Remitancat në rritje, por me euro të dobët/ Dërgesat e emigrantëve arrijnë “majat” për tremujorin parë të vitit aktual
Remitancat nga emigrantët shqiptarë kanë shënuar një tjetër rekord historik në tremujorin e parë të vitit 2025, duke arritur në 250.68 milionë euro, sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë. Kjo është shifra më e lartë ndonjëherë për një tremujor të parë që prej vitit 2008, duke tejkaluar edhe nivelin rekord të një viti më parë.
Në një vështrim krahasues, tremujori i parë i vitit 2025 ka shënuar një rritje me 3.6%, kahasuar me të njetën periudhë të një viti më parë. Por, ajo që vihet re nga të dhënat është fakti se rritja është ngadalësuar, nga 13.2% që rriteshin në tremujorin e parë të vitit 2024 dhe 16% në vitin 2023
Viti 2024 ishte gjithashtu i jashtëzakonshëm në këtë drejtim, ku dërgesat totale të emigrantëve arritën afro 1 miliard euro, niveli më i lartë që nga nisja e matjeve moderne, dhe më shumë se çdo vit tjetër, përfshirë edhe 2008-ën, vitin që deri vonë mbahej si referencë e flukseve më të mëdha të remitancave.
Por, përtej vlerës nominale, kjo rritje e remitancave vjen në një kontekst të veçantë, zhvlerësimi i euros. Me kursin që ka prekur nivele të ulëta historike ndaj lekut, vlera reale e remitancave në monedhën vendase është relativisht më e ulët për përfituesit në Shqipëri. Pra, edhe pse më shumë euro po hyjnë në ekonomi, fuqia blerëse e tyre është ndikuar ndjeshëm nga zhvlerësimi.
Ky zhvillim krijon një paradoks, më shumë remitanca në euro, por më pak ndikim real për familjet shqiptare, veçanërisht ato që mbështeten te këto dërgesa për konsum të përditshëm.

A është koha për të investuar në kriptovaluta? Ja çfarë thonë ekspertët
Kriptomonedhat gjithnjë e më shumë po pranohen prej rregullatorëve dhe investitorëve të mëdhenj institucionalë si një klasë aktive që duket se ka ardhur për......

Mungesa e fuqisë punëtore kërcënim për rritjen ekonomike në Gjermani
Ulrike Malmendier, anëtare e ekipit të ekonomistëve që këshillojnë qeverinë gjermane, paralajmëron se mungesa e punëtorëvetë kualifikuar është aktualisht......

Serbia, 1.9 miliardë euro hua për 12 avionët francezë Rafale
Ministri i Financave i Serbisë, Sinisha Malli, tha se vendi i tij do të marrë hua rreth 1.9 miliard euro nga bankat e huaja, për të bërë pagesën e plotë të......

AAPSK dhuron një automjet për shërbime sociale në ndihmë të fëmijëve me aftësi ndryshe në Bashkinë Bulqizë
Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka transferuar me kalim kapitali pa pagesë një automjet në favor të Bashkisë......

Turistët kinezë “zbarkojnë” drejt Evropës - Rritet numri i vizitorëve aziatikë, por “tkurren” shpenzimet
Qytetarët amerikanë, të ndjeshëm ndaj kostove, mund të jenë duke reduktuar pushimet e tyre evropiane këtë verë, por një grup tjetër po e zë vendin e lirë:......

“Zjarrvënia e qëllimshme, akt kriminal. Të zbulohen e ndëshkohen autorët” - Ministri Hoxha, me drejtuesit e Shërbimit Zjarrfikës
Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha kërkoi të ndërmerren masa për parandalimin, ndërhyrjen e shpejtë dhe efikase në raste zjarresh, por edhe për identifikimin......

Apple prezanton veçoritë e reja të “IA” - Zbulon përkthimet “live” dhe teknologjinë e “qelqit të lëngshëm”
Apple njoftoi disa veçori të inteligjencës artificiale, duke përfshirë teknologjinë themelore që përdor për Apple Intelligence, në një përditësim të......

Emigrantët shqiptarë po fitojnë më shumë para’! - 154 mln euro nga paga në 3 muaj. Në një vit u rritën me 12%
Nga puna jashtë vendit, emigrantët shqiptarët kanë përfituar 154.7 milionë euro gjatë tre muajve të parë të vitit 2025. Sipas të dhënave nga Banka e......