Rritja e pagave shtrenjtoi kostot në ndërtim/ Tregu i ndërtimit shënoi zgjerim të lehtë, por çmimet e materialeve pësuan rënie
![]()
Kostot e ndërtimit në Shqipëri kanë vijuar të shfaqin tendencë të lehtë rritjeje. Sipas të dhënave zyrtare, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim arriti në 114,1, duke marrë si periudhë bazë tremujorin e katërt të vitit 2021.
Në analizën vjetore, ndryshimi i indeksit rezulton në 1.2 %, një nivel i njëjtë me atë të regjistruar në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja më e madhe e çmimeve është regjistruar në grupin “Shpenzime për paga”, i cili shënoi rritje prej 6 %, duke treguar ndikimin e kostove të punës në sektorin e ndërtimit. Pas këtij grupi renditen “Shpenzime makinerie” dhe “Kosto të tjera” me nga 1.8 % secili, si dhe “Shpenzime transporti” me 1.6 %.
Nga ana tjetër, grupi “Shpenzime materiale” shënoi rënie me 0.9 % në bazë vjetore. Brenda këtij grupi, materialet e ndërtimit ranë me 1.1 %, materialet hidro-sanitare dhe të ventilimit me 0.6 %, ndërsa materialet elektrike dhe të komunikimit me 0.1 %. Kjo tregon një lehtësim të lehtë të presionit të çmimeve për disa kategori të materialeve bazë të ndërtimit.
Sa i përket ndryshimeve tremujore, Indeksi i Kushtimit në Ndërtim shënoi një rritje shumë të lehtë prej 0,1 % krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2025, duke treguar një stabilizim relativ të kostove në periudhën e fundit të vitit. Në këtë krahasim, rritja më e madhe u regjistrua sërish në shpenzimet për paga, të cilat u rritën me 1.4 %. Më pas vijnë shpenzimet e makinerive dhe kostot e tjera me 0.3 % secila, si dhe shpenzimet e transportit me 0,1 %.
Ndërkohë, shpenzimet materiale shënuan rënie tremujore me 0.5 %. Brenda këtij grupi, materialet e ndërtimit ranë me 0.6 %, materialet hidro-sanitare dhe të ventilimit me 0.5 %, si dhe materialet elektrike dhe të komunikimit me 0.3 %.
Live TV
“Pasqyrë Albania”, një dritare e vetme digjitale për qytetarët
Një platformë e vetme digjitale, ku qytetarët mund të informohen mbi investimet publike, të ndjekin aplikimet dhe ankesat e tyre, por edhe të kontribuojnë në......
Karavastaja me treg peshku - Hapësira e dedikuar në Lagunë, investim 26 milionë lekë
Bashkia e Divjakës ka shpallur garën për ndërtimin e një tregu të ri peshku në lagunën e Karavastasë, në zonën e njohur si “Rezi”, pranë Kanalit të Vaut.......
Ulet çmimi i naftës - Zbret në 212 lekë, benzina në 179 lekë për litër
Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve, të cilat hyjnë në fuqi sot, më 31 tetor, në orën 12:00. Nafta do të tregtohet me......
Kalifornia takson miliarderët? - Referendumi zhvillohet të martën. Kërkohen fonde për kujdesin shëndetësor
Votuesit e Kalifornisë do të vendosin të martën (3 nëntor) nëse do të miratojnë një taksë shtetërore të parë të këtij lloji mbi miliarderët. Propozimi 40 po......

