Rritet tregtia e Shqipërisë me vendet e rajonit/ Boom tregtar me Malin e Zi, por na “braktis” Serbia dhe Maqedonia e Veriut
Sipas të dhënave më të fundit nga Instituti i Statistikave, eksportet dhe importet për muajin mars 2025 me rajonin janë në rritje. Gjatë marsit të vitit 2024, Shqipëria ka eksportuar në total rreth 6.8 miliardë lekë mallra dhe shërbime, ndërkohë që në marsin e vitit 2025 kjo shifër arriti në rreth 8.7 miliardë.
Nga ana tjetër, importet kanë pësuar një rritje më të lehtë, nga 4.5 në 4.6 miliardë lekë. “Scan Intel” ka analizuar të dhënat nga tregtia e jashtme, ku rezulton se shteti me të cilin kemi ulur më së shumti eksportin është Maqedonia e Veriut. Në mars të vitit 2024, vlera e eksporteve me Maqedoninë e Veriut ishte rreth 1.4 miliardë lekë, ndërsa për këtë vit rezulton rreth 842 milionë lekë, çka përfaqëson një ulje të volumit të mallrave me 41.2%.
Gjithashtu, në rënie ishin edhe eksportet me Bosnje-Hercegovinën dhe Serbinë, ku eksportet kishin shënuar ulje përkatësisht me 25.7% dhe 20.1%. Ndërkohë, nga ana tjetër, eksportet kanë shënuar rritje me Malin e Zi me 14.1% dhe me Kosovën, ku rritja është më e ndjeshme, me 83.1%.
Sa i përket vendeve me të cilat kemi importuar më së shumti gjatë muajit mars, rezulton se Mali i Zi kryeson, ku importet janë rritur me 170%. Sipas të dhënave, rezulton se nga 121 milionë lekë importe në marsin e vitit 2024, vlera është rritur në rreth 328 milionë lekë.
Gjithashtu, importet janë rritur ndjeshëm edhe me Bosnje-Hercegovinën, në nivelin e 10.4%. Nga ana tjetër, Kosova ka shënuar një rritje minimale prej 0.8% sa i përket importeve.
Ndërkohë, dy vendet që kanë regjistruar ulje të ndjeshme të importeve janë Maqedonia e Veriut dhe Serbia, ku niveli i importeve ka rënë përkatësisht me 0.8% dhe 5.7%. Rezulton se gjatë muajit mars të vitit të kaluar, vlera e importeve me Serbinë ishte 2.1 miliardë lekë, ndërsa këtë vit ra në 2 miliardë, duke shënuar rënien më të madhe për këtë muaj.
Sondazh

FMN nuk parashikon recesion global - Por, tensionet tregtare do të reflektojnë rënie ekonomike
Rritja e tensioneve tregtare dhe ndryshimet rrënjësore në sistemin global tregtar do të shkaktojnë rishikime në rënie të parashikimeve ekonomike të Fondit......

“Do të 6-fishojmë subvencionet për çdo fermer” - Berisha: Brenda vitit të parë do të kemi një rritje të madhe të prodhimit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar takime me bizneset në tregun artizanal të Krujës. Duke folur për sektorin e bujqësisë ai premtoi......

272 kontrolle në muaj për naftën - 13 raste me probleme, në 2024 konsumi u rrit me mbi 59 mijë ton
Produktet energjetike të hedhura për konsum në treg siç është nafta apo gazi natyror kanë qenë në fokus të kontrolleve sa i takon gjurmimit të tyre dhe nëse......

SHBA-Ukrainë, më pranë marrëveshjes - Kievi nënshkruan memorandum mirëkuptimi për mineralet
Ukraina njoftoi se kishte nënshkruar bazën e një marrëveshjeje për mineralet me SHBA-në, megjithëse detajet e paktit ende nuk janë njoftuar. Yulia......

Tenderët, institucionet “shpërndanë” 172 mld lekë - Raporti i APP për 2024: Nga procedurat u kursye 14% e fondit limit të shpallur
Rreth 172 mld lekë është vlera e kontratave për punë, mallra apo shërbime të shpallura fituese gjatë vitit 2024 nga institucionet shtetërore. Agjencia e......

“Industria prodhuese, progres në tregun botëror” - Rama: Momenti i hyrjes në BE ndryshon menjëherë edhe pagat, automatikisht
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, kryen një vizitë në një nga katër kompanitë më të......

Privatizimi i pronave me kontratë qiraje 1 euro - Ndryshojnë rregullat, si do të shiten tek subjektet që i kanë në përdorim
Pronat e dhëna me qira 1 euro do të mund të privatizohen nga subjektet që i kanë në përdorim me kontratë. Projektligji i miratuar nga Këshilli i Ministrave......

Trump premton marrëveshje tregtare me BE-në - Lideri amerikan dhe kryeministrja italiane Meloni diskutojnë për tarifat
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u takua me Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, ku presidenti amerikan theksoi marrëdhënien shumë të mire mes Italisë dhe......