Rreth 12 mijë kërkesa për leje ndërtimi gjatë 8 muajve të pare të 2025/ Që nga 2022 mesatarisht 20 mijë aplikime për vit
Që prej vitit 2016, procesi i aplikimit për leje ndërtimi është dixhitalizuar përmes platformës e-Albania, duke u kthyer në një nga shërbimet më të përdorura dhe më të rëndësishme për qytetarët dhe bizneset. Të dhënat e fundit tregojnë se deri tani janë bërë 145,396 aplikime, një shifër që reflekton në mënyrë të drejtpërdrejtë rritjen e kërkesës për zhvillim ndërtimor në vend, gjatë pothuajse dhjetë viteve të fundit.
Vetëm gjatë periudhës janar–gusht 2024 janë regjistruar 11,348 aplikime, ndërsa për të njëjtën periudhë të vitit 2025 ky numër ka arritur në 12,314, duke shënuar një rritje të ndjeshme që tregon vijimësinë e dinamikës në këtë sektor. Statistikat e tre viteve të fundit nxjerrin në pah një mesatare prej 20 mijë aplikimesh në vit, çka tregon se kërkesa për leje ndërtimi ka një fluks të konsiderueshëm në vend, i cili vijon të mbetet i qëndrueshëm vit pas viti.
Ky volum i lartë aplikimesh është një tregues i qartë se ndërtimi mbetet një sektor strategjik për ekonominë, duke ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin urban, në rritjen e investimeve dhe në hapjen e vendeve të reja të punës.
Më pas, nëse i referohemi të dhënave nga Instituti i Statistikave, rezulton se për gjashtë muajt e parë të vitit janë dhënë plot 604 leje ndërtimi. Qarku i Tiranës dhe i Durrësit mbajnë peshën kryesore, duke pasur numrin më të lartë të lejeve të ndërtimit në vend. Ndërkohë, ajo që vihet re është se vlera e ndërtimeve rezulton të ketë pësuar një rritje më të lartë se ajo e vitit 2024.

Ndërtimi dhe informacioni “thithin” më shumë kredi/ Tregtia, tradicionalisht huamarrësi kryesor, shënoi një rënie prej 35%
Kreditimi i korporatave jofinanciare private vijoi tkurrjen edhe në gusht, duke rënë me 7.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe duke......

Gjermani, papunësia rritet mbi pritshmëritë - Tregu i punës nuk ofron stimujt e nevojshëm për rimëkëmbje
Papunësia në Gjermani u rrit më shumë se sa pritej në shtator, sipas të dhënave të zyrës së punës, ndërsa tregu i punës po përballet me vështirësi për t’u......

Si i ruajnë paratë shqiptarët në bankë? - BSH: Depozitat 1-mujore, “në ditët më të mira”. Rritje rekord me 7% në gusht
Pavarësisht se shumica e qytetarëve i kyçin kursimet e tyre në bankë për një kohë të gjatë, duket se së fundmi po shtohen edhe ata që i fusin paratë në......

Itali, të ardhurat tatimore në rritje - Inflacioni, zgjerimi i punësimit nxisin fitimet dhe ulin deficitin buxhetor
Të ardhurat tatimore të Italisë po rriten më shpejt se sa ishte parashikuar, falë zgjerimit të punësimit dhe inflacionit. Kjo tendencë po e ul deficitin......

30 shtatori, afati i fundit për programin e vetëpunësimit - Grante deri në 1 milion lekë për ide të reja biznesi
Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive bën me dije, se deri më 30 shtator është afati i fundit për të gjithë punëkërkuesit e papunë me një ide të qartë......

Pensionet, rriten nga 1 Tetori - Indeksim në 2.5%, fondi total 1.14 miliardë lekë
Nga 1 Tetori të gjithë pensionistët në Shqipëri do të përfitojnë rritje të pensionit në nivelin 2.5 për qind mbi masën që përfitojnë aktualisht. Vendimi i......

Amazon paguan gjobën “rekord” - 2.5 miliardë dollarë për mashtrim të konsumatorëve
Amazon ka pranuar të paguajë 2.5 miliardë dollarë për të zgjidhur një padi të ngritur nga qeveria federale amerikane, që e akuzonte kompaninë se kishte......

Kosovë, importet arrijnë mbi 5 miliardë euro në 2025 - Oda Ekonomike: Vendi po importon inflacion bashkë me mallrat
Kosova po vazhdon të thellojë varësinë nga mallrat e importuara, duke e çuar deficitin tregtar në një nivel të lartë dhe shqetësues. Vendi ka importuar......