Analiza Postuar më 28 Janar 2025, 12:48

Rreth 81.2% e shqiptarëve janë kursimtarë aktivë/ Vrojtimi i BSH: Regjistrojmë normë më të lartë se mesatarja e OECD-së

Nga Scan TV

Rreth 81.2% e shqiptarëve janë kursimtarë aktivë/ Vrojtimi i

Nisur nga “Vrojtimi mbi Kulturën Financiare të të Rriturve në Shqipëri”, zhvilluar nga Banka e Shqipërisë, “Scan Intel” këtë herë është ndalur në karakteristikave kryesore të sjelljes financiare të individëve në vendin tonë.

Duhet theksuar se vrojtimi është realizuar me një grup prej 1,000 individësh të moshës nga 18-79 vjeç, me një shpërndarje proporcionale në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. 

Sipas të dhënave për përqindjen e personave mbi secilën nga pyetjet mbi sjelljen financiare, shohim se rreth 65% e tyre mbajnë shënime të parave në afat shkurtër. Kjo normë është me e lartë se mesatarja e vendeve të tjera të marra në analizë dhe shumë pak më poshtë mesatares së OECD-së. Rreth 81.2% prej tyre rezultojnë të jenë kursimtarë aktivë dhe kjo normë na vendos ndjeshëm mbi mesataren e vendeve të tjera.

Ndërkohë, të dhënat e vrojtimit thonë se 64.9% e shqiptarëve nuk marrin para borxh për të mbyllur shpenzimet e muajit, ndërsa 81.9% kujdesen për marrëdhëniet e tyre financiare. Megjihatë, përkundrejt të tjerëve, në Shqipëri ka një përqindje më të ulët të individëve që nuk marrin para borxh për të mbyllur shpenzimet e muajit

Nga ana tjetër, rreth 82% e shqiptarëve janë shprehur se bëjnë blerje të përballueshme, normë kjo më e lartë se e vendeve të tjera, ndërsa 77.7% paguajnë faturat në kohë.

Në diferencë nga mesatarja e vendeve të tjera, individët në Shqipëri, pothuajse nuk marrin këshilla mbi blerjet që bëjnë, përkundrejt respektivisht 21% dhe 24% që është mesatarja për vendet që kanë marrë pjesë në vrojtim dhe atyre të OECD-së.

Rreth 81.2% e shqiptarëve janë kursimtarë aktivë/ Vrojtimi i

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat