Rrjetet sociale, terren i artë për reklamuesit/ “Klasikët” sigurojnë marketingun më të gjerë në Shqipëri
Mediat sociale janë bërë një pjesë thelbësore e jetës së përditshme në Shqipëri, duke ofruar jo vetëm komunikim dhe argëtim, por edhe një terren të artë për reklamuesit. Statistikat e fundit për vitin 2025 tregojnë se përdorimi masiv i këtyre platformave i ka shndërruar ato në mjete të fuqishme për marketing.
Shtrirja e reklamave të Facebook në Shqipëri ishte e barabartë me 43.1% të popullsisë totale në fillim të vitit 2025, sipas të dhënave të DATAREPORTAL. Rreth 54% e të rriturve të moshës 18 vjeç e lart në Shqipëri përdorën Facebook në fillim të vitit 2025. Në fillim të vitit 2025, 39.3% e audiencës së reklamave të Facebook në Shqipëri ishin femra, ndërsa 60.7% meshkuj.
Instagram, gjithashtu me 1.2 milionë përdorues, është veçanërisht i popullarizuar tek moshat më të reja. Shifrat e kompanisë tregojnë se shtrirja e reklamave të Instagramit në Shqipëri ishte e barabartë me 43.1% të popullsisë totale në fillim të vitit. Për reklamuesit, kjo platformë ofron një shpërndarje më të balancuar gjinore (53% meshkuj dhe 47% femra), duke e bërë atë ideale për fushata që synojnë audienca më të reja dhe vizualisht të angazhuara.
Nga ana tjetër, TikTok mbante numrin më të lartë të përdoruesëve me 1.41 milionë përdorues të moshës 18 vjeç e lart në Shqipëri në fillim të vitit, duke përfaqësuar 63.4% të të rriturve. Shtrirja e reklamave të TikTok arriti në 59.2% të përdoruesve të internetit, një mundësi e jashtëzakonshme për reklamuesit që synojnë audienca energjike dhe krijuese. Me 56.2% të audiencës meshkuj dhe 43.8% femra, reklamat mund të strukturohen në mënyrë të përshtatur për grupmosha dhe interesa specifike.
Me 660 mijë anëtarë në LinkedIn, audienca e reklamave në Shqipëri ishte ekuivalente me 23.7% të popullsisë totale në fillim të 2025. Edhe pse jo me audience shumë të madhe reklamuesit në sektorin profesional dhe të burimeve njerëzore, e kanë përdorur për të gjetur individë me përgatitje dhe interesa karriere. Audienca reklamuese përbëhej nga 51.2% meshkuj dhe 48.8% femra.
Kliko këtu për raportin e plotë
Sondazh

Hekurudha Durrës-Rrogozhinë, në rehabilitim - Kreditë 120.5 mln euro me BEI dhe BERZH drejt miratimit final
Kreditë për rehabilimin e linjës hekurudhore Durrës – Rrogozhinë po shkojnë drejt miratimit duke i hapur rrugë tenderit të punimeve. Kosto totale e projektit......

Serbia “përgatit” qeverinë e re - Kush është i përzgjedhuri i Vuçiç për të drejtuar vendin?
Serbia do të ketë një qeveri të re deri më 18 prill me Đuro Macut që do të jetë kryeministër, njoftoi presidenti Aleksandar Vuçiç. Qeveria e mëparshme e......

Pastrimi i parave, rreth 1632 raste të dyshimta - Raporti: 10.7 mln euro pasuri e bllokuar. Origjina, nga trafikimi i lëndëve narkotike
Gjatë vitit të kaluar janë raportuar më pak raste të dyshimta për pastrim parash dhe financim të terrorizmit. Sipas raportit vjetor të Agjencisë së......

BE “vëzhgon” devijimin e eksporteve kineze - Pritet të kufizojë importet e çelikut dhe elektronikës nga Pekini
Me fillimin e tarifave reciproke, Bashkimi Evropian pret që mallrat e destinuara më parë për SHBA-në të kërkojnë tregjet e bllokut. Burimet e rinovueshme......

Ndryshime në skemën e kreditimit studentor - Aplikimi përmes e-Albania, interesat mbulohen nga shteti
Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime në vendimin për “përcaktimin e skemës së kreditimit studentor”, me qëllim lehtësimin e procedurave për......

Kriptovalutat i bashkohen trazirave të tregut global – Bitcoin pëson humbje të mëdha brenda natës!
Bitcoin ra nën nivelin e 78,000 dollarëve, ndërsa investitorët po përgatiteshin për më shumë paqëndrueshmëri në tregjet financiare, pasi aksionet amerikane......

Denaj: Përmirësimi i infrastrukturës në ujitje-kullim fuqizon produktet e markës “Made in Albania”!
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, ndau në rrjete sociale momente nga punimet që po kryen aty, ku mjete të rënda po punojnë për......

Austria mbyll 24 pika kufitare me Hungarinë dhe Sllovakinë pas shpërthimit të sëmundjes së kafshëve, Afta Epizootike!
Austria ka mbyllur dy duzina pika kufitare me fqinjët e saj Hungarinë dhe Sllovakinë në një përpjekje të madhe për të frenuar përhapjen e sëmundjes Afta......