Rekord remitancash, 621 milionë euro në 6 muaj/ Vetëm në tremujorin e dytë emigrantët sollën 347.1 milionë euro

Dërgesat e emigrantëve drejt Shqipërisë kanë shënuar një tjetër rekord, duke u rritur ndjeshëm gjatë gjysmës së parë të vitit 2026.
Sipas të dhënave të "Bankës së Shqipërisë", vetëm gjatë tremujorit të dytë emigrantët dërguan në vend 347.1 milionë euro, niveli më i lartë i regjistruar për një tremujor që prej vitit 2008, kur nis seria e të dhënave të disponueshme.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur remitancat ishin rreth 281.1 milionë euro, rritja rezulton 23.5%, ose rreth 66 milionë euro më shumë.
Kjo përbën edhe një përshpejtim të fortë të ritmit të rritjes. Në tremujorin e dytë të vitit 2025, remitancat ishin rritur me vetëm 4.9% në terma vjetorë, ndërsa këtë vit ritmi është pothuajse pesë herë më i lartë.
Në total, gjatë periudhës Janar-Qershor 2026, emigrantët sollën në Shqipëri rreth 621.4 milionë euro, kundrejt rreth 531.8 milionë eurove në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kjo do të thotë se në vetëm një vit remitancat janë shtuar me afro 90 milionë euro, ose me 16.9%. Edhe shifra e gjashtëmujorit është më e larta e regjistruar në serinë e të dhënave që prej vitit 2008.
Rritja e këtij viti vjen pas një tjetër rekordi të vendosur në vitin 2025. Gjatë gjithë vitit të kaluar, remitancat arritën në rreth 1.12 miliardë euro, duke kaluar për herë të parë ndjeshëm nivelin e 1 miliard eurove.
Megjithatë, forcimi i lekut ndaj euros vijon të zbehë një pjesë të efektit të këtyre dërgesave për familjet që i konvertojnë të ardhurat në monedhën vendase. Gjatë gjysmës së parë të vitit 2026, euro ka vijuar tendencën rënëse ndaj lekut, duke kaluar nga një mesatare mujore prej rreth 96.6 lekësh në janar në rreth 94.8 lekë në qershor.
Duke marrë si referencë një kurs mesatar prej rreth 95.8 lekësh për euro gjatë gjashtëmujorit, 621.4 milionë euro remitanca përkthehen në afërsisht 59.6 miliardë lekë.
Të huajt shpenzuan 2.38 miliardë euro në Shqipëri/ Bilanci neto në gjysmën e parë të vitit arriti në 956 milionë euro
Turizmi ka sjellë më shumë të ardhura në ekonominë shqiptare gjatë gjysmës së parë të vitit 2026. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të huajt......
Shqipëria synon terminal LNG - Marrëveshje me kompaninë amerikane për projektin që mund të furnizojë Ballkanin me gaz
Shqipëria dhe kompania amerikane e gazit të lëngshëm natyror, Argent LNG, kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për të vlerësuar ndërtimin e një......
Falen 1.95 milionë euro detyrime - DPT: 651 tatimpagues përfituan gjatë gushtit nga falja automatike
Gjatë muajit gusht, 651 tatimpagues kanë përfituar nga falja automatike e detyrimeve tatimore, me një vlerë totale prej 1.95 milionë eurosh. Lajmi është......
Rama: Gjashtë programe të reja strehimi në kuadër të “Rilindja 2.0”
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot nisjen e Programit të ri Kombëtar të Strehimit për Shqipërinë, Rilindja 2.0. Në aktivitetin e organizuar me rastin e......
Strehimi 2.0, ndryshon politika e banesave - Qeveria synon të zgjerojë mbështetjen për familjet në nevojë dhe çiftet e reja
Qeveria po përgatit një ndryshim të rëndësishëm në politikën e strehimit, duke kaluar nga një model i fokusuar kryesisht te familjet në nevojë drejt një......
Pronat, zgjidhje brenda 2028? - Avokati: Përshpejtohet procesi, problematikat janë të shumta
Të gjitha çështjet e pronësisë do të trajtohen nga “Agjencia Shtetërore e Pronës”, institucioni i vetëm dhe qendror që do të marrë përsipër të mbyllë......
Sejko, takim me BERZH - Fokus te kreditimi, bizneset e vogla dhe integrimi në BE
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me Francis Malige, Drejtor Menaxhues për Institucionet Financiare në Bankën Evropiane për......
Paga mesatare arrin 92 mijë lekë/ Cilat profesione po paguhen më shumë?
Paga mesatare mujore bruto në Shqipëri vijon trendin rritës. Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026, paga mesatare mujore bruto......

