Qendra e Shqipërisë, magneti i turizmit ndërkombëtar/ Numri i netëve të qëndrimit nga të huajt në këtë rajon arriti në rreth 2.4 milionë
Në vitet e fundit, Shqipëria ka përjetuar një rritje të shpejtë të numrit të turistëve të huaj, të cilët kanë zgjedhur vendin tonë si destinacion për pushimet e tyre. Kjo rritje është reflektuar edhe në numrin e netëve të qëndrimit në hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese.
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave (INSTAT), numri i netëve të qëndrimit nga turistët e huaj në periudhën Janar-Nëntor të vitit 2024 vlerësohet rreth 1.3 herë më i lartë se vitin e kaluar. Kjo rritje është një tregues i qartë i popullaritetit në rritje të Shqipërisë si destinacion turistik. Në 11-të muajt e vitit 2024 numri i netëve të qëndrimit u regjistrua në gati 5 milionë, nga 3.8 që ishin në të njejtën periudhë të vitit 2023.
“Scan Intel” ka analizuar me detaje numrin e netëve të qëndrimit nga vizitorët e huaj për të parë se në cilin rajon kanë preferuar të akomodohen. Referuar të dhënave zyrtare, turistët nga jashtë vendit preferojnë të akomodohen kryesisht në zonat bregdetare dhe në rajonin e Qendrës. Gjatë periudhës Janar-Nëntor të vitit 2024, numri i netëve të qëndrimit në rajonin e Qendrës u rrit me 48%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe vlerësohen në total rreth 2.4 milionë netë qëndrime nga të huajt.
Rajoni i Jugut, i cili përfshin Beratin, Fierin, Gjirokastrën, Korçën dhe Vlorën, ka qenë gjithashtu një destinacion i lakmuar. Në vitin 2024, për njëmbëdhjetë mujorin, numri i netëve të qëndrimit në këtë rajonu regjistrua gati 1.6 milionë, me një rritje prej 38%.
Me modeste ka qenë rritja në rajonin e Veriut, ku u regjistruan rreth 1.1 milionë netë qëndrime dhe një ndryshim vjetor prej 7.6%. Megjithatë, përgjatë muajve të verës, shpërndarja e netë qendrimeve duket se ka qenë më e barabartë mes rajoneve.
Lehtësitë e transportit, akomodimi, shërbimet, ngjarjet dhe aktivitetet e ndryshme kanë bërë që rajoni i qendrës të jetë më i preferuari. Ky rajon ofron një gamë të gjerë opsionesh akomodimi, nga hotelet luksoze deri te bujtinat dhe apartamentet me qira. Shërbimet e ofruara janë të një cilësie të lartë, duke përfshirë restorante, kafene dhe qendra tregtare.
Sondazh

Bankat “lëshojnë dorën” për kreditë konsumatore - BSH: Kërkesa pritet të jetë më e lartë gjatë tremujorit të parë 2025
Shqiptarët kanë kërkuar më shumë kredi në tre muajt e fundit të 2024, ndikuar dhe nga normat më të favorshme të interesit. Nga të dhënat e vrojtimit të......

Presidenti Trump firmos dhjetra urdhra ekzekutivë - Fal rebelët e Capitol, tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit, emergjencë në kufirin jugor
Sapo mori detyrën në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, nënshkroi një sërë urdhrash ekzekutivë. Shtatë urdhrat e parë u......

Minierat, ndryshojnë rregullat për kërkim-zbulimin - Ndryshime edhe për pezullimin e aktivitetit dhe rehabilitimin mjedisor
Lejet e kërkim-zbulimit do të jepen me procedurë të hapur për të gjitha zonat për të cilat nuk ka informacion gjeologjik apo në ato zona për të cilat ka......

Marco Alberti, ambasadori i ri i Italisë në Tiranë - 53-vjeçari i lindur në Zaire nis punën në Shqipëri
Marco Alberti është ambasadori i ri i Italisë në Tiranë, duke zëvendësuar Fabrizio Bucci, mandati 5-vjeçar i të cilit përfundoi pak ditë më parë. I lindur......

DIVA, dyfishohen individët që duhet të deklarojnë - Si plotësohet deklarata e të ardhurave dhe cilat kategori e kanë detyrim
Këtë vit, rregullat për deklarimin e të ardhurave përmes DIVA-s do të jetë ndryshe nga më parë. Në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, përcaktohen......

Kursi këmbimit/ Forcohen Dollari, Euro dhe Franga!
Dollari amerikan blihet sot me n94.4 lekë dhe shitet me 95.6 lekë duke shënuar rritje nga dita e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal. Monedha europiane......

Britania, me rritjen më të shpejtë në Evropë - FMN: Renditet e treta mes vendeve të G7, pas SHBA-së dhe Kanadasë
Britania do të ketë rritjen më të shpejtë midis ekonomive kryesore evropiane këtë vit, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar. FMN e rriti parashikimin për......

Modernizim i prodhimit të naftës - Albpetrol, tender 78.8 milionë për sistemin inteligjent
Shoqëria shtetërore e naftës në Shqipëri “Albpetrol” Sh.A ka shpallur hapjen e tenderit, për implementimin e Smart Solution në infrastrukturën naftënxjerrëse......