Analiza Postuar më 9 Dhjetor 2024, 11:54

Reduktohet koha e përpunimit të deklaratave doganore/ Lehtësohet tregtia ndërkombëtare, ulen kostot e qëndrimit në dogana

Nga Armela Duka

Reduktohet koha e përpunimit të deklaratave doganore/ Lehtësohet

Administrata doganore shqiptare, një institucion kyç për ekonominë e vendit, vazhdon të tregojë përmirësime të dukshme në drejtim të efikasitetit dhe shërbimit ndaj qytetarëve dhe bizneseve. Si një organizëm që menaxhon kufinjtë ekonomikë të Shqipërisë, doganat luajnë një rol të rëndësishëm në mbledhjen e të ardhurave për buxhetin e shtetit, kontrollin e qarkullimit të mallrave dhe lehtësimin e tregtisë ndërkombëtare.

Sipas të dhënave nga "Ministria e Financave", gjatë tetë muajve të parë të këtij viti, janë procesuar 488,313 deklarata, ku rritja më e madhe rezulton të jetë për 'deklaratat e importit 4', të cilat janë edhe deklarata që sjellin të ardhurat për administratën doganore. 'Deklarata e importit 4' është një lloj dokumentacioni doganor i cili shërben për të zhdoganuar mallrat që importohen nga jashtë vendit. Kjo lloj deklarate zakonisht përfshin importin e mallrave që janë objekt i tarifave doganore dhe tatimeve.

Por ajo që bie më shumë në sy është përmirësimi në shpejtësinë e përpunimit të deklaratave në kanalet e ndryshme doganore. Koha e përpunimit në kanalin e verdhë është ulur me 12 minuta, kanali i gjelbër me 7 minuta, dhe kanali i kuq ka shënuar përmirësimin më të madh, duke ulur kohën me 63 minuta. Kanali i gjelbër do të thotë “përzgjedhje pa kontroll doganor” për zhdoganimin e mallrave, duke eleminuar kontrollin dokumentar dhe atë fizik. Kanali i verdhë është për mallra që mund të kenë potencialisht rrezik dhe kërkojnë  kontrolle të dokumentacionit, por jo kontroll fizik, ndërsa kanali i kuq kërkon një kontroll të plotë doganor të mallrave që pritet të zhdoganohen.

Reduktimi i kohës së përpunimit mund të sjellë lehtësim të tregtisë ndërkombëtare duke ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e klimës së biznesit. Bizneset mund të importojnë dhe eksportojnë mallra më shpejt, duke ulur kostot e qëndrimit në dogana dhe duke përshpejtuar procesin e furnizimit të tregut. Nga ana tjetër, reduktimi i kohës rrit transparencën, duke minimizuar mundësitë për abuzime ose vonesa të qëllimshme, gjë e cila do të rriste besimin midis bizneseve dhe administratës doganore. Po ashtu, një sistem doganor më efikas krijon kushte më të favorshme për investitorët vendas dhe të huaj, duke forcuar konkurrencën e tregut shqiptar në tregun global.

 

Sondazh

Poll
Shqipëria 9 Dhjetor Edel Strazimiri

Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?

Monedha europiane është blerë sot me 97.8 lekë dhe është shitur me 98.5 lekë duke humbur pikë nga java që lamë pas sipas kursit të këmbimit lokal. Dollari......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat