Rekord fitimesh për bankat, niveli më i lartë në 8 vite/ Ritmi i rritjes së të ardhurave tejkaloi atë të shpenzimeve
Të ardhurat neto të bankave, ose fitimi, gjatë tremujorit të katërt të vitit të kaluar arritën në 37.3 miliardë lekë, sipas të dhënave më të fundit nga Banka e Shqipërisë. Ky është niveli më i lartë i fitimeve në tetë vitet e fundit, duke reflektuar performancën pozitive të sektorit bankar si në kreditim ashtu edhe në depozita. Rikujtojmë se të dy treguesit, kanë shfaqur rritje gjatë këtij viti.
Fitimi i bankave përfshin të ardhurat neto pa zërat e jashtëzakonshëm dhe taksat mbi të ardhurat. Në të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, të ardhurat neto të bankave që operojnë në vendin tonë, fiksoheshin në 32.4 miliardë lekë, çka do të thotë se në harkun kohor të një viti ato janë shtuar me 4.9 miliardë lekë ose rreth 49 milionë euro shtesë në formë të ardhurash.Në terma vjetorë rritja përllogaritet në 15.2%.
Sa i përket të ardhurave bruto të sektorit bankar gjatë tremujorit tè fundit të vitit 2024, ato fiksohen në 99.5 mld lekë, nga 88.1 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të vitin 2023. Sipas të dhënave të analizuara nga “Scan Intel”, të ardhurat nga interesat mbajnë peshën kryesore, ndërsa pjesa e mbetur përfshin të ardhura nga komisionet, instrumentet financiare dhe shoqëritë e lidhura me bankat.
Ndërkohë, në linjë me të ardhurat janë rritur edhe shpenzimet e sektorit bankar gjatë vitit të kaluar. Shpenzimet janë ngjitur në 51 mld lekë, nga 46.5 mld lekë që ishin në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, duke u rritur kështu me rreth 9.68% brenda vitit. Megjithatë, ritmi i rritjes së të ardhurave, ka tejkaluar atë të shpenzimeve, duke përforcuar fitimet e sektorit bankar.
Sondazh

112 mln euro për hidrogjenin e gjelbër në Greqi- BE miraton fondin, mbështeten disa aktivitete ekonomike
Komisioni Evropian ka miratuar sipas rregullave të BE-së, ndihmën shtetërore 111.7 milionë euro për të mbështetur Motor Oil Hellas, një kompani greke......

Miratohen detyrat e Komitetit për statistikat e turizmit- Vendimi/ Do të jetë organi koordinues për të dhëna të sakta
Këshilli i Ministrave ka vendosur që Komiteti për të Dhënat Statistikore në Turizëm, do të jetë organi koordinues pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.......

BSH: 1.9% interesi mesatar për depozitat në lek- Normat/ Si u mbyll viti 2024 për kursimet e qytetarëve dhe biznesve?
Për sa i përket depozitave, viti që lamë pas u mbyll me një rënie të normave të interesit, si për kursimet e ruajtura në lek, ashtu dhe për ato në euro.......

Shqipëria, pjesë e iniciativës evropiane për mbrojtjen ajrore- Angazhim dhe në operacionet e NATO-s “FOCOPS” në Mesdhe
Shqipëria dhe Portugalia nënshkruajnë memorandumin e mirëkuptimit për zhvillimin e mëtejshëm të Iniciativës Evropiane për Mbrojtjen Ajrore (European Sky......

Çmimet e energjisë së diellit dhe erës- Prodhimi vendas, ERE nis procedurat për burimet e reja që u kontraktuan në 2024-ën
Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurën për përcaktimin e çmimit të blerjes së energjisë elektrike të prodhuar nga prodhuesit ekzistues me përparësi......

Bizneset, kur nuk do paguhet tatim mbi qiranë?- Udhëzimi i Financave/ Lehtësohen të vetëpunësuarit
Jo të gjitha bizneset në vend do të kenë detyrim për të paguar tatim mbi qiranë. Udhëzimi i ri i Ministrisë së Financave, saktëson se në rastin kur personat......

Rruga Shirokë-Zogaj përfundon këtë vit- Banorët: Lehtësi për ne dhe bizneset
Rruga Shirokë-Zogaj është një nga projektet prioritare që po realizohen me ritëm të shpejtë në Shkodër, duke shënuar një hap të rëndësishëm për zhvillimin e......

“Të rivendosen fondet e ndihmës së huaj” Gjykata kundërshton vendimin e administratës Trump
Një gjykatës federal urdhëroi administratën e Presidentit të SHBA Donald Trump të rivendoste fondet për qindra kontraktorë të ndihmës së huaj, të cilët......