Rreth 700 mijë turistë më shumë se vjet/ Vijon fluksi nga Europa Jugore, ulen vizitat për arsye biznesi me 3.6%

Lëvizja e shtetasve mbetet një nga treguesit më të rëndësishëm për të pasqyruar dinamikën e udhëtimeve, tendencat dhe zhvillimin e turizmit në vend. Edhe gjatë muajit nëntor, ky tregues ka vijuar në trajektore pozitive, duke shënuar një rritje prej 1.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Si rezultat, në territorin shqiptar kanë hyrë rreth 1.28 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj.
Nga të dhënat rezulton se gjatë muajit nëntor, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në vend ka qenë afro 652 mijë, duke shënuar një rënie prej 1.3% krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar. Në të kundërt, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar ka arritur në rreth 629 mijë persona, duke reflektuar një rritje prej 4.2%, çka tregon interesin në rritje të vizitorëve të huaj për Shqipërinë.
Ndërkohë, lëvizjet në dalje kanë shënuar gjithashtu rritje. Gjatë muajit nëntor, nga territori shqiptar kanë dalë rreth 1.3 milionë shtetas shqiptarë dhe të huaj, me një rritje prej 3.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sa i përket periudhës 11-mujore, rezulton se në Shqipëri kanë hyrë gjithsej rreth 11.7 milionë shtetas të huaj, duke shënuar një rritje prej 6.6% krahasuar me vitin e kaluar duke sjellë gati 700 mijë turistë më shumë. Këto shifra konfirmojnë një ecuri pozitive të sektorit të turizmit dhe rritjen e fluksit të vizitorëve ndërkombëtarë.
Në muajin nëntor, 96% e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri kanë qenë nga rajoni i Europës. Edhe për këtë muaj, Europa Jugore ka zënë peshën kryesore me 86% të hyrjeve, e ndjekur nga Europa Perëndimore me 5%.
Sa i përket qëllimit të hyrjes në territorin shqiptar, në 97% të rasteve shtetasit e huaj kanë deklaruar arsye personale. Në nëntor, ky tregues ka shënuar një rritje prej 4.5% krahasuar me nëntorin e vitit 2024. Ndërkohë, hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime biznesi dhe profesionale kanë shënuar një rënie prej 3.6%. Në përmbledhje, të dhënat pasqyrojnë një ecuri të qëndrueshme të lëvizjes së shtetasve gjatë kësaj periudhe, duke reflektuar tendencat aktuale të udhëtimeve dhe flukset hyrëse e dalëse në territorin shqiptar.
Mes qëndrimit dhe largimit, si renditet Shqipëria? Barometri i Ballkanit 2025: Preferojmë më shumë vendet e Bashkimit Europian
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut renditen ndër vendet e Ballkanit Perëndimor me përqindjen më të ulët të qytetarëve që nuk do të largoheshin nga vendi edhe......
Cilësia e furnizimit me energji - Shoqata e Furnizuesve, propozime për rregulloren e nxjerrë në konsultim
Shoqata Shqiptare e Furnizuesve të Energjisë Elektrike (AAES) ka paraqitur pranë Entit Rregullator të Energjisë një paketë propozimesh për ndryshime në......
Vala e falimentimeve në Gjermani nuk ndalet/ 9-mujori 2025 arrin nivelin më të lartë në 11 vite
Numri i falimentimeve të korporatave në Gjermani në 9 muajt e parë të këtij viti arriti nivelin më të lartë në 11 vite. Një anketë e Dhomës Gjermane të......
Interesat bankare, kush përfitoi më shumë këtë vit? - BSH: Depozitat afatgjata, më të favorshmet. Normat e atyre në euro, më pak tërheqëse
Në vetëm një muaj, nga 7 tetori kur nisi zyrtarisht zbatimi i SEPA-s dhe deri në 31 tetor, ka pasur një “boom” të parave që janë dërguar në Shqipëri përmes......
EKSKLUZIVE/ 600 mln euro transferta me SEPA në tetor - Tejkalohen pritshmëritë. Brumbulli: Kursimet për qytetarët mund të arrijnë deri 70 mln euro
Në vetëm një muaj, nga 7 tetori kur nisi zyrtarisht zbatimi i SEPA-s dhe deri në 31 tetor, ka pasur një “boom” të parave që janë dërguar në Shqipëri përmes......
Rafael Grossi, kandidat për kreun e OKB - Argjentinasi kritikon organizatën dhe shpalos vizionin e tij
Argjentina prezantoi zyrtarisht Rafael Grossi-n, Drejtorin aktual të Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), si kandidatin e saj......
Regjistrohen mbi 18 mijë automjete të reja në 9 muaj - DPSHTRR: Hap i rëndësishëm drejt mbrojtjes së mjedisit
Në rrugët e vendit po shtohen gjithnjë e më shumë automjete të gjeneratës së fundit, duke reflektuar një trend pozitiv drejt modernizimit të flotës......
Sa këmbehen sot valutat kryesore?
Dollari amerikan ka vijuar edhe sot rënien duke humbur sërish pikë sikurse edhe një ditë më parë teksa është blerë këtë të martë me 81.4 lekë dhe është......





