Analiza Postuar më 18 Shkurt 2025, 14:35

Rreth 70 mijë të huaj çelën llogari bankare në Shqipëri/ Numri total i llogarive tejkaloI 3.4 milionë në vitin 2024

Nga Armela Duka

Rreth 70 mijë të huaj çelën llogari bankare në

Numri i llogarive bankare në Shqipëri ka vijuar tendencën rritëse edhe gjatë vitit 2024. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit numri total i llogarive bankare ka arritur në rreth 3.45 milionë, duke shënuar një rritje prej 6.7%, krahasuar me vitin 2023, kur ky tregues ishte rreth 3.2 milionë.

Një nga zhvillimet më të spikatura të vitit 2024 është rritja e ndjeshme e numrit të llogarive të hapura nga jorezidentët. Konkretisht, numri i llogarive bankare të mbajtura nga individë dhe kompani të huaja ka arritur në 71,845, duke shënuar një rritje prej 18.7% në krahasim me një vit më parë. KY zgjerim është nxitur kryesisht nga individët jorezidentë, ndërsa kontributi i kompanive ka qenë më i kufizuar. Në fund të vitit 2024, numri i llogarive të kompanive jorezidente arriti në 2,091, me një shtesë prej vetëm 155 llogarish krahasuar me vitin 2023. Ndërkohë që numri i individëve jorezidentë që kanë çelur llogari bankare në bankat tona është shtuar me më shumë se 11 mijë.

Rritje ka shënuar edhe numri i llogarive të rezidentëve, veçanërisht ato individuale, të cilat përbëjnë pjesën më të madhe të sistemit bankar. Në të kundërt, numri i llogarive të kompanive rezidente ka shfaqur një rritje më të moderuar.

Sa i përket aktivitetit bankar, të dhënat për vitin 2024 tregojnë se individët kanë kryer mbi 3.6 milionë transaksione në arkë me një vlerë totale që tejkalon 967 miliardë lekë, ku më shumë se gjysma kanë qenë depozitime. Nga ana tjetër, bizneset kanë realizuar rreth 3.8 milionë transaksione në arkë, ku 78% e tyre kanë qenë depozitime.

Një pjesë e konsiderueshme e transaksioneve bankare është përqendruar në shlyerjen e kredive. Gjatë vitit 2024 janë kryer rreth 322,500 pagesa për këste kredie nga bizneset , ndërsa individët kanë realizuar mbi 1.9 milionë transaksione të lidhura me pagesën e huasë.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat