“Rrëzohet” miti i kulturës financiare/ Shqiptarët zotërojnë njohuri të mira, por kanë përfshirje të ulët
Sipas “Vrojtimit mbi Kulturën Financiare të të Rriturve në Shqipëri”, zhvilluar nga Banka e Shqipërisë rezulton se indeksi i kulturës finaciare të individëve është 59, nga 100 që është niveli maksimal. Kjo do të thotë se individët në vendin tonë zotërojnë 59% të totalit të njohurive, sjelljeve dhe qëndrimeve të duhura finaciare. Ky tregues rezulton i ngjashëm me mesataren e 39-të vendeve pjesëmarrëse në vrojtimin ndërkombëtar të të rriturve mbi kulturën financiare të koordinuar nga OECD. Shqipëria gjithashtu qëndron pak më poshtë se mesatarja e vendeve të OECD-së që është 63 nga 100.
Rezultatet tregojnë se vetëm 27% e individëve në Shqipëri zotërojnë minimumin e kulturës financiare. Këta janë individë që e kanë indeksin e kulturës financiare të paktën 70 (nga 100), përkundrejt respektivisht 34% dhe 39%, që rezulton ky tregues për vendet pjesëmarrëse në vrojtimin ndërkombëtar si dhe për vendet e OECD-së.
Rreth 47% e individëve zotërojnë minimumin e sjelljeve të duhura financiare në Shqipëri, më pak se gjysma e individëve në Shqipëri vendosin objektiva financiarë afatgjatë, ndërkohë që 65% e tyre nuk marrin borxh për të mbuluar shpenzimet e nevojshme.
Një hendek fare i vogël mes rezultateve të Shqipërisë me vendet e tjera vërehet sa i përket njohjes së produkteve financiare. Rreth 72% e individëve në Shqipëri njohin të paktën 5 produkte financiare, përkundrejt respektivisht 73% dhe 79% të mesatares së përgjithshme të vendeve pjesëmarrëse dhe mesatares së vendeve të OECD-së.
Por individët në Shqipëri karakterizohen nga një nivel më i lartë i ndërgjegjësimit sa i përket njohjes së produkteve financiare, por kanë një nivel më të ulët në përdorimin e tyre.
Në lidhje me zotërimin e produkteve financiare, gati 56% e individëve në Shqipëri zotërojnë produkte të pagesave, por duhet theksuar se individët në Shqipëri kanë mungesë të theksuar të njohurive në lidhje me llogaritjen dhe të kuptuarit e normës së përbërë të interesit, si dhe vlerën në kohë të parasë. Ndërkohë, ata zotërojnë njohuri të mira në lidhje me kuptimin e normës së interesit të kredisë dhe llogaritjeve mbi normën e thjeshtë të interesit
Sondazh

Banka e Zhvillimit, shteti me 51% të aksioneve/ Pr/ligji: Do të operojë si shoqëri tregtare me degë brenda dhe jashtë vendit
Banka e Zhvillimit do të operojë si shoqëri tregtare dhe do të përjashtohet nga zbatimi i dispozitave të ligjit që rregullon bankat. Sipas projektligjit,......

Tarifa 25% për Kanadanë dhe Meksikën - Si do të ndikojnë taksat e Trump në çmimet e mallrave?
Presidenti i SHBA-së Donald Trump synon të vendosë një tarifë të përgjithshme prej 25% për mallrat meksikane dhe kanadeze, duke thënë se ato taksa do të......

Aleati i Putin, Lukashenko, fiton një mandat të 7-të në zgjedhjet që Perëndimi i quan një farsë!
Udhëheqësi bjellorus dhe aleati rus, Alexander Lukashenko, zgjati të hënën sundimin e tij 31-vjeçar pasi zyrtarët elektoral e shpallën atë fitues të......

2.5 miliardë dollarë për rimëkëmbjen nga zjarret - Kaliforni, fondet do të përdoren për strehimin e banorëve, rindërtimin
Kalifornia do të shpenzojë 2.5 miliardë dollarë për të ndihmuar zonën e Los Anxhelosit të rimëkëmbet nga zjarret e fundit vdekjeprurëse. Guvernatori......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan ka fituar pikë duke u blerë sot me 93.5 lekë dhe duke u shitur me 94.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me javën e......

Panairi i Ndërkombëtar i Madridit, Rama: “Albania All Senses”, stacioni më tërheqës për vizitorët
Nën sloganin “Albania, all senses”, Shqipëria është kthyer në stacionin më tërheqës për vizitorët në Panairin Ndërkombëtar “Fitur” 2025 që çeli siparin të......

Pesë specifikat e Bankës së Zhvillimit, lexim i shpejtë i neneve të projektligjit
Banka Shqiptare e Zhvillimit (BZH) në aspektin e funksionimit do të ketë mjaft ndryshime krahasuar me bankat e nivelit të dytë që operojnë në vend.......

Parku diellor në Ersekë hyn në prodhim-Rama: Impakt socio-ekonomik për zonën e më gjerë
Parku fotovoltaik "Erseka Solar Park" ka hyrë në prodhim, duke shtuar burimet e energjisë diellore në vend. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi......