“Rritja e çmimeve, shqetësimi më i madh i shqiptarëve”/ Barometri i Ballkanit rendit problemet më të rëndësishme me të cilat përballet ekonomia

Barometri i Ballkanit ka realizuar një anketë në lidhje me problemet që qytetarët ndjejnë në lidhje me situatën ekonomike në të gjithë vendet e rajonit. Rritja e çmimeve dhe kostoja e jetesës janë kthyer në shqetësimin kryesor për qytetarët shqiptarë. Sipas të dhënave të publikuara nga Ballkan Barometer, plot 72% e të anketuarve në Shqipëri e rendisin inflacionin si problemin më të madh me të cilin përballet ekonomia e vendit, një përqindje dukshëm më e lartë se mesatarja rajonale.
Në vend të dytë renditet situata ekonomike në përgjithësi, e cila shihet si problem nga 56% e qytetarëve. Ky tregues reflekton pasigurinë ekonomike, vështirësitë financiare të familjeve dhe presionin e vazhdueshëm mbi të ardhurat, sidomos në kushtet e rritjes së kostove bazë si ushqimi, energjia dhe shërbimet.
Papunësia mbetet një tjetër problem i rëndësishëm, i përmendur nga 28% e të anketuarve, ndërsa korrupsioni vazhdon të perceptohet si pengesë serioze për zhvillimin ekonomik, me 31% të qytetarëve që e konsiderojnë atë një nga problemet kryesore të ekonomisë.
Ndërkohë, çështje të tilla si paqëndrueshmëria politike (9%), siguria (11%), cilësia e shëndetësisë (16%) dhe cilësia e arsimit (8%) rezultojnë më pak shqetësuese krahasuar me barrën ekonomike që ndjejnë familjet shqiptare.
Shqipëria dallohet për fokusin e fortë tek problemet ekonomike dhe veçanërisht tek rritja e çmimeve, duke treguar se sfida kryesore për qytetarët mbetet përballimi i jetesës së përditshme dhe përmirësimi i mirëqenies ekonomike.
Edhe në nivel rajonal, problemet ekonomike dominojnë perceptimin e qytetarëve. Sipas Balkan Barometer 2025, 66% e qytetarëve në Ballkanin Perëndimor e rendisin rritjen e çmimeve dhe koston e jetesës si shqetësimin kryesor, ndërsa 44% shprehen të shqetësuar për situatën ekonomike në përgjithësi. Gjithashtu, në këto vende peshë më të madhe zë edhe paqëndrueshmëria politike dhe korrupsioni. Veçanërisht në Maqedoninë e Veriut (53%) dhe Serbi (48%), korrupsioni perceptohet si një nga pengesat kryesore për ekonominë.
Janar-Nëntor, rritje me mbi 82% e automjeteve elektrike - DPSHTRR: Makinat green, gjithnjë e më të pranishme në qarkullim
Mjetet green vijojnë të rrisin dominimin e tyre në rrugët e Shqipërisë. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën të ditur se flota e......
Trump vlerëson arritjet e administratës - Presidenti fajëson Biden për rritjen e kostos së jetesës në SHBA
Në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump vlerësoi arritjet e tij dhe fajësoi paraardhësin demokrat për rritjen e fortë të çmimeve......
Qeveria ndryshon strategjinë për borxhin - Rrit peshën e financimit të brendshëm. 3 eurobonde të reja emetohen deri në 2030-ën
Ministria e Financave ka miratuar Strategjinë Afatmesme të Menaxhimit të Borxhit për periudhën 2026–2030, e cila parashikon një orientim më të theksuar drejt......
Rama: Hapja e të gjithë kapitujve është për ne inkurajim
Gjatë një komunikimi me qytetarët në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, ndër të tjera ka vlerësuar samitin e mbrëshëm BE-Ballkani Perëndimor të......
Spanja, plan kundër valëve të nxehtësisë - Ndërtesat publike do të përdoren si strehë klimatike gjatë verës
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, njoftoi një plan për krijimin e një rrjeti strehësh klimatike. Shumë ndërtesa shtetërore do të vihen në dispozicion të......
Kursi i këmbimit/ Forcohet sërish Franga. Dollari humbet pikë!
Dollari amerikan pas një rritjeje të lehtë që regjistroi ditën e djeshme ka pësuar një zbritje të kuotës mëngjesin e sotëm duke u blerë me 81.6 lekë dhe duke......
Çfarë ndryshon me reformën e ndihmave sociale? - Qeveria gjermane finalizon detajet. Parashikohen sanksione më të ashpra
Qeveria gjermane ka finalizuar reformën e ndihmave sociale. Ndihmat e njohura si "Bürgergeld" do të hiqen, por plani është i ndjeshëm për të dy partnerët e......
Sarajeva, qyteti më i ndotur në botë - Autoritetet marrin masa për të pastruar ajrin
Autoritetet e Sarajevës kanë lëshuar një paralajmërim për cilësinë e ajrit dhe kanë vendosur ndalime për disa makina dhe kamionë, pasi qyteti u rendit si më......


