Analiza Postuar më 28 Mars 2025, 14:03

Rreth 74 milionë euro më pak kursime në Shkurt/ Depozitat u ulën me 0.5% krahasuar me Janarin

Nga Scan TV

Rreth 74 milionë euro më pak kursime në Shkurt/ Depozitat u

Depozitat në paranë e gjerë paraqiten me rënie përgjatë muajit Shkurt të këij viti, sinjalizojnë të dhënat më të fundit nga Banka e Shqipërisë.  Kështu, shifrat e muajit të dytë flasin për 1.389 trilionë lekë depozita, nga rreth 1.396 trilionë lekë në muajin Janar të po të njejtit vit.

Në Shkurt depozitat në paranë e gjerë janë tkurrur me 0.5%, ose rreth 7.4 miliardë lekë më pak, krahasuar me muajin Janar. Nëse e konvertojmë shohim se rënia regjistrohet në 74 milionë euro.

Por si paraqitet situata për depozitat sipas monedhës raportuese? 

Sa i përket depozitave në lekë, rënia vlerësohet me 0.6% në terma mujorë, duke zbritur pranë 647 miliardë lekëve, nga 651 miliardë që regjistroheshin në muajin Janar. Nga krahu tjetër, ato në valutë regjistrojnë një rënie më të ulët se ato në lekë, prej 0.5%. Kështu, kursimet në valutë regjsitrohen në 742 miliardë lekë, nga rreth 745 që vlerësoheshin në muajin e parë të vitit.

Theksojmë se depozitat në paranë e gjerë i referohen depozitave në banka, llogari rrjedhëse, llogari me afat dhe pa afat, në lekë e në valutë. Nga totali i depozitave pjesa më e madhe e tyre i përkasin kategorisë depozita të transferueshme.

 

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat