Sa e fortë është vëllazëria Shqipëri-Kosovë? Në 17 vjet pavarësi dy vendet thelluan ndjeshëm bashkëpunimin
Kosova feston 17-të vjet pavarësi dhe kështu përfaqëson shtetin e dytë shqiptar në Botë, Europë dhe rajon. Me shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008, Kosova ka hapur shumë porta të reja mundësish për faktorin shqiptar në rajon. Por, çfarë thonë shifrat, sa është forcuar vllazëria Shqipëri-Kosovë përgjatë 17-të viteve?
“Scan Intel” ka analizuar shifrat e tregtisë së jashtme ndër vite, si një prej treguesve më të rëndësishëm të partneritetit mes vendeve. Si kanë ndryshuar vëllimet e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve që prej vitit 2007 e deri më sot? Shifrat tregtojnë se, importet nga Kosova në vlerë janë rritur me 627% krahasuar me vitin para shpalljes së pavarësisë, ndërkohë që eksportet drejt Kosovës janë rritur me 694%. Pra, Shqipëria dhe Kosova kanë një partneritet të ngushtë në terma të shkëmbimeve tregtare, por e ka thelluar ndjeshëm këtë pozicion gjatë këtyre 18 viteve, sinjalizojnë shifrat zyrtare. Përpara shpalljes së pavarësisë, suficiti tregtar i Shqipërisë me Kosovën fiksohej në 2.48 mld lekë, ndërsa në vitin 2024 është ngjitur në 21.1 mld lekë, pra është rritur me 8 herë.
Importet e Shqipërisë me Kosovën në vitin 2024 vlerësohen në gati 16 miliardë lekë, ndërkohë eksportet vlerësohen në rreth 37 miliardë lekë. Theksojmë se viti 2023 dhe 2024 regjistrojnë rekord të shkëmbimeve tregtra mes dy vendeve.
Por, këto shifra nuk janë të zhveshura nga efekti i inflacionit, i cili ka qenë i pranishëm gjatë këtyre 17 viteve. Në rast se analizën mbi shkëmbimet tregtare do ta bënim jo në vlerë, por në volum, atëherë do të vinim re se eksportet drejt Kosovës janë rritur me 450%, ndërsa importet në vendin tonë nga Kosova janë rritur me vetëm 64% në harkun e këtyre 17 viteve. Duhet theksuar se analiza sipas peshës është e përafërt, pasi nuk ka vlerë për të gjitha produktet. Gjithsesi, edhe në këtë rast vëmë re të njëjtën gjë, atë se Shqipëria jo vetëm që vijon të mbetet “vëllai i Madh”, por se ndër vite i ka thelluar këto pozita.
Një tjetër aspekt ku duhet ta përqëndrojmë analizën e marrëdhënieve mes dy vendeve është edhe turizmi. Sipas të dhënave të INSTAT, vitet e fundit peshën më të madhe të hyrjeve e kanë patur ato nga Kosova. Në vitin 2024 regjistrohen rreth 4.4 milionë hyrje, me një rritje të ndjeshme.
Ndërkohë, nga ana tjetër, sipas të dhënave të Censit të vitit 2023, janë rreth 1,094 persona banues në Shqipëri që kanë si shtetësi Kosovën.
Ndër të tjera, Shqipëria dhe Kosova kanë një bursë të përbashkët për energjinë elektrike, për konkurrencë më të drejtë dhe çmime të besueshme. Nuk duhet të lemë pa përmendur edhe projektet e rëndësishme infrastrukturore, si Rruga e Kombit që ka afruar më shumë dy vendet. Por, projekti më ambicioz është ai i ndërtimit të një linje hekurudhore me gjatësi rreth 130 km.
Sondazh

Kush është Alice Weidel?- Kryetarja e së djathtës ekstreme në Gjermani renditet e dyta në sondazhe
Alice Weidel, kandidatja për kancelare e Alternativës për Gjermaninë (AfD), është një figurë publike e së djathtës ekstreme, e cila e përshkruan veten si një......

Apartament me Booking dhe AirBnb?- Pronarët, detyrim për DIVA. Penalizohen individët që nuk deklarojnë të ardhurat
Të gjithë qytetarët që japin ambiente akomodimi me qira ditore, janë të detyruar të deklarojnë të ardhurat përmes plotësimit të Deklaratës Vjetore......

“Nuk ka punonjës!”- Tregu i punës me të njëjtat probleme. BSH: Edhe pagat në sektorin privat u rritën më pak
Tregu i punës në Shqipëri vijon të vuajë nga mungesa e fuqisë punëtore. Sipas raportit tremujor mbi politikën monetare të Bankës së Shqipërisë, rritja e......

Si nisi viti 2025 për transfertat në AIPS-EURO?- BSH: Rreth 19.7% më shumë veprime se në janar 2024
Viti 2025 ka nisur pozitivisht për sa i përket transaksioneve të realizuara me sistemin AIPS-EURO. Megjithëse numri dhe vlera e veprimeve ka qenë më e ulët......

Pse Trump po ushtron presion mbi aleatët?- Mineralet kritike, në fokus të presidentit amerikan
Lista e dëshirave të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për kontrollin e territoreve të reja dhe arritjen e marrëveshjeve përfshin zona me një veçori......

Rusi, shpenzimet për ushtrinë tejkalojnë Evropën/ Kostot totale për mbrojtjen u rritën me 42% vitin e kaluar
Sipas studimit të fundit, shpenzimet ushtarake në Rusi, ekonominë e së cilës Presidenti Vladimir Putin e ka vendosur në një bazë lufte, tani tejkalojnë të......

Sipërmarrja e kartonit që po sfidon tregun italian - Zv.kryeministrja Balluku në fasonerinë që prodhon 20 mijë çanta në ditë
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka vijuar takimet për promovimin e ndërmarrjeve dhe bizneseve që po kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.......

“Korridori VIII, prioritet gjeopolitik me efekt në ekonomi” - Ministri Vengu në Mynih: Mbështetje për një Evropë të sigurt dhe të fortë
Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, mori pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku theksoi rëndësinë e ndërlidhjes së infrastrukturave kritike në Evropën......