Sa ekonomistë garojnë në zgjedhje për Tiranën? Analiza e numrave dhe emrave të listës: Nga profesioni, tek përfaqësimi gjinor
Në prag të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Shqipëri, partitë kryesore kanë publikuar listat e kandidatëve për deputetë. Këto lista përmbajnë emrat e individëve që do të garojnë për një vend në Kuvendin e Shqipërisë, duke përfaqësuar interesat e qytetarëve në secilin qark.
Ndërkohë, nga ana tjetër, listat pritet të kenë një ndikim të rëndësishëm jo vetëm në politikën e vendit, por edhe në ekonominë e tij apo politikat sociale.
“Scan Intel” ka kryer një vështrim të detajuar mbi listat e mbyllura, por jo vetëm, të disa prej partive kryesore të cilat garojnë në kryeqytet. Partitë të cilat janë marrë në analizë janë Partia Socialiste, Partia Demokratike, e cila ka krijuar koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Lëvizja Bashkë, Partia Mundësia, Nisma Shqipëria Bëhet, Partia Social Demokrate, koalicioni “Djathtas për Zhvillim” dhe Koalicioni Euroatlantik.
Nisur nga të dhënat mbi tetë partitë kryesore, mund të themi se për qarkun e Tiranës kandidojnë gjithsej rreth 335 kandidatë nëse analizojmë listat e mbyllura dhe të hapura së bashku.
“Scan Intel” ka analizuar në detaje emrat e listave të mbyllura, të cilët garojnë në kryeqytet për partitë kryesore të lartpërmendura, për të parë se sa ekonomistë ka mes tyre përmes dokumenteve të jetëshkrimit që kanë publike apo popullaritetit. Ndërkohë, theksojmë se për partitë e reja janë marrë në analizë 12 emrat e parë të listës.
Ajo që vihet re nga grumbullimi i të dhënave është vështirësia për të gjetur informacione mbi emrat e kanditadëve, sidomos për partitë e reja. Duket se Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kanë emrat më të njohur dhe në të njejtën kohë është më të lehtë për të gjetur inforamcion mbi formimin e tyre. Ndërkohë vështirësia e emrave haset në listën e mbyllur të Koalicionit Euroatlantik dhe koalicionit “Djathtas për Zhvillim”.
Nga 12 emra për listat e mbyllura për Partinë Demokratike dhe Socialiste, për 100% prej tyre janë gjetur CV dhe nga këto rreth 17% për secilën parti janë ekonomistë.
Nga ana tjetër, edhe Partia Mundësia ka ekonomistë në listat e saj, me një normë ndaj atyre për të cilat janë gjetur të dhëna prej 30%.
Sipas analizës, Partia Social Demokrate gjithashtu ka 2 kanditaë ekonomistë sa i përket 12 emrave të parë të lisëts. Ndërkohë, nëse flasim për partitë e tjera informacionet janë shumë të vakta.
“Scan Intel” gjithashtu ka analizuar edhe përfaqësimin gjinor në lista sipas partive. Partia socialiste ka në listat e mbyllura rreth 33% meshkuj dhe 67% ferma. Ndërkohë, po të flasim për Partinë Demokratike ka në përbërjen e saj rreth 33% femra dhe pjesa tjetër meshkuj, sa i përket listës së mbyllur.
Sondazh

“Tarifat e SHBA-së mund të thellojnë recesionin” - Banka Qendrore e Gjermanisë paralajmëron për rreziqet e një lufte tregtare
Tarifat për mallrat që importohen nga SHBA mund ta çojnë ekonominë më të madhe të Evropës në një recesion tjetër, sipas presidentit të Bankës Qendrore të......

Cilat janë produktet më të importuara dhe eksportuara midis Kinës dhe BE-së?
Në vitin 2024, BE eksportoi mallra me vlerë 213.3 miliardë euro në Kinë dhe importoi 517.8 miliardë euro. Kjo çoi në një deficit tregtar prej 304.5 miliardë......

Përshkallëzohet lufta tregtare SHBA-Europë: Trump propozon tarifa 200% për importet e alkoolit në BE!
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të vendosë një tarifë 200% për verën, shampanjën dhe pijet e tjera alkoolike të importuara nga BE. Trump......

Amerikanët, “skeptikë” për veprimet e Trump - Sipas sondazhit, vendosja e tarifave po dëmton ekonominë dhe tregjet
Shumica e amerikanëve besojnë se Presidenti Donald Trump po tregohet shumë “i çrregullt” në lëvizjet e tij për të “shkundur” ekonominë e SHBA-së, ndërsa......

“Shqiptarët kërkojnë punë të mirëpaguara” - Bajraktari: Bizneset po zgjedhin të punësojnë gjithnjë e më shumë të huaj
Tregu i punës në Shqipëri po ndryshon me ritme shumë të shpejta. Nga viti në vit, gjithnjë e më shumë të huaj po shpërngulen në vendin tonë për të......

Bizneset kërkojnë taksë të sheshtë - Kërkesat për partitë politike. Nga taksa e pronës, tek TVSH-ja e turizmi
Bizneset shqiptare kërkojnë implementimin e një sistemi të ri fiskal i cili ka si bazë rikthimin e taksës së sheshtë. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë,......

Prokurimet i kursejnë buxhetit 20.4 mln euro - Gonxhe: Janë lehtësuar procedurat dhe rritur transparenca
Afro 20.4 milionë euro janë kursyer nga buxheti i shtetit në një vit për shkak të tenderimeve efikase të bëra përmes Operatorit të Blerjeve të Përqendruara......

Tregtia me pakicë e mbyll vitin 2024 në rritje - Hidrokarburet kanë ndikuar më shumë në zgjerimin e volumit
Shifrat e Institutit të Statistikave, tregojnë se indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë, arriti në 129.5 duke shënuar një rritje më 7.8% në......