit po i sjell Rusisë të ardhura shtesë prej mbi dhjetë miliardë euro në muaj nga eksporti i naftës, gazit dhe plehrave kimike.......
“Rikthimi në normalitet kërkon kohë” - Kreu i IATA flet për të ardhmen e aviacionit civil global
Kreu i një organi që përfaqëson linjat ajrore globale paralajmëroi të mërkurën se do të duhen muaj që furnizimi me karburant për avionë të rikuperohet edhe......
Arrihet amëpushimi dyjavor SHBA-Iran/ Çmimet globale të naftës ranë menjëherë nën 100 usd/fuçi
Shtetet e Bashkuara dhe Irani ranë dakord për një armëpushim dyjavor vetëm një orë para se të skadonte afati i fundit i Presidentit Donald Trump për......
Shtohet kërkesa për motoçikleta elektrike - Shtrenjtimi i pandalshëm i naftës, “lulëzon” fabrikat kineze
Motoçikletat elektrike kineze po fitojnë popullaritet në tregjet e huaja për shkak të rritjes së çmimeve ndërkombëtare të naftës të nxitura nga konfliktet......


