Rriten eksportet, por tekstilet mbeten pika e dobët/ Karburantet “i japin frymë” tregtisë së jashtme. Deficiti zgjerohet më tej në qershor

Eksportet shqiptare shënuan një përshpejtim më të fortë në muajin qershor, të mbështetura kryesisht nga karburantet, metalet dhe makineritë. Megjithatë, edhe importet u zgjeruan ndjeshëm, duke e mbajtur deficitin tregtar 6.1% mbi nivelin e një viti më parë, ndërsa tekstilet dhe këpucët vijuan të japin kontribut negativ.
Sipas të dhënave të INSTAT, në qershor 2026 eksportet arritën në 35.4 miliardë lekë, duke u rritur me 13.6% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë dhe me 8.3% në raport me majin. Importet u ngjitën në 83.5 miliardë lekë, me një zgjerim vjetor prej 9.1%, ndërsa deficiti tregtar arriti në 48 miliardë lekë, 6.1% më i lartë se në qershorin e kaluar.
Kontributin më të madh pozitiv në eksporte e dha grupi “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike”, me 5.7 pikë përqindje. Pas tij u renditën materialet e ndërtimit dhe metalet me 3.6 pikë përqindje, si edhe makineritë, pajisjet dhe pjesët e këmbimit me 3.3 pikë përqindje.
Në të kundërt, tekstilet dhe këpucët vijuan të ndikojnë negativisht në ecurinë e eksporteve, megjithëse me një efekt më të kufizuar se në muajin maj. Kjo dëshmon se industria fason vazhdon të përballet me vështirësi. Presioni nga kursi i këmbimit mbetet i pranishëm për eksportuesit që sigurojnë të ardhurat në euro, por përballojnë një pjesë të madhe të kostove në lekë.
Nga ana tjetër, lëndët djegëse dhe energjia mbështetën edhe rritjen e importeve, me një kontribut prej 2.3 pikë përqindje. Ushqimet, pijet dhe duhani, si edhe produktet kimike dhe plastike, kontribuuan me nga 2.2 pikë përqindje. Rritja vjen pas muajve me luhatje të forta në tregjet ndërkombëtare të energjisë, të shkaktuara nga lufta dhe ndërprerjet e furnizimit në Lindjen e Mesme.
Në aspektin e tregjeve partnere, eksportet shqiptare u rritën me 38.5% drejt Kosovës dhe me 7.6% drejt Italisë, ndërsa ranë drejt Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut. Importet u zgjeruan me 24.9% nga Italia dhe me 11.5% nga Kina, ndërsa u tkurrën nga Turqia dhe Spanja.
Si do administrohen pasuritë e sekuestruara? - Nga ndërtimet pa leje, tek kriptomonedhat. Agjencia administruese do të kryejë edhe shitjen
Qeveria do të ndryshojë rregullat për pasuritë e sekuestruara apo të konfiskuara, duke synuar administrimin më të mirë të tyre, përmes një institucioni të......
Finalja e Kupës së Botës në tym? - Situata e pazakontë në Nju Jork. Shiu në fundjavë do të pastrojë ajrin
Një shtresë e dendur tymi nga zjarret në Kanada ka përkeqësuar cilësinë e ajrit në Nju Jork dhe Nju Xhersi, ku Spanja dhe Argjentina do të takohen në finalen......
Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan pasi kaloi një javë relativisht pozitive pësoi zbritje ditën e djeshme duke e mbyllur këtë javë negativisht edhe pse pa luhatje të ndjeshme......
OSSH, investim mbi 144 mln lekë në Elbasan - Shpallen dy procedura prokurimi për përmirësimin e rrjetit elektrik
Drejtoria Rajonale e OSSH Elbasan ka shpallur dy procedura prokurimi, të cilat synojnë përmirësimin e rrjetit elektrik në qytetin e Elbasanit dhe në zonën e......
Bluza e Pelé shitet për 4.9 milionë dollarë - Vendin e parë e mban “Dora e Zotit” e Maradonës, me 9.3 milionë dollarë
Një bluzë e veshur nga Pelé gjatë performancës së tij të shkëlqyer në finalen e Kupës së Botës FIFA 1958 është shitur në shtëpinë e ankandeve, Sotheby's për......
Qiratë dhe pagat “furnizojnë” buxhetin - 476 milionë euro në 6 muaj, u arkëtuan 63 milionë euro mbi planin
Gjysma e parë e vitit është mbyllur me ecuri teje pozitive për financat publike pothuajse në të gjithë zërat e të të ardhurave. Ndërkohë që taksimi i punës,......
20 mld euro kursime nga energjia diellore - Evropa bën llogaritë pas shtrenjtimit të lëndëve djegëse fosile
Energjia diellore po e mbron Evropën nga kostot e importit të lëndëve djegëse fosile, ndërsa lufta kundër Iranit vazhdon të mbajë çmimet e naftës dhe gazit......
Tregu global i vajit të ullirit po stabilizohet - Konsumatorët në SHBA po e preferojnë gjithmonë e më shumë
Kompania më e madhe në botë e vajit të ullirit, spanjollja Deoleo, thotë se periudha e paqëndrueshmërisë shumë të lartë i ka lënë, pa dyshim, vendin kushteve......

