Rreth 3.3 miliardë lekë më shumë për e-qeverisjen/ Në vitin 2025 do të alokohen rreth 12.5 miliardë lekë në total
Vitet e fundit, Shqipëria ka bërë përparime të dukshme në fushën e qeverisjes elektronike. Sipas të dhënave, janë të disponueshme mbi 1,000 shërbime online për qytetarët përmes platformës e-Albania, që përfaqëson më shumë se 90% të të gjitha shërbimeve publike në Shqipëri.
Investimet dhe përmirësimet tregojnë një angazhim të fortë të qeverisë shqiptare për të modernizuar shërbimet publike dhe për të lehtësuar aksesin e qytetarëve dhe bizneseve në to përmes teknologjisë. Duhet marrë në konsideratë këtu që sipas të dhënave të Eurostat, rreth 3 në 4 persona në vendin tonë kanë përdorur një nga aktivitetet e qeverisjes elektronike në vitin 2023. Ndërkohë, rezulton se kjo normë në Bashkimin Europian është 69%, ose 2 pikë më e ulët se në vendin tonë.
Por sa do të jetë buxheti për vitin 2025 që do të shkojë për e-qeverisjen?
Referuar të dhënave nga relacioni i projekbuxhetit për vitin e ardhshëm, për qeverisjen elektronike do të alokohen rreth 12.5 miliardë lekë ose 125 milionë euro.
Krahasuar me vitin e kaluar, buxheti për modernizimin dhe përmirësimin e qeverisjes online ka patur një rritje të konsiderueshme me rreth 36%. Nga 9.2 miliardë lekë që ishte në vitin 2024, shtesa këtë vit vlerësohet në 3.3 miliardë lekë.
Thksojmë se qeverisja elektronike përfshin aktivitete të tilla si ndërveprimi me autoritetet publike, marrjen e informacionit nga faqet e autoriteteve, shkarkimin e formularëve zyrtarë, aksesi në të dhëna ose regjistra, aksesi në informacionin personal, caktimi i një takimi ose rezervimi, dorëzimi i deklaratave tatimore, pretendimet ose ankesat apo edhe perfitimet nga sigurimet shoqërore.
Sondazh

Energjia elektrike, ngrihet shoqëria e 6 publike - Funksionet, do menaxhojë skemat mbështetëse për energjinë e diellit, erës dhe ujit
Operatori i Energjisë së Rinovueshme do të jetë kompania e gjshtë publike që do të operojë në sektorin elektroenergjetik. Përveç 3 kompanive që janë pjesë e......

“Rritje e efikasitetit për menaxhimin e fondeve të BE- së” - Projektligji: Transparencë e përmirësim standardesh
Në dokumentin e publikuar për konsultim publik është propozuar projektligji për disa shtesa dhe ndryshime “për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së......

Sa do t’i kushtonte Shqipërisë një sistem “anti-përmbytje”? - Mungesa e sigurimit në bujqësi lë në “qiell të hapur” fermerët
“Kemi 27 hidrovore, Darzeza mbështetet me Bankën Botërore, megjithatë jo të gjitha hidorvoret janë në nevojën për investime. 4 hidrovoret që ne kemi punuar......

Interesat e ulëta “largojnë” qytetarët nga depozitat - Kursimet e individëve në banka u rritën me një ritëm më të ngadaltë në korrik-shtator
Interesat e depozitave me afat në lekë kanë shënuar ulje në tremujorin e tretë të vitit. Në terma mesatarë, ato rezultuan 2.0%, nga 2.2% që ishin në......

401 fermerë aplikuan për Skemën Kombëtare të Investimeve - Masa e përfitimit, 50% e vlerës totale të investimit
Janë mbyllur aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve, ku sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural kanë aplikuar 401 fermerë. Rreth 75% e......

Forcohen Dollari dhe Paundi – Sa këmbehen sot Euro dhe Franga?
Dollari amerikan e ka nisur ditën pozitivisht duke regjistruar kështu rritje nga dita e djeshme teksa është blerë sot me 92.7 lekë dhe është shitur me 94......

Ulje çmimesh deri në 35%, oferta e festave të Nëntorit nga DigitAlb
Për festat kombëtare të Nëntorit nuk ka se si të mungojë një ofertë e dedikuar nga DigitAlb, platforma televizive e të gjithë shqiptarëve. Për të gjithë......

Euro bie në nivelin më të ulët të një viti ndërsa SHBA publikon shifrat e inflacionit!
Euro vazhdoi të dobësohej kundrejt dollarit amerikan, duke arritur nivelin më të ulët në një vit pasi Shtetet e Bashkuara publikuan Indeksin e Çmimeve të......