Analiza Postuar më 12 Qershor 2025, 10:56

Rreth 1 në 4 persona paguhet gati dyfishin e 3 të tjerëve/ Struktura e pagave ka “përjetuar” transformime të dukshme në dy vite

Nga Xhorxhina Deda

Rreth 1 në 4 persona paguhet gati dyfishin e 3 të tjerëve/

Në vetëm dy vite, piramida e pagave në Shqipëri ka pësuar një transformim të dukshëm, sipas të dhënave të INSTAT. Grupi i të punësuarve me pagë minimale është përgjysmuar, ndërsa numri i atyre që paguhen mbi 120 mijë lekë bruto është dyfishuar. Të dhënat më të fundit për shpërndarjen e të punësuarve sipas pagës mesatare mujore bruto tregojnë një zhvendosje të fortë drejt pagave më të larta, por edhe një polarizim të heshtur të strukturës së të ardhurave.

Në tremujorin e parë të vitit 2023, më shumë se një në tre të punësuar në Shqipëri (38.8%) merrnin një pagë që i afrohej ose ishte në nivelin minimal të lejuar. Por në fillim të vitit 2025, ky grup përfaqëson vetëm 12.4% të të punësuarve. Rënia me 26.4 pikë përqindje është ndër më të mëdhatë e regjistruara ndonjëherë në një periudhë kaq të shkurtër kohore.

Në të kundërt, grupet e pagave më të larta janë rritur me ritme të shpejta. Ata që marrin mbi 120 mijë lekë janë rritur nga 7% në fillim të vitit 2023 në 13.5% në fillim të 2025. Rritja është edhe më e fortë për grupin 95,001 deri në 120,000 lekë, nga 6% në 13%. Pra, një në katër të punësuar sot merr mbi 95 mijë lekë në muaj, një përqindje që dy vite më parë nuk kalonte as 13%.

Megjithatë, tabloja nuk është aq pozitive për të gjithë. Pothuajse gjysma e të punësuarve (48.2%) në fillim të vitit 2025 marrin më pak se 60 mijë lekë bruto në muaj. Konkretisht, 12.4% janë ende në nivelin e pagës minimale, 23% marrin nga 40,001 deri në 50,000 lekë, dhe 12.8% përfshihen në segmentin 50,001–60,000 lekë.

Kjo nënkupton se ndonëse strukturat e pagave janë lëvizur, një përqindje shumë e madhe e popullsisë së punës mbetet në kufijtë e ulët të të ardhurave, me një fuqi blerëse që nuk ndjek rritjen e çmimeve apo nivelin e jetesës.

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Shkurt Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të konsiderueshme për gjatë kësaj fundjave teksa është blerë këtë mëngjes me 80.8 lekë dhe është shitur me 81.8......