Rritet kreditimi në 11 qarqet e Shqipërisë/ Elbasani, i vetmi rreth që regjistroi ulje të huave
Pas analizës që “Scan Intel” ka bërë më herët për qarqet më kursimtare në vend, këtë herë është ndalur tek kreditimi .Në tremujorin e tretë të vitit 2024, huatë totale të subjekteve në Shqipëri arritën në 798.6 miliardë lekë, një rritje prej 86.7 miliardë lekësh ose 12.2% krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2023. Kjo rritje reflekton zhvillimet pozitive në ekonominë e vendit, me disa qarqe që përjetuan rritje të konsiderueshme të huave, ndërsa të tjera regjistruan ulje të lehta.
Sipas shifrave të huasë në 12 qarqet e Shqipërisë, Lezha vijon të kryesojë me rritjen më të lartë në nivel kombëtar. Konkretisht, ky qark regjistroi një rritje nominale prej 16.3% ku vlera e huave arriti në 9.6 miliardë lekë në periudhën korrik-shtator 2024, nga 8.3 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Pas saj renditet Tirana. Në tremujorin e tretë të vitit 2023, huatë totale për Tiranën ishin 532.9 miliardë lekë, ndërsa në të njëjtin tremujor të vitit aktual arritën në 612.2 miliardë lekë, duke regjistruar një rritje vjetore prej 14.9%. Ky rezultat tregon përqendrimin e aktivitetit ekonomik dhe zgjerimin e investimeve në kryeqytet, si dhe rritjen e kërkesës për kredi nga bizneset dhe individët.
Durrësi, si porti kryesor i Shqipërisë, ka mbajtur një rritje të qëndrueshme të huave. Nga 47.2 miliardë lekë në T3 2023, huatë arritën në 47.9 miliardë lekë në T3 2024, duke shënuar një rritje modeste prej 1.5%.
Në jug, Fieri dhe Vlora regjistruan rritje të moderuar të huave. Në Fier, huatë totale arritën në 14.1 miliardë lekë në T3 2024, nga 13.4 miliardë lekë në T3 2023, një rritje prej 5.2%. Ndërsa në Vlorë, huatë u rritën nga 16.2 miliardë lekë në 16.9 miliardë lekë, që përfaqëson një rritje prej 4%. Në Korçë u shënua një rritje e lehtë e huave, nga 9.9 miliardë lekë në T3 2023 në 10.3 miliardë lekë në T3 2024, ose një rritje prej 3.4%. Ky rezultat tregon një stabilitet ekonomik të qëndrueshëm në këtë qark, duke ruajtur kërkesën për kredi në nivele të larta.
Në të kundërt, Elbasani ishte i vetmi qark që përjetoi ulje të kreditimit. Shifrat konfirmojnë se në Elbasan, huatë ranë me 1.1%.
Sondazh
Ura e Re e Kukësit, e rëndësishme për Rrugën e Kombit - “Transformim urban”, Rama: Hapësirë “drite” të një ure në Europë
Ura e Kukësit tashmë është e aksesueshme e cila do të bashkojë brigjet e Drinit dhe Rrugën e Kombit. Kryeministri Edi Rama, dhe zëvendëskryeministrja......
Bizneset, “të etura” për kredi - BSH: Arrin në 213 miliardë lekë totali i huasë në lekë në fund të 9-mujorit
Bizneset shqiptare kanë vijuar të marrin më shumë kredi edhe në muajin shtator. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se vlera e huave të marra në lekë......
Dosja E
E enjte, 20:00
Zgjedhjet presidenciale në SHBA, çfarë duhet të dini? - Informacione dhe kuriozitete rreth eventit politik më të rëndësishëm në botë
Votuesit amerikanë do të shkojnë drejt qendrave të votimit për të vendosur se kë duan si presidentin e tyre të ardhshëm. Fushata zgjedhore ka ndezur debate......
4.6 miliardë euro të shpenzuara në 9 muaj - Cilët nga sektorët morën më shumë dhe më pak para’ nga buxheti i shtetit?
Buxheti i shtetit ka shpenzuar 459,6 miliardë lekë për 9 muajt e parë të vitit, apo rreth 4.6 miliardë euro, të cilat kanë shkuar në zëra të ndryshëm. Por......
Ulja e çmimit të energjisë për pensionistët - Alternativat e ndjekura nga qeveria përmes kompensimit
Teksa kryeministri Edi Rama ka premtuar uljen e çmimit të energjisë për pensionistët, TV SCAN sjell në vëmendje alternativat e ndjekura deri më tani për të......
“Financim bypass-it të Elbasanit” - Ministri i Financave e liston te projektet rrugore që do marrin para’ vitin që vjen
Projektbuxheti 2025 nuk ka parashikuar fonde për ndërtimin e bypass-it të Elbasanit, por teksa prezantoi buxhetin për ndërtimin e rrugëve, ministri......
Ekonomia 3D
E martë, 20:00