Sa e varur është Shqipëria nga importi? Vlera e ushqimeve nga jashtë arriti në 96 mld lekë në 11 muaj
Të dhënat e tregtisë së jashtme tregojnë se importet shqiptare të produkteve ushqimore gjatë 11-të muajve të vitit 2024 arritën në 96 miliardë lekë. Grupet kryesore të importuara përfshijnë “Përgatitjet prej drithërave“ me një vlerë prej 12 miliardë lekësh, duke përfaqësuar 12.9% të importeve totale për kapitullin e ushqimeve dhe produkteve bujqësore. Në vendin e dytë renditen “Produktet e peshkut dhe kafshëve guacore” me një total prej 9.42 miliardë lekësh. Ndërkohë, importet e drithërave kapën vlerën e 9.2 miliardë lekësh, duke përbërë 9.8% të totalit. Me një vlerë prej 7.52 miliardë lekësh, grupi “mishi dhe të brendshme” përfaqëson 8.1% të importeve totale si dhe frutat dhe arrat u importuan me një vlerë prej 6.67 mld lekë.
Po ashtu Shqipëria mbështetet tek importet edhe për produkte të përpunuara të frutave dhe zarzavateve, vlera e të cilave arriti në 7.37 miliardë lekë që zënë 7.9% të totalit. Diferenca mes importeve dhe eksporteve për ushqimet ishte -45.54 miliardë lekë, duke pasqyruar varësinë e Shqipërisë nga importet, veçanërisht për “Kafshët e gjalla dhe “Drithërat dhe produktet e përpunuara të frutave/zarzavateve”.
Nga ana tjetër, renditja ndryshon kur flasim për eksportet. Gjatë periudhës janar-nëntor 2024, totali i eksporteve ishte rreth 43.7 miliardë lekë. Produktet kryesore të eksportuara ishin kafshët e gjalla, drithërat, farat vajore, bimët industrial etj. Grupi i parë më i rëndësishëm ishte ai i kafshëve të gjalla me një vlerë totale prej 11.51 miliardë lekësh ose 24.1% të eksporteve totale për kapitullin e ushqimeve.
Në vendin e dytë renditen drithërat me një total prej 6.15 miliardë lekësh. Pas tyre, renditen farat vajore, bimë industrial etj, me vlerë prej 5.09 miliardë lekësh dhe një peshë prej 10.66%. Një tjetër kategori e rëndësishme ishin zarzavatet dhe rrënjët, me eksporte prej 4.6 miliardë lekësh, që përbëjnë 9.7% të totalit.
Pra, shifrat tregojnë se Shqipëria mbështetet në masë të madhe tek importet për produkte ushqimore bazë dhe ato bujqësore. Për të reduktuar varësinë nga importet, është e rëndësishme të nxitet prodhimi vendas, veçanërisht në kategoritë ku potenciali bujqësor është i lartë.
Sondazh

Norvegjia, rekord eksportesh të gazit natyror - Prodhimi arriti 124 miliardë metra kub në vitin 2024
Norvegjia arriti një nivel rekord të eksporteve të gazit natyror në vitin 2024, me parashikimet e industrisë që tregojnë se këto shifra do të mbeten të......

Greqi, eksportet në rënie për të dytin vit radhazi - Varësia e lartë nga importet zgjeron deficitin tregtar
Eksportet greke parashikohen të kenë rënie për të dytin vit radhazi në 2024, duke reflektuar gjithashtu një zgjerim të deficitit tregtar. Edhe nëse një......

Hyn në treg një kompani e re sigurimi - Arrin në 5 numri i shoqërive të jetës. Kjo kategori sjell vetëm 8% të totalit të primeve
Një kompani e re e sigurimit të jetës është futur në tregun shqiptar. Në muajin dhjetor, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare miratoi kërkesën e shoqërisë......

Përmirësohet situata nga moti i keq - Balluku: Rrugët e hapura, por në disa akse duhen zinxhirë
Rrugët kombëtare janë të hapura për qarkullimin e automjeteve, por në disa akse rekomandohet qarkullimi me zinxhirë dhe goma dimri. Ndërkohë që, furnizimi......

Me cilat shtete nuk paguajmë tatim të dyfishtë? - Lista/ Marrëveshje me 43 vende në botë, të ardhurat tatohen vetëm 1 herë
Tashmë është koha kur bizneset kanë filluar të mbyllin bilancet dhe të bëjnë deklarimet përkatëse. Po ashtu, edhe deklarimi i DIVA-s ka afat deri më datën 31......

Rënie e ndjeshme për Dollarin dhe Frangën – Sa këmbehen sot Euro dhe Paundi?!
Dollari amerikan ka shënuar një rënie të ndjeshme të kuotës nga dita e djeshme pasi është blerë sot me 95 lekë dhe është shitur me 96.2 lekë sipas kursit të......

Zvicra neutrale do t'i bashkohet projektit të lëvizshmërisë ushtarake të BE-së!
Zvicra do t'i bashkohet projektit të lëvizshmërisë ushtarake të BE-së, i cili synon të sigurojë lëvizjen e shpejtë dhe të qetë të stafit ushtarak, pajisjeve......

Sërish kontrabandë nafte nga Tunizia - Operacioni “Ari i zi 2”, sekuestrohen 400.000 litra
Agjencitë ligjzbatuese brenda 24 orëve kanë finalizuar një tjetër operacion policor kundër kontrabandimit të sasive shumë të mëdha të naftës nga......