Analiza Postuar më 2 Shkurt 2026, 10:48

Rrjetet sociale, “arma” kryesore e bizneseve shqiptare/ Eurostat: Shqipëria ndër vendet lider në Europë për reklamimin digjital

Nga Eldiona Serani

Rrjetet sociale, “arma” kryesore e bizneseve shqiptare/ Eurostat:

Në ditët e sotme, marketingu i kompanive është zhvendosur gjithnjë e më shumë drejt rrjeteve sociale, aty ku audienca është më e gjerë dhe ndërveprimi më i drejtpërdrejtë. Shumica e ndërmarrjeve kanë zgjedhur strategjitë e tyre të reklamimit përmes platformave digjitale, por sa e përhapur është kjo praktikë në Shqipëri krahasuar me vendet e tjera?

Sipas të dhënave më të fundit të Agjencisë Europiane të Statistikave (Eurostat), kompanitë shqiptare me mbi 10 punonjës shfaqin një përdorim shumë të lartë të mediave sociale. Shqipëria renditet e katërta në Europë, me rreth 86% të këtyre ndërmarrjeve që përdorin rrjetet sociale për promovimin dhe njohjen e aktivitetit të tyre. Për krahasim, mesatarja e Bashkimit Europian qëndron në nivelin 63.5%, çka tregon se ndërmarrjet shqiptare mbështeten ndjeshëm më shumë se mesatarja europiane në këtë formë marketingu.

Ky trend dëshmon se rrjetet sociale janë shndërruar në një nga mjetet kryesore të reklamimit për bizneset në vend, duke luajtur një rol të rëndësishëm në ndërtimin e imazhit dhe rritjen e njohjes së markës.

Po si paraqiten vendet e tjera të rajonit? Mali i Zi renditet në vendin e 10-të në nivel europian, duke zënë kështu vendin e dytë në rajon, menjëherë pas Shqipërisë. Ndërkohë, Bosnja&Hercegovina renditet e parafundit në rajon me një nivel prej 66.8%. Në vendin e fundit ndodhet Serbia, ku përdorimi i rrjeteve sociale për qëllime reklamimi duket se nuk është ende një prioritet i lartë për kompanitë.

Sa i përket liderëve europianë në këtë drejtim, sipas Eurostat, Finlanda kryeson kontinentin, ku pothuajse shumica e kompanive kanë një prani të gjerë dhe aktive në rrjetet sociale. Pas saj renditen Malta dhe Danimarka, vende që kanë investuar ndjeshëm në marketingun digjital. Në të kundërt, në disa shtete të tjera si Hungaria, Kroacia dhe Bullgaria, përdorimi i rrjeteve sociale nga kompanitë nuk paraqitet si prioritet kryesor.

Shqipëria 2 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan ka shënuar një rritje të lehtë të kuotës gjatë fundjavës duke e nisur pozitivisht këtë javë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 81 lekë......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat