Rreth 1 miliard euro ndërtime të reja në vitin 2024/ Sipërfaqja e miratuar vlerësohet në gati 2.5 milionë metra katrorë
Sektori i ndërtimit përjetoi një “bum” gjatë vitit të kaluar sipas shifrave më të fundit, ndërkohë që ka qenë një kontribues i rëndësishëm i rritjes ekonomike. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se lejet e dhëna për ndërtim kanë arritur vlerën e 106.4 miliard lekëve në total në vitin 2024, ose 1 miliard euro, nga 89.6 miliardë lekë miratuar gjatë vitit 2023, duke shënuar një rritje prej 18.8%.
Gjatë vitit 2024, janë miratuar gjithsej 1,336 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 1,602 leje ndërtimi të miratuara në vitin 2023, duke shënuar një rënie prej 16.6%. Vetëm përgjatë tremujorit të katërt janë miratuar gjithsej 317 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 303 leje të miratuara në tremujorin e katërt 2023, duke shënuar një rritje prej 4.6%.
Edhe pse me rënie të lejeve, sipërfaqja është rritur ndjeshëm. Ndërkohë, nga ana tjetër, gjatë vitit 2024, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja është 2.49 milionë metra katrorë, nga 2.11 milionë metra karorë miratuar në vitin 2023, duke shënuar një rritje prej 18.1%.
Ajo që vihet re nga të dhënat është Tirana si qarku me peshën më të lartë në këto shifra. Numri i lejeve të ndërtimit në kryeqytet u vlerësua në 494 leje, më një sipëfaqe prej 1.9 milionë metra katrorë.
Sondazh
Sa ju bindin programet ekonomike të partive për zgjedhjet e 11 majit 2025?
-
Janë të detajuara dhe të realizueshme
-
Kanë ide të mira, por mungojnë detajet e zbatimit
-
Janë premtime të parealizueshme

“Lehtësi për qytetarët dhe bizneset” - Berisha: Paga minimale 500 euro, ajo mesatare 1,200 euro. Ulim çmimin e energjisë
Gjatë një konference për mediat, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu rikthye edhe një herë programit ekonomik të kësaj force politike duke përmendur......

Investim në teknologji dhe inovacion - “TEDA Tirana”, marrëveshje me kompaninë izraelite për bankë të dhënash digjitale
Është nënshkruar marrëveshja mes “TEDA Tirana” dhe kompanisë izraelite “H.A.P.I Advanced Technologies LTD”. Në këtë marrëveshje nënshkruhet një investim i......

18 centrale diellore hynë në prodhim - Rritet pesha e energjisë fotovoltaike, kapaciteti i impianteve të rinj është 255.95 MW
18 centrale fotovoltaike hynë në prodhim gjatë vitit 2024, duke ndikuar në rritjen e energjisë diellore në vend. Sipas të dhënave të publikuara nga Enti......

Depozita afatshkurtra, apo afatgjata? Çfarë preferuan individët dhe bizneset në janar?
Pas rritjes së ndjeshme të depozitave në lekë, që sipas analizës së mëparshme të “Scan Intel” u zgjeruan rreth katër herë më shumë se ato në valutë të huaj,......

Investimet publike u rritën 90.2% në një dekadë - Projekte në rrugë dhe energji. Rritet financimi i brendshëm me 161%
Investimet publike në vend u rritën me 90.2% në një dekadë, duke sjellë dhe shërbime më të mira për qytetarët dhe kthim pas të taksave të paguara. Sipas një......

Tregtia, sektori më i kredituar në janar/ Përfitoi 8,1 mld lekë. Ndjek industria përpunuese me 2,1 mld lekë
“Scan Intel” ka analizuar shifrat në lidhje me kreditimin gjatë muajit Janar të vitit aktual, për të kuptuar se cilët segmente të sektorit privat janë......

Italia, 3 mld euro për të ulur kostot e energjisë - Masa do të shërbejë për të mbështetur familjet dhe bizneset
Italia planifikon një sërë masash me vlerë rreth 3 miliardë euro për të ndihmuar familjet dhe firmat të përballen me kostot e larta të energjisë. Rritja e......

Protestat “paralizojnë” Greqinë - Qytetarët kërkojnë drejtësi dy vjet pas aksidentit që shkaktoi 57 viktima
Punëtorët grekë kanë nisur grevën, duke ndaluar fluturimet, transportin detar dhe trenat në të gjithë Greqinë. Njerëzit u ngritën në protesta për mungesën e......