Sa alkool konsumojnë shqiptarët në vit? Jemi ndër të fundit në Europë dhe të parafundit në rajon
Konsumi i alkoolit është një çështje e rëndësishme shëndetësore dhe sociale në shumë vende, përfshirë Shqipërinë. Ndërsa normat dhe zakonet e konsumit të alkoolit ndryshojnë nga një vend në tjetrin, është e rëndësishme të kuptojmë tendencat dhe ndikimet e tij në shoqëri dhe shëndet. Ndërkohë që shqiptarët renditen mes vendeve të para për konsumin e duhanit, me një normë prej gati 22% sipas Bankës Botërore, duket se për konsumin e alkoolit nuk jemi shumë të pritur, gjithmonë referuar të dhënave zyrtare nga “Organizata Botërore e Shëndetit”.
Në publikimin më të fundit të institucionit në vitin 2024 i titulluar “Raporti i statusit global mbi alkoolin dhe shëndetin dhe trajtimin e çrregullimeve të përdorimit të substancave”, trajtohet në mënyrë gjithëpërfshirëse konsumi mesatar i alkoolit sipas vendeve.
Sipas të dhënave të raportit, konsumi i alkoolit për frymë në Shqipëri vlerësohet në rreth 5.1 litra në vit. Shifrat sipas gjinisë thonë se një mashkull konsumon rreth 8.4 litra në vit, ndërsa femrat 1.9 litra në vit. Edhe projeksionet për këtë vit, por edhe vitin e ardhshëm qëndrojnë në të njejtat nivele. Theksojmë se konsumi i regjistruar për pothuajse çdo vend bazohet në statistika rutinë si taksat ose prodhimi, eksporti dhe importi, por edhe anketa të kryera nga institucioni. Megjithatë duhet të marrim në konsideratë se konsumi i ulët i Shqipërisë, krahasuar me vendet e tjera, lidhet me faktin se prodhimi i verës dhe sidomos rakisë është një burim artizanal por edhe burim informal i alkoolit.
Sa i përket krahasimit me rajonin, të dhënat thonë se Shqipëria renditet e parafundit, duke lënë pas Maqedoninë e Veriut me 4.6 litra për frymë në vit. Kryeson Mali i Zi me 10.3 litra, pasuar nga Serbia me 7.9 litra dhe Bosnje Hercegovina me 6.4 litra për frymë.
Në Europës duket se “kupën” për konsumin e alkoolit e mban Rumania pasuar nga Gjeorgjia, Çekia, Gjermania, Bullgaria, vendet Baltike, Moldavia dhe Rusia.
Raporti bazohet në të dhënat e mbledhura nga OBSH nga Shtetet Anëtare dhe të organizuar në përputhje me objektivin shëndetësor 3.5 të Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm
Sondazh
Gripi i shpendëve/ Çfarë duhet të bëjnë konsumatorët? - Vrapi: Ja elementët që duhet të kontrolloni, mos blini në tregje informale
Gjatë muajve të fundit janë shfaqur raste të ndryshme të gripit të shpendëve si dhe të sëmundjes së murtajës afrikane tek derrat. Por pavarësisht se......
Bie çmimi global i sheqerit - Por, indeksi botëror i ushqimeve mbetet më i lartë se në 2023
Çmimet botërore të ushqimeve kanë pësuar një rënie të lehtë në dhjetor në krahasim me vlerat e nëntorit, por janë ende në nivele të larta, njoftoi Organizata......
Ulja e çmimit të energjisë për familjarët- Balluku: Performanca e sektorit dhe rënia e humbjeve, ndikuan në vendim
Gjatë konferencës për mediat, zv/kryeministrja Belinda Balluku reshtoi disa nga faktorët që çuan në uljen e çmimit të energjisë për familjarët.“Shkaku kryesor......
Ulja e çmimit të energjisë për familjarët - Rama dhe Balluku, në konferencë për mediat
Gjatë një konference për mediat, kryeministri Edi Rama u shpreh se ulja e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë është e para në 35 vite. Sipas tij,......
Fluturime direkte mes Shqipërisë dhe Izraelit - Rama: Lajm fantastik për forcimin e lidhjeve të dy vendeve
Së shpejti pritet të nisin fluturimet direkte ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit. Lajmin e ka dhënë në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama, duke ju referuar......
Gjermani, 60% e energjisë nga burimet e gjelbra - Era udhëheq prodhimin me 26%, karburantet fosile pësojnë rënie
Gjenerimi i energjisë në Gjermani kaloi një moment historik të gjelbër në vitin 2024, me burimet e rinovueshme që përbëjnë mbi 59 për qind të prodhimit të......
Ulet çmimi i energjisë për familjarët - ERE: 8,5 lekë/kWh pa TVSH për konsumin deri 700 kWh, 9,5 lekë/kWh mbi 700 kWh
Pak minuta më parë Enti Rregullator vendosi të ulë çmimin e energjisë për familjarët. Sipas këtij vendimi, duke nisur nga 1 shkurti, kush konsumon deri në......
Telefonia fikse, drejt “zhdukjes” - AKEP: Rreth 4.5% më pak numra aktivë. Rënie edhe në shërbimet e integruara
Gjithnjë e më pak persona po përdorin telefoninë fikse në Shqipëri. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike tregojnë se numri i......