Qiratë shtrenjtuan kostot e jetesës në Shkurt/ Inflacioni arriti në 2.5%, niveli më i lartë që ka Korriku i vititi të shkuar

Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat për Indeksin e Çmimeve të Konsumit për muajin shkurt 2026, ku sipas tyre norma e inflacionit në këtë muaj arriti në 2.5%, duke shënuar rritje krahasuar me 1.9% që ishte në shkurt të vitit 2025.
Krahasuar me muajin janar 2026, çmimet e konsumit janë rritur me 0.5%, çka tregon një rritje të lehtë të kostos së jetesës gjatë muajit të fundit.
Sipas të dhënave, rritja vjetore e çmimeve është ndikuar kryesisht nga shtrenjtimi i grupit “qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera”, ku çmimet janë rritur me 5.3%. Rritje janë shënuar edhe në sigurime dhe shërbime financiare me 4.3%, argëtim, sport dhe kulturë me 4.2%, si dhe restorante dhe shërbime akomodimi me 2.4%.
Ndërkohë, krahasuar me muajin janar 2026, rritja më e madhe e çmimeve është parë tek ushqimet dhe pijet joalkoolike, me 0.9%, të ndjekura nga argëtimi, sporti dhe kultura me 0.7% dhe qiratë, energjia dhe karburantet me 0.6%.
Nga ana tjetër, disa kategori kanë shënuar ulje të lehtë të çmimeve. Veshjet dhe këpucët kanë rënë me 0.3%, ndërsa një rënie e vogël është regjistruar edhe në informacion dhe komunikim si dhe në kujdesin personal dhe shërbimet e ndryshme.
Çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike shënuan gjithashtu rritje gjatë muajit shkurt. Sipas të dhënave të INSTAT, ato u rritën me 0.9% krahasuar me janarin dhe me 1.7% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë, duke qenë një nga grupet që ndikojnë drejtpërdrejt në shpenzimet e përditshme të familjeve. Megjithatë, të dhënat më të detajuara për ecurinë e çmimeve të ushqimeve sipas nën-grupeve nuk janë publikuar së fundmi, pasi publikimi i fundit i tillë është bërë në dhjetor të vitit 2025.
Duhet të mbajmë në konsideratë se konflikti në Lindjen e Mesme dhe rritja e shpejtë e çmimeve të naftës po krijojnë rreziqe të reja për inflacionin. Nëse çmimet e naftës mbeten të larta për një periudhë më të gjatë, kjo mund të sjellë një rritje të mëtejshme të inflacionit në muajt në vijim.
Shqipëria, ndër liderët për gratë në qeveri/ 54% e posteve qeveritare mbahen nga gra, shumë mbi mesataren e BE-së
Eurostat ka publikuar disa të dhëna mbi përfaqësimin gjinor në politikë. Ajo që bie në sy është se pothuajse të gjitha shtetet kanë shënuar një rritje të......
Rama: I dimë me emra ata që po e luftojnë projektin e “Porto Romanos”. S’kam plan B veç BE-së
Në mbledhjen e Grupit Socialist, kryeministri Edi Rama tha se ndërtimi i portit të ri tregtar dhe ushtarak në Porto-Romano, parashikon krijimin e një zone të......
93.75 mln lekë për rrëshqitjen e Librazhd-Prrenjas/ Autoriteti Rrugor Shqiptar bën gati tenderin për rrugën alternative
Sistemimi i rrëshqitjes në aksin Librazhd - Prrenjas do të kushtojë 93.750.000 lekë. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar pranë Agjencisë së Prokurimit......
Rama: Balluku do të vazhdojë drejtuese politike e PS në qarkun Fier
Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh kryeministri Edi Rama, deklaroi sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste se Belinda Balluku do të......
Rama: Hekurudha Durrës-Tiranë nis operimin në fillim të vitit të ardhshëm - Elektrifikim sipas standardeve të BE
Kryeministri Edi Rama, njëherësh, kryetar i Partisë Socialiste deklaroi sot gjatë takimit me grupin e parlamentar të PS se qeveria ka një plan të qartë dhe......
Nis zbatimi i skemave të reja për pagesë me këste të debive - Kategoritë përfituese nga reduktimi i kamatës deri në 100%
Furnizuesi i Shërbimit Universal (FSHU), pjesë e OSHEE Group, ka nisur zbatimin e skemave të reja lehtësuese për shlyerjen me këste të detyrimeve nga faturat......
Rama: Pezullimi i Ballukut ishte masë absurde, preku funksionin institucional
Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh kryeministri Edi Rama, deklaroi sot në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, nga Kryesia e Kuvendit,......
Manja për imunitetin e Ballukut: Nuk ka më funksione ekzekutive, nuk e pengon hetimin
Deputeti i Partisë Socialiste, njëherësh Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja prezantoi sot raportin në kuadër të kërkesës së Prokurorisë së Posaçme......


