Analiza Postuar më 10 Janar 2025, 10:18

Sa do të zgjerohet ekonomia e vendit në vitin 2025? Kombet e Bashkuara: Rritja ekonomike pritet në 3.6%, inflacioni i qëndrueshëm

Nga Xhorxhina Deda

Sa do të zgjerohet ekonomia e vendit në vitin 2025? Kombet e

Raporti i Kombeve të Bashkuara në edicionin e vitit 2025, për situatën ekonomike dhe perspektivat, tregon se rajonin e presin sfida të reja përgjatë viteve të ardhshme. Referuar të dhënave të buletinit të fundit, Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë pritet të zgjerohet me 3.6% për vitin 2025. Nga ana tjetër, sipas raportit, për vitin 2026 të dhënat ndjekin të njejtën trajektore duke parashikuar një rritje më modeste prej vetëm 3.5%.

Sipas raportit, përshpejtimi i pritshëm i rritjes rajonale varet nga përmirësimi i kushteve ekonomike, të cilat deri më tani kanë qenë të ndikuara nga një sërë faktorësh globalë si pandemia, konfliktet dhe kushtet mjedisore.

Pavarësisht nga erërat e jashtme, remitancat, investimet e huaja direkte
dhe turizmi, në rastin e Shqipërisë paraqiten optimiste.

Sipas shifrave të raportit për projeksionet e rritjes ekonomike në vendet e rajonit duket se Serbia pritet të ketë rritjen ekonomike më të lartë. Ekonomia e Serbisë pritet të zgjerohet me 4% në vitin 2025, ndërsa në Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje Hercegovinë rritja ekonomike pritet të jetë 3.4%, 3.2% dhe 2.7% përkatësisht.

Për vitin 2025 dhe 2026, sipas raportit të Kombeve të Bashkuara, është parashikuar që norma e inflacionit në Shqipëri të jetë në nivelin 2.3%. Sa i përket pritshmërive për rajonin, inflacioni pritet të jetë më i lartë në Serbi me një normë prej 3.1% në vitin 2025, nga 4.4% në vitin 2024. Mali i Zi ndjek Serbinë me një normë inflacioni që pritet të arrijë në 2.8%. Norma më e ulët e rritjes së çmimeve parashikohet të jetë në Bosnje Hercegovinë me 1.9%.

Klikoni këtu për raportin

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat