“Real estate” kryeson investimet e huaja/ Por, transporti dhe akomodimi shënojnë rritjen më të lartë vjetore
Të dhënat zyrtare nga Banka e Shqipërisë në lidhje me investimet e huaja direkte tregojnë se, “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” kanë marrë vendin e parë sa i përket flukseve vjetore hyrëse në vendin tonë. Ky sektor ka tërhequr rreth 379.3 milionë euro investime të huaja direkte gjatë vitit të kaluar, ose rreth ¼ e totalit prej rreth 1.6 miliard eurosh. Ky sektor vijon të qëndrojë në vend të parë, me një rritje prej 17% në harkun kohor të një viti.
Sa i përket vendit të dytë në renditje, shohim se ka një rikonfigurim, me “Aktiviteteve financiare dhe të sigurimit” që i kanë “rrëmbyer” pozicionin “Industrisë nxjerrëse”, dhe kanë tërhequr rreth 286.8 milionë euro investime të huaja në një vit. Ndërkohë, “Industria nxjerrëse” ka tërhequr rreth 213 milionë euro në formën e invetimeve të huaja direkte.
“Industria përpunuese” si dhe energjia elektrike, gazi dhe furnizimi me ujë mbyllin 5 vendet e para të renditjes së flukseve të IHD sipas aktivitetit ekonomik. Në vend të fundit ndërkohë është bujqësia dhe aktvitete të tjera shërbimi.
Sa i përket ndryshimeve vjetore sipas sektorëve, në sy bien dy prej tyre. “Transporti dhe magazinimi”, që kanë regjistruar një rritje vjetore të flukseve prej 125%, dhe “Akomodimi dhe Shërbimi ushqimor” duke shënuar edhe rritjen më të madhe vjetore mes të gjitha aktiviteteve të tjera prej 164.5%.
Ndërkohë, nga ana tjetër, ka patur edhe aktivitete që kanë shënuar rënie si industria nxjerrëse, tregtia me shumicë dhe pakicë, shërbimet administrative, arte apo arsimimi. Rënia vjetore e flukseve të IHD për këtë aktivitet regjistrohet nga 7.5% deri në 100%.
Sondazh

Trump vendos tarifa 25% për importet e makinave në SHBA!
Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkurën se do të vendoste tarifa 25% në importet e makinave, një veprim që udhëheqësi amerikan pretendon se do të......

Rama: Rrisim pagën minimale 500 euro. Hyn në fuqi në janar 2026!
Kryeministri vendit, Edi Rama gjatë pyetje/përgjigjeve me qytetarët në rubrikën e tij “Sy m’Sy” në platformat sociale, njoftoi se paga minimale do të rritet......

Rama: Procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar për telefonat smart!
Kryeministri vendit Edi Rama deklaroi sot gjatë rubrikës së tij “Sy m’Sy”, se procedura për mbylljen e TikTok ka përfunduar për telefonat smart. Ai u shpreh......

Rritje e valutave kryesore – Forcohen Dollari, Paundi e Franga!
Dollari amerikan ka pasur edhe këtë mëngjes një rritje të lehtë të vlerës pasi është blerë me 91.3 lekë dhe është shitur me 92.5 lekë në raport me një ditë......

“Gatishmëria 2030”, planet e Evropës për riarmatimin - Sektori i mbrojtjes i Evropës ofron rreth 600,000 vende pune
Bashkimi Evropian është angazhuar për të forcuar kapacitetet evropiane të mbrojtjes. Propozimi i Komisionit Evropian, i emërtuar fillimisht “Riarmatosja e......

Begaj me Guvernatorin austriak: Mundësi bashkëpunimi në ekonomi, hoteleri e turizëm
Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, u prit sot në një takim nga Guvernatori i Austrisë së Epërme, Thomas Stelzer, në kryeqytetin Linz, një nga......

“Ulja e çmimit të energjisë ndikoi inflacionin”- Ekonomia, Sejko: Në trajektore pozitive zhvillimi, por lufta tregtare mund ta dëmtojnë
Ulja e çmimit të energjisë me 10.5% për konsumatorët familjarë është një nga faktorët që ka ndikuar në rënien e inflacionit në 2 muajt e parë të vitit. Në......

Rama me sipërmarrësit në Shkodër: 200 mln euro investime në energji dhe ujë
Kryeministri Rama, i cili ndodhet sot në Shkodër zhvilloi një bashkëbisedim me sipërmarrës të suksesshëm në hoteleri, mbi arritjet në biznes, sfidat e hasura......