Sa bujare u tregua natyra në pesë vitet e fundit? Sektori i bimëve aromatike në vend mbetet një shtyllë e fortë
Të dhënat më të fundit nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për vitet 2020-2024 tregojnë një panoramë të lëvizshme dhe interesante të prodhimeve organike që rriten në natyrë në Shqipëri. Ndërkohë, në një kohë që disa sektorë shënojnë rritje të konsiderueshme, të tjerë përballen me vështirësi dhe paqartësi.
Sipas të dhënave bimët aromatike janë një sektor në lulëzim. Këto bimë, thelbësore për industrinë farmaceutike dhe mjekësore, tregojnë një rritje të fortë, veçanërisht në prodhim. Edhe pse sipërfaqja e grumbullimit pati një luhatje, duke shkuar nga 662,789 ha në 2020 në 510,524 ha në 2024, prodhimi është rritur në mënyrë të ndjeshme. Nga 3,781 tonë në vitin 2020, prodhimi arriti kulmin në 11,326 tonë në 2022, për të qëndruar në nivele të larta edhe në 2024, me 5,135 ton. Kjo rritje e prodhimit tregon një intensifikim të mbledhjes dhe një kërkesë të vazhdueshme të tregut për këto produkte.
Nga ana tjetër, sektori i frutave të pyllit shfaq një ecuri më të ndërlikuar. Prodhimi shënoi një rritje nga 491.6 tonë në 2020 në 900 tonë në 2022. Megjithatë, në vitin 2024, prodhimi u rikthye me 87.4 tonë, duke sugjeruar një rikuperim të pjesshëm. Kjo situatë nxjerr në pah rëndësinë e certifikimit si një mjet thelbësor për të siguruar standarde dhe për të garantuar aksesin në tregjet ndërkombëtare.
Përgjatë pesë viteve, pemët frutore që rriten në natyrë treguan një ecuri të ndryshueshme. Ndërsa prodhimi arriti 1,200 tonë në 2021 dhe 1,000 tonë në 2023, vitet e tjera panë shifra më të ulëta. Kjo sugjeron se ky sektor mund të ndikohet më shumë nga faktorë mjedisorë, duke kërkuar një qasje më të studiuar për menaxhimin e burimeve.
Në total, prodhimi i produkteve organike nga natyra arriti kulmin në 2022 me 12,670 tonë, duke shënuar një rritje të ndjeshme nga 5,145 tonë në 2020. Pavarësisht luhatjeve, sektori i bimëve aromatike mbetet një shtyllë e fortë.

Gjermania propozon sistem kuotash për çelikun - Ministri i financave: Tarifat e larta rrezikojnë industrinë dhe vendet e punës
Ministri gjerman i Financave, Lars Klingbeil, do të kërkojë përfshirjen e një sistemi kuotash për eksportet e çelikut në marrëveshjen tregtare të BE-së me......

Siguria rrugore, ndërhyrje në disa akse - ARRSH shpall fituesit për 3 rajone, ofertat 445.2 mln lekë
Me një vlerë totale prej 445.2 mln lekë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompanitë fituese për ndërhyrje në përmirësimin e sinjalistikës dhe......

Mbështetje financiare për ndërtimin e serrave diellore - 50% grant për prodhimin e perimeve, rrushit dhe luleshtrydheve
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në kuadër të Skemës Kombëtare të Investimeve 2025, ofron financim të pjesshëm për ndërtimin e serrave diellore.......

Emigracioni i paligjshëm, Britania forcon masat - 5 vite burg për personat që reklamojnë shërbimet në media sociale
Kontrabandistët që promovojnë shërbimet e tyre në media sociale për emigrantët që kërkojnë të hyjnë në Britani ilegalisht mund të përballen me pesë vjet......

Sa tarifa do të paguajmë për transfertat me SEPA? - BSH: Jo më shumë se 3 euro për pagesat hyrëse. Për dalëset, sa ato të AIPS
Kur kanë mbetur edhe 2 muaj nga momenti që shqiptarët do të kenë mundësinë të kryejnë pagesa me SEPA, Banka e Shqipërisë ka përcaktuar tarifat që do të......

Java nis pozitivisht për valutat kryesore – Forcohen Dollari, Euro, Franga dhe Paundi!
Dollari amerikan e ka nisur këtë javë në rritje teksa është blerë mëngjesin e kësaj të hëne me 83.2 lekë dhe është shitur me 84.7 lekë në raport me javën që......

Kina “hap dyert” për kafenë braziliane - Mirëpret 183 kompani latino-amerikane pas tarifave të SHBA-së
Kina ka miratuar 183 kompani të reja braziliane të kafesë për të eksportuar produkte në tregun kinez, sipas një postimi në mediat sociale të ambasadës kineze......

Asfaltohet rruga lidhëse mes Urës së Bilçës dhe Drobonikut - Rama: Portë e re e aksit Berat-Ballaban-Përmet-Gjirokastër-Greqi
Ka hyrë në fazën e asfaltimit rruga e re që lidh Urën e Bilçës me Drobonikun në Berat. Ura lidh fshatrat Bilçë, Malinat dhe Zhitom i Vogël me fshatin......