Rriten lehtë yield-et e bonove 12-mujore/ Viti 2024 mbyllet me një normë mesatare 2.76%
Bonot e Thesarit, si një nga instrumentet kryesore të borxhit të brendshëm të qeverisë, e mbyllën vitin 2024 me një rritje të lehtë të yield-it mesatar. Norma u rrit nga 2.73%, e regjistruar në ankandin e datës 26 dhjetor, në 2.76% në ankandin e fundit të zhvilluar më 30 dhjetor.
Ky ankand i fundit reflektoi një interes më të ulët nga investitorët gjë që shpjegon edhe rritjen e lehtë të yield-it. Ai përfshinte bono me maturim 12-mujor, për një shumë të shpallur prej 10.5 miliardë lekësh, nga të cilat 2.4 miliardë lekë i përkisnin Bankës së Shqipërisë.
Në ankand u paraqitën 13 kërkesa konkurruese, me një total prej 8.66 miliardë lekësh të pranuara, ndërsa yield-i mesatar i ponderuar qëndroi në 2.76%, duke ruajtur një trend të qëndrueshëm krahasuar me ankandet e mëparshme gjatë vitit.
Analiza e të dhënave nga “Scan Intel” ofron një pasqyrë të detajuar mbi ecurinë e bonove të Thesarit gjatë vitit 2024. Gjatë tremujorit të parë, yield-i nisi me 3.40% më 3 janar dhe shënoi një rritje të lehtë deri në 3.65% në fund të marsit. Në tremujorin e dytë, yield-i ndryshoi trajektore, duke zbritur nga 3.69% në fillim të prillit në 3.28% në fund të qershorit. Rënia vijoi në muajt e verës, duke arritur në 3.15% më 27 gusht. Pjesa e fundit e vitit shënoi nivelin më të ulët të yield-it për 2024, me 2.73% më 24 dhjetor, përpara se të përfundonte me 2.76% më 30 dhjetor.
Por si ndikon Yield-i i ulët i bonove të Thesarit në ekonomi? Së pari, një yield i ulët ndihmon në uljen e kostove të borxhit publik, duke i mundësuar qeverisë të financojë projekte publike dhe të mbulojë deficitet buxhetore me një kosto më të ulët. Së dyti, yield-et më të ulëta ndikojnë drejtpërdrejt në normat e interesit në treg, duke ulur kostot e huamarrjes për individët dhe bizneset. Së fundmi, yield-et e ulëta shpesh sinjalizojnë pritshmëri për inflacion të ulët, gjë që forcon besimin e investitorëve në stabilitetin makroekonomik të vendit.
Sondazh
Justin Trudeau jep dorëheqjen si kryeministër i Kanadasë!
Justin Trudeau dha dorëheqjen si kryeministër i Kanadasë të hënën në mes të një krize në qeverinë e tij dhe vlerësimeve të ulëta të sondazheve. Ai gjithashtu......
Kryeqytetit i shtohet instalacioni “Tirana Moons” - Fondi 38 milionë lekë për një hapësirë inovative
Bashkia Tiranë ka shpallur hapjen e tenderit për instalacionin “Tirana Mooons”. Fondi limit i përllogaritur i këtij projekti është 38 milionë e 909 mijë......
19 mln dërgesa me postë në 9 muaj - AKEP: Shqiptarët e përdorën më shumë shërbimin postar në 2024
Shqiptarët kanë dërguar me postë rreth 6.6 milion objekte në tremujorin e tretë 2024. Të dhënat nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare......
Era, burimi kryesor i energjisë elektrike në Britani - Përbën 29% të prodhimit total. Gazi, në nivelin më të ulët të dekadës
Turbinat me erë të Mbretërisë së Bashkuar kanë tejkaluar impiantet e gazit për herë të parë si burimi numër një i energjisë elektrike në vend, megjithëse ato......
Unaza e Madhe, periferia e Tiranës pret përfitimet-Ekspertët: Ka filluar të ndihet efekti në çmimet e pronave
Hapja e Unazës së Madhe të Tiranës ka prekur edhe tregun imobiliar në kryeqytet. Për shkak të aksesimit të thjeshtë, në zonat ku kalon projekti......
Unaza e Madhe, shtohen mundësitë, shtrenjtohen pronat - Eksperti: Mjaft individë kanë investuar më herët në zonat përreth
Përmirësimi i infrastrukturës ka një ndikim të drejtpërdrejtë dhe të rëndësishëm në zhvillimin e pronave përreth. Hapja e veprave infrastrukturore, si në......
Rezervat e gazit po shterojnë me ritëm të shpejtë - Ndërprerja e furnizimeve ruse rrezikon qëndrueshmërinë e tregut evropian
Evropa po përdor rezervat e gazit me ritmin më të shpejtë në shtatë vitet e fundit, ndërsa moti i ftohtë rrit nevojat për ngrohje, me temperaturat që pritet......
Çmimi i energjisë ulet nga 1 shkurti Vendimi do të prekë vetëm familjarët. Nis shqyrtimi nga Enti Rregullator
Ulja e çmimit të energjisë elektrike do të nisë nga data 1 shkurt. Enti Rregullator i Energjisë do të nisë të martën shqyrtimin e aplikimit për çmimin e......