Rritet prodhimi në serra, 2025 me shifrën më të lartë/ Brenda gjashtë viteve prodhimi është shtuar me afro 38 mijë ton

Prodhimi bujqësor në serra ka vijuar të zgjerohet në mënyrë të qëndrueshme në Shqipëri, duke shënuar rritje në çdo vit të periudhës 2019–2025. Të dhënat tregojnë se në harkun e gjashtë viteve, prodhimi në serra është rritur me afro 25%, duke kaluar nga 147 mijë ton në vitin 2019, në 185 mijë ton në vitin 2025.
Zgjerimi i prodhimit në serra është i dukshëm nga viti në vit. Në vitin 2019, prodhimi ishte 147 mijë ton , ndërsa në vitin 2020 shënoi një rritje të mëtejshme, duke arritur në afro 157 mijë ton. Pra, vetëm brenda një viti, prodhimi u shtua me rreth 9 mijë ton.
Tendenca pozitive vijoi edhe në vitin 2021, kur prodhimi arriti në 163 mijë ton. Rritja vazhdoi edhe gjatë vitit 2022, me prodhimin që u ngjit në 170 mijë ton. Kështu, brenda vetëm tre viteve, nga 2019 deri në 2022, prodhimi në serra u rrit me rreth 23 mijë ton.
Edhe vitet e fundit të periudhës së analizuar kanë sjellë një tjetër rritje. Në vitin 2023, prodhimi në serra arriti në 177 mijë ton ndërsa në vitin 2024 u rrit në 182 mijë ton.
Rritja kulmoi në vitin 2025, kur prodhimi në serra arriti në 185 mijë ton. Krahasuar me vitin 2019, bëhet fjalë për një shtesë prej 37,589 ton në vëllimin e prodhimit. Në përqindje, rritja gjatë kësaj periudhe është rreth 25.4%.
Nëse krahasohen dy vitet e fundit, rritja është më e moderuar në vlerë, por përsëri pozitive. Ecuria e prodhimit në serra gjatë këtyre viteve tregon një zgjerim të vazhdueshëm të këtij aktiviteti bujqësor. Serra u krijon prodhuesve mundësinë që kultivimi të jetë më pak i varur nga kushtet e drejtpërdrejta atmosferike dhe të shtrihet në periudha më të gjata të vitit, duke e bërë këtë formë të prodhimit një pjesë të rëndësishme të aktivitetit bujqësor.
Shifrat konfirmojnë kështu një trend të pandërprerë rritjeje, me vitin 2025 që shënon nivelin më të lartë të prodhimit në sera gjatë gjithë periudhës së marrë në shqyrtim.
SmartLab-et, nën testin e arritjeve - Banka Botërore: Teknologjia nuk garanton rezultate më të mira
Mbi 70 mijë nxënës në Shqipëri janë përfshirë në mësimin përmes 216 laboratorëve inteligjentë SmartLab, por përtej shtrirjes së programit, mbetet ende......
SHBA do paguajë 725 USD milionë për OKB - Shifra përfaqëson rreth 20% të borxhit total prej 4 miliardë USD
Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump ka informuar Kongresin se do t’i paguajë rreth 725 milionë dollarë Kombeve të Bashkuara, një veprim që......
Si i ndryshoi reforma kapacitetet financiare të bashkive? - Raporti/ U thellua diferenca midis njësive. Burimet njerëzore, “sfidë” për shërbimet
Reforma administrativo-territoriale e vitit 2014 vlerësohet të ketë pasur një ndikim të fortë pozitiv në rritjen e kapaciteteve financiare të......
500 milionë lekë për shëtitoren Himarë-Potam/ Projekti, parashikohen pika panoramike e hapësira të gjelbra
Bashkia Himarë ka shpallur hapjen e garës për ndërtimin e pedonales Spile-Saraçinko me fond limit 500 mln lekë. Sipas dokumentit në Agjencinë e Prokurimit......
Sigurimi i jetës, më shumë detyrim se zgjedhje - AMF: Pjesa dërrmuese e primeve lidhet me kreditë bankare dhe mikrofinanciare
Shqiptarët e sigurojnë jetën vetëm kur janë të detyruar. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se 83% e primeve të......
Çfarë ka ndodhur këtë fillim jave në tregun valutor?
Dollari amerikan e ka nisur edhe këtë javë në vlera negative dhe në pozicion të dobët përballë monedhës vendase teksa është blerë sot me 78.6 lekë dhe është......
Danubi, nivele rekord të ulëta në Hungari - Ndërpritet transporti ujor. Rritet frika për dëme të konsiderueshme ekonomike
Një valë e zgjatur e të nxehtit dhe thatësira e rëndë këtë verë kanë bërë që lumi Danub të arrijë nivele rekord të ulëta në Hungari, duke ndërprerë......
SHBA, gati ofensivën e madhe financiare - Irani kërcënon të ndalë të gjitha eksportet e naftës
SHBA-të kërcënuan Iranin me atë që e quajtën "ofensiva më e madhe financiare e ndërmarrë ndonjëherë", ndërsa vendi përgatitej të zbatonte sanksione ekonomike......

