Qiraja, me rritjen më të madhe të çmimeve/ Inflacioni i shtatorit arriti në 2.4%. U nxit edhe nga ushqimet e pijet
Inflacioni i muajit Shtator të këtij viti paraqitet më i lartë se në muajin Gusht, i cili preku normën 2.3%. Sipas Instat, muajt e verës, të ndikuar sidomos nga turizmi dhe kërkesa, patën normë të rritjes së çmimeve më të lartë.
Indeksi i Çmimeve të Konsumit për muajin Shtator 2025 arriti në 120.3, duke regjistruar një rritje prej 2.4%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur ishte 1.9%. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Shtator 2025, krahasuar me Gusht 2025 është 0.7%.
Rritja vjetore e çmimeve u nxitën kryesisht nga qiraja dhe ushqimet e pijet joalkoolike, që kontribuan me 0.83 pikë dhe 0.63 pikë. Gjithashtu, çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikuan pozitivisht me 0.19 pikë përqindje, çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me 0.17 pikë përqindje, çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” me 0.14 pikë përqindje, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me 0.11 pikë përqindje.
Krahasuar me muajin Shtator 2024, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Argëtim dhe kulturë” me 4.7%, pasuar nga grupet “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 4.1%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 3.4%, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2.6% dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me 2.5%. Po ashtu “Shërbimi arsimor” u rrit me 2.2%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1.8%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1.5%, “Veshje dhe këpucë” me 1.1%, Komunikimi” me 1.0%, “Shëndeti” me 0.6% dhe “Transporti” me 0.4%.
Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” patën një rritje me 5.9%, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 3.5%, “mish” me 3.2%, “peshk” me 2.5%, “fruta” me 1.7%, etj.

Moody's rikonfirmon vlerësimin e Shqipërisë: "Ba3" me perspektivë "të qëndrueshme"!
Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Moody's Ratings, në raportin e saj periodik të publikuar më 7 Tetor 2025, ka rikonfirmuar vlerësimin......

Frenojnë pagesat në euro me AIPS - BSH: Gushti uli vrullin e korrikut me vetëm 472 mln euro dhe 14% më pak transaksione
Pavarësisht se pagesat në euro të realizuara brenda vendit me sistemin AIPS EURO po thyejnë rekorde nga viti në vit, gushti rezulton ta ketë frenuar vrullin......

Ari “shkruan” historinë - Kalon për herë të parë vlerën e 4,000 dollarëve
Ari ka kaluar për herë të parë kufirin prej 4,000 dollarësh për ons, duke arritur një rekord të ri historik, i nxitur nga investitorët që kërkojnë siguri......

Mbrojtja e pronësisë intelektuale/ Administrata Doganore vijon kontrollet kundër kontrabandës dhe falsifikimit
Gjatë ditëve të fundit, Administrata Doganore informon se ka vijuar me intensitet kontrollet ndaj mjeteve të transportit dhe mallrave në qarkullim, në......

Mali i Zi nis pagesat me SEPA - Qytetarët mund të transferojnë deri në 200 euro pa asnjë tarifë
Të njëmbëdhjetë bankat tregtare në Mal të Zi u bënë pjesë e skemave të Zonës së Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), duke u mundësuar qytetarëve dhe bizneseve......

Familjet e arsimuara po kursehen?! Rritja e konsumit vihet re tek familjet me kryefamiljar pa arsim të përfunduar
Konsumi i familjeve shqiptare është rritur gjatë vitit 2024, por jo për të gjithë. Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, të analizuara nga “Scan Intel”,......

Cristiano Ronaldo, futbollisti i parë miliarder - Pasuria e yllit portugez ka arritur vlerën e 1.4 miliardë dollarëve
Cristiano Ronaldo, ish-sulmuesi i Manchester United, Real Madrid dhe Juventus, i cili aktualisht luan për ekipin saudit Al-Nassr, është bërë futbollisti i......

OBT rrit parashikimin për tregtinë globale - Por, tarifat priten të ngadalësojnë ekonominë vitin e ardhshëm
Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) ka shtuar ndjeshëm parashikimin e saj për rritjen e tregtisë globale në vitin 2025, por njëkohësisht ka paralajmëruar se......