Qiratë në Shqipëri ndër më fitimprurëset në Europë/ Në Tiranë, Durrës e Vlorë investimi kthehet më shpejt falë qirave

Shqipëria po konsolidohet gradualisht si një nga tregjet më interesante në Europë për investime në pasuri të paluajtshme, veçanërisht në sektorin e qirave. Të dhënat më të fundit mbi kthimet e investimeve nga qiraja nga Investropa tregojnë se disa qytete shqiptare po ofrojnë norma fitimi që tejkalojnë ndjeshëm mesataren europiane, duke e kthyer vendin në një destinacion gjithnjë e më tërheqës për investitorët vendas dhe të huaj.
Sipas grafikut të publikuar i bazuar në të dhëna nga Banka e Shqipërisë, Numbeo, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore, Tirana regjistron një kthim mesatar rreth 7% nga qiratë, një nivel që e vendos kryeqytetin shqiptar përkrah ose mbi qytete si Madridi, Brukseli, Amsterdami dhe Varshava. Ky tregues konsiderohet shumë konkurrues në standardet europiane, ku në shumicën e kryeqyteteve kthimet vështirë se kalojnë 5%.
Përtej Tiranës, Durrësi dhe qytetet bregdetare po shfaqin gjithashtu performancë të fortë. Durrësi, si një nga qendrat kryesore urbane dhe portuale të vendit, përfiton nga kërkesa e qëndrueshme për qira afatgjata dhe afatshkurtra, duke ofruar kthime të krahasueshme me kryeqytetin. Ndërkohë, Vlora shënon rreth 6%, e mbështetur kryesisht nga zhvillimi i shpejtë i turizmit, rritja e numrit të vizitorëve të huaj dhe zgjerimi i ofertës së qirave sezonale.
Në krahasim, tregjet tradicionale të Europës Perëndimore rezultojnë shumë më pak fitimprurëse. Qytete si Parisi, Mynihu, Zyrihu, Londra apo Vjena ofrojnë kthime që variojnë kryesisht mes 3 dhe 4%, ndërsa në disa raste edhe më pak. Kjo diferencë shpjegohet me çmimet shumë të larta të blerjes së pronës, rregullimet e forta të tregut të qirave dhe një nivel të lartë maturimi të këtyre tregjeve.
Nga ana tjetër qyteti I Portos në Portugali mban fitimet më të larta nga qiratë në kthimin e pronës. Porto pasohet nga Roterdami, Stambolli dhe Dublini ku cilësohen si vende ku investimi kthehet nga qiratë më shpejt .
Në tërësi, të dhënat sugjerojnë se Shqipëria po pozicionohet gjithnjë e më fort në hartën europiane të investimeve në pasuri të paluajtshme, jo vetëm si një treg në zhvillim, por si një alternativë reale për investitorët që kërkojnë kthime më të larta krahasuar me tregjet e konsoliduara të BE-së.

Ndërtimi i korridorit 8 rrugor - Gati shpronësimet për 148 pasuri në lotin II të segmentit Elbasan - Qafë Thanë
Problematika e shpronësimeve në lotin II të korridorit 8, po shkon drejt zgjidhjes, duke hapur rrugë përfundimit të punimeve. Agjencia Shtetërore e......
Importet e makinave në rritje, kryeson Koreja e Jugut - Mbi 6 mijë mjete të regjistruara në muaj, Tirana me peshë kryesore
Regjistrimet për herë të parë të mjeteve në vend kanë shënuar rritje në fillim të vitit 2026. Sipas të dhënave zyrtare të DPSHTRR, gjatë muajit janar janë......
OBP përmbyll Arkivën Digjitale: Një platformë e zhvilluar nga ekspertët TIK të institucionit
Operatori i Blerjeve të Përqendruara (OBP) ka përfunduar me sukses ndërtimin dhe funksionalizimin e Arkivës Digjitale, një nga shtyllat kryesore të......
Trump kërcënon të ndalojë hapjen e urës SHBA-Kanada: “Kanadaja duhet ta trajtojë SHBA-në me respektin që meriton"
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kërcënoi se do të ndalojë hapjen e urës së re prej 4.7 miliardë dollarësh që lidh Detroitin dhe Ëindsorin e Ontarios, në......
Mali i Zi, Presidenti dekretoi 25 ligjet për integrimin në BE - Milatoviç: Në Mal të Zi e dinë kush po e pengon integrimin
Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviç, ndryshoi mendje dhe vendosi të dekretojë 25 ligjet që i cilësoi “të vlerësuara si të papranueshme” dhe që kishte......
SHBA: 2 poste komanduese të NATO-s për europianët - Administrata Trump: Duhet një NATO e udhëhequr nga Europa
Shtetet e Bashkuara do t'ua dorëzojnë oficerëve evropianë dy nga postet kryesore komanduese të NATO-s - në Napoli të Italisë dhe Norfolk të Virxhinias, tha......
SHBA-të udhëzime për anijet në Ngushticën e Hormuzit - “Anijet me flamur amerikan sa më larg nga deti territorial i Iranit”
Shtetet e Bashkuara lëshuan këtë javë udhëzime të reja për anijet tregtare që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, një rrugë kyçe detare për furnizimet me......
Gabime në mjekime, çfarë mund të na japë AI? - ‘Chatgpt nuk mund të zëvendësojë mjekun profesionist’
Inteligjenca artificiale po trondit industritë, nga softuerët dhe drejtësia tek argëtimi dhe arsimi. Tanimë ajo po paraqet sfida sektorin e shëndetësisë,......


