Rreth 4.7 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në 6 muaj/ Në rritje vjetore me 4,8%. Më shumë europianë dhe vizita biznesi

Gjatë muajit qeshor, në territorin e Shqipërisë kanë hyrë gjithsej rreth 2.062.775 shtetas, përfshirë si qytetarë shqiptarë, ashtu edhe të huaj. Këto të dhëna, të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), tregojnë për një rritje prej 7.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Nga ky total, 733, 571 ishin shtetas shqiptarë, duke shënuar një rritje prej 8.5%, ndërsa 1,329,204 ishin shtetas të huaj, me një rritje prej 7.1%.
Nga ana tjetër, gjatë të njëjtit muaj janë regjistruar rreth 1.9 milionë dalje nga territori shqiptar, një rritje prej 7.2% krahasuar me majin vitit të kaluar. Brenda këtij numri, rreth 710 mijë ishin shtetas shqiptarë dhe rreth 1.2 milionë ishin të huaj.
Kur shohim të dhënat për periudhën gjashtëmujore Janar–Qershor 2025, vihet re se në Shqipëri kanë hyrë rreth 8.5 milionë shtetas, ku 3.8 milionë e tyre ishin shqiptarë dhe rreth 4.7 milionë shtetas të huaj.
Kjo shifër paraqet një rritje prej 4.8% për shtetasit e huaj në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkohë, daljet nga vendi I shtetasve të huaj gjatë kësaj periudhe, ka arritur në rreth 4.6 milionë persona dhe duke reflektuar një rritje vjetore prej 3.3%.
Sipas origjinës së shtetasve të huaj që kanë hyrë në vend, Europa vijon të jetë rajoni kryesor. Të dhënat tregojnë se 94 % e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Europës, ku rajoni jugor zë 70 % të hyrjeve.
Sa i takon qëllimit të udhëtimeve, në 98% të rasteve hyrjet janë realizuar për arsye personale, si pushime apo vizita tek të afërm, një kategori që ka shënuar rritje prej 6.8%. Hyrjet për arsye biznesi kanë pësuar një zgjerim domethënës, me një rritje vjetore prej 27.9%. Megjithatë, të dhënat nuk janë njëtrajtësisht pozitive, pasi hyrjet për trajtime shëndetësore kanë rënë ndjeshëm, me një ulje të konsiderueshme prej 80.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Më të vizituarat
“Pasqyrë Albania”, një dritare e vetme digjitale për qytetarët
Një platformë e vetme digjitale, ku qytetarët mund të informohen mbi investimet publike, të ndjekin aplikimet dhe ankesat e tyre, por edhe të kontribuojnë në......
Karavastaja me treg peshku - Hapësira e dedikuar në Lagunë, investim 26 milionë lekë
Bashkia e Divjakës ka shpallur garën për ndërtimin e një tregu të ri peshku në lagunën e Karavastasë, në zonën e njohur si “Rezi”, pranë Kanalit të Vaut.......
Ulet çmimi i naftës - Zbret në 212 lekë, benzina në 179 lekë për litër
Bordi i Transparencës ka përcaktuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve, të cilat hyjnë në fuqi sot, më 31 tetor, në orën 12:00. Nafta do të tregtohet me......
Kalifornia takson miliarderët? - Referendumi zhvillohet të martën. Kërkohen fonde për kujdesin shëndetësor
Votuesit e Kalifornisë do të vendosin të martën (3 nëntor) nëse do të miratojnë një taksë shtetërore të parë të këtij lloji mbi miliarderët. Propozimi 40 po......
Saranda lë pas Durrësin - Porti jugor përqendroi 48.4% të udhëtarëve në tremujorin e tretë
Transporti detar në Shqipëri ka shënuar rritje gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026, si në volumin e mallrave të transportuara, ashtu edhe në numrin e......