Sa deputetë mund të nxjerrin votat e diasporës? Deri në fund të procesit projektohet të aplikojnë rreth 275 mijë emigrantë
Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në paraditen e datës 28 Janar kanë aplikuar rreth 89,900 individë dhe rreth 55 mijë prej këtyre kërkesave janë miratuar me ID të vlefshme, ose 57.6% e totalit të kërkesave. Pjesa më e madhe prej tyre janë meshkuj, me një peshë prej 61%. Pra, mund të themi se deri më tani numri i aplikimeve është i mjaftueshëm për të siguruar rreth 7 mandate deputeti, ndërsa numri i kërkesave të miratuara mund të nxjerrë deri në 4 mandate.
Sipas të dhënave, nga totali i kërkesave, rreth 35.6% e tyre janë refuzuar, dhe 3% janë aktualisht në shqyrtim.
Po të analizojmë të dhënat sipas moshës së aplikantit shohim se rreth 28.2% të peshës e ka grupmosha 26-35 vjeç, pasuar nga 36-45 vjeç me 27.3%.
Interesi më i madh është shfaqur nga vendet ku ka edhe më shumë shqiptarë të diasporës, si Italia, Greqia, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, sipas të dhënave të KQZ janë edhe vende të tjera si Mbretëria e Bashkuar, Franca, Kanadaja, Suedia, Blegjika, Zvicra, Holanda, Malta, Spanja, Finlanda, Irlanda, Norvegjia, Luksemburgu, Austria, Danimarka, Çekia, Rumania, Turqia, Emiratet e Bashkuara.
Le të shohim se si paraqiten të dhënat sa i përket qarqeve. Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar në Tiranë me rreth 16 mijë, pasuar nga Fieri me rreth 13.5 mijë dhe Korça me rreth 10 mijë. Pra mund të themi se numri i kërkesa në këto qarqe mund të prodhojë nga një mandat për secilin.
“Scan Intel” ka bërë një parashikim, nisur nga shifrat që kemi deri më tani nga KQZ. Që nga 11 Janari kur u hap procesi i regjistrimit të diasporës në zgjedhje dhe deri më tani kanë aplikuar rreth 90 mijë emigrantë. Sa mund të arrijë numri i tyre deri më datën 4 Mars, nisur nga ritmi i regjistrimeve deri më tani? Duke qenë se në 17-të ditë numri i aplikimeve ka arritur në shifrën e mësipërme, mund të themi se mesatarisht kanë aplikuar rreth 5 mijë emigrantë në ditë. Nëse kjo mesatare do mbetej e pandryshuar deri më datë 4 Mars, mund të themi se numri total i kërkesave do të regjistrohej në rreth 275 mijë.
Sondazh

SHBA konfirmon Sekretarin e ri të Thesarit - Kush është Scott Bessent, që do të luaj një rol kyç në planin e taksave të Trump?!
Senati amerikan konfirmoi investitorin miliarder Scott Bessent për të shërbyer si sekretar i thesarit të Presidentit Donald Trump, duke i dhënë atij aktin......

Rama përgënjeshtron: Shqipëria nuk mund të mbajë një përgjegjësi të tillë për Gazën!
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar fuqishëm ndaj lajmeve të rreme që sugjerojnë përfshirjen e Shqipërisë në ndonjë plan për të marrë përgjegjësi......

Anija ‘Cassiopeia’ me 49 emigrantë në bord mbërrin sot në Shëngjin
Sipas raportimeve, anija patrulluese e Marinës italiane Cassiopea, e cila mbante 49 emigrantët e kapur gjatë fundjavës në ujërat ndërkombëtare në jug të......

Afganët në Shqipëri përballen me pasiguri pasi Trump pezullon programin e refugjatëve!
Në Shqipëri, mijëra afganë që u larguan nga vendi i tyre për t'i shpëtuar pushtimit të talebanëve po përballen me pasiguri teksa presin miratimin e vizave......

Siguria ushqimore/ Denaj: Janë lëshuar 48,232 certifikata për lëvizjen e kafshëve!
Sipas informacionit të publikuar për mediat gjatë vitit 2024, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka lëshuar 48,232 certifikata për lëvizjen e......

Forcohen Dollari dhe Paundi – Sa këmbehen sot valutat e kryesore?
Dollari amerikan është forcuar sot duke u blerë me 94 lekë dhe duke u shitur me 95.2 lekë sipas kursit të këmbimit lokal. Euro nuk ka pasur luhatje të......

21 milionë euro për kompensimin e pronave në 2025-Erion Çaka: Deri tani interes i ulët nga qytetarët për të aplikuar
Teksa qeveria ka shtyrë me 3 vjet afatin për kompensimin e pronave, fatura totale përllogaritet të jetë rreth 116 miliard lekë. I ftuar në emisionin Box to......

Autostrada me 6 korsi Elbasan- Lekaj, avancojnë punimet/Ministrja e Infrastrukturës, Balluku : Pjesë e korridorit të VIII, ndërtim me kritere europiane
Punimet në segmentin Elbasan-Papër-Ura e Grykshit, pjesë e Korridorit VIII, po vijojnë me ritme të shpejta për ta bërë autostradën funksionale sa më shpejt......