Rriten kosheret, zvogëlohet kavanozi/ Rendimenti i bletarisë bie në minimum në vitin 2024
Sektori i bletarisë në Shqipëri ka përjetuar një paradoks në vitin e kaluar sipas të dhënave. Për herë të parë, numri i koshereve të bletëve në vend ka kaluar shifrën e 587 mijë, duke shënuar një rritje me 13.2%, krahasuar me vitin e kaluar dhe një rekord që nga viti 2004, pra në harkun e 20 viteve. Por, ndërsa sasia është në rritje, prodhimi real duket se kanë marrë drejtim të kundërt.
Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se rendimenti mesatar i mjaltit për koshere ka rënë ndjeshëm në vitin 2024, duke zbritur në 10 kilogramë për koshere, nga rreth 11 kg vitin e kaluar, niveli më i ulët i regjistruar në të paktën 15 vitet e fundit. Për krahasim, në vitin 2015, çdo koshere prodhonte mesatarisht 18.3 kilogramë mjaltë.
Rënia vlerësohet me rreth 1 kilogram më pak dhe ngre shqetësime për qëndrueshmërinë e sektorit. Rritja e numrit të koshereve, në kushte normale, do të duhej të përkthehej në rritje të prodhimit, por të dhënat flasin për një ulje të rendimentit. Mund të përmendim faktorë të ndryshëm që ndikojnë në këtë rënie, përfshirë ndryshimet klimatike, mungesën e florës së pasur, përdorimin e pesticideve në bujqësi, si dhe mungesën e mbështetjes teknike për bletarët.
Paradoksi i vitit 2024 është i qartë, më shumë punë për bletarët, më pak mjaltë për tregun.
Nëse i analizojmë të dhënat sipas qarqeve shohim se Vlora kryeson me numrin më të lartë të koshereve, pasuar nga Korça. Ndërkohë, po të analizojmë rendimentin, Elbasani kryeson me 17 kilogramë për koshere.

Rruga Qukës - Qafë Plloçë pritet të përfundojë në vjeshtë - Sezoni veror, ARRSH ndërhyn në disa akse në jug të vendit
Punimet në të tre lotete aksit Qukës - Qafë Plloçë po vijojnë me ritme më të shpejta, për të përmbushur objektivin e përfundimit të këtij segmenti brenda......

Shqipëria, destinacion tërheqës për pushime - Kumbaro operatorëve privatë: Respektoni distancën 2.5-3m!
Gazeta e përditshme britanike “Telegraph” e ka renditur bregdetin shqiptar në listën e 10 vendeve më të mira në Evropë për pushime në plazh. ‘’Shmangni......

434 mld lekë cash qarkullojnë jashtë bankave - BSH: Fundi i pesëmujorit shënon rekord të ri duke u rritur me 1.1%
Rreth 434 miliardë lekë qarkullojnë aktualisht jashtë sistemit bankar në Shqipëri. Sipas të dhënave të sapopublikuara nga Banka e Shqipërisë, paraja jashtë......

“Rrugët e bardha”, përshpejtohen punimet në Breg Lumi-Theth - Investimi në lotin II, rrit aksesin e banorëve dhe vizitorëve
Turistët vendas e të huaj që vizitojnë Thethin, tashmë mund të përjetojnë bukuritë natyrore të kësaj zone përmes rrugës Breg Lumi-Theth. Ky segment është......

Harta e vreshtave/ Cilat rajone prodhojnë më shumë? - Kryeson Fieri me 39.2 mijë ton, Kukësi në vendin e fundit
Afro 183 mijë ton rrush është prodhuar në vitin 2024 në Shqipëri, me një rritje prej vetëm 3 ton në raport me 2023, për rënie në krahasim me vitet e......

Përditësim në listën e shpronësimeve për Portin e Ri të Durrësit - 121 pronarë jashtë listës, kompensime mbi 815 milionë lekë
Zbatimi i projektit të “Portit të Ri të Integruar të Durrësit në Porto Romano”, tashmë ka kaluar në një etapë tjetër. Në Fletoren Zyrtare, është botuar lista......

Greqia, lider evropian në mbulimin 5G - Vendi shënon përparime të mëdha në infrastrukturën digjitale
Greqia ka përparuar në infrastrukturën digjitale, duke u shfaqur si një nga performuesit më të mirë në Bashkimin Evropian për mbulimin e rrjetit 5G. Raporti......

Franca ndalon pirjen e duhanit në hapësira publike - Vendimi përfshin plazhet, parqet dhe zonat pranë shkollave
Franca planifikon të ndalojë pirjen e duhanit në plazhe, në parqe, jashtë shkollave dhe në hapësira të tjera publike nga 1 korriku, për të ulur rrezikun e......