Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve
Ndryshimet demografike po riformësojnë fuqinë punëtore të çdo vendi, dhe Shqipëria nuk bën përjashtim. Me plakjen e popullsisë dhe ndryshimin e normave të lindshmërisë, tregu i punës transformohet gjithashtu, sidomos përsa i përket moshës së atyre që marrin pjesë në të.
Në këtë kontekst, është e qartë se plakja e popullsisë po bëhet gjithnjë e më e dukshme në nivel global. Të dhënat e mëparshme të analizuara nga “Scan Intel” tregojnë se në vitin 2023, grupmosha 60 vjeç e lart përbënte 23.5% të popullsisë në Shqipëri. Një përqindje që flet shumë për ndryshimet që po ndodhin në strukturën demografike të vendit.
Këtë herë, “Scan Intel” është ndalur te një tregues i veçantë: Kur ndalojmë së punuari? Pyetja që shpesh shoqërohet me moshën e pensionit merr një dimension tjetër kur i hedhim një sy normave reale të punësimit. Jemi përqendruar tek grupmosha mbi 65 vjeç për të parë sa prej tyre vijojnë të jenë aktivë në tregun e punës, përtej moshës zyrtare të daljes në pension.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se në fund të vitit 2024, shkalla e punësimit për këtë grupmoshë arriti në 23.2%, një rritje e ndjeshme krahasuar me vitin 2023, kur kjo normë ishte mesatarisht 17%.
Po të shohim më në detaje, sipas gjinisë, burrat kryesojnë me një normë punësimi prej 29.4%, ndërsa për gratë kjo shifër është më e ulët, në 17.4%. Megjithatë, ndjeshëm më e lartë se norma e viteve të kaluara.
Nga viti 2012 e në vijim, punësimi për personat mbi 65 vjeç është rritur ndjeshëm, duke arritur në nivele rekord, për të dyja gjinitë.
Në analizën krahasuese të vendeve të Europës, Shqipëria pozicionohet ndër vendet me normën më të lartë të punësimit për moshën e pensionit, menjëherë pas Islandës dhe Estonisë.
Por përse kjo normë e lartë, dhe mbi të gjitha, në rritje? Një pjesë e përgjigjes qëndron te fakti se shumë pensionistë nuk arrijnë të mbulojnë nevojat jetike vetëm me të ardhurat nga pensioni. Po aq e rëndësishme është edhe pjesa e të vetëpunësuarve në sektorin e bujqësisë, ku të moshuarit vijojnë të kontribuojnë. Një faktor tjetër është edhe mungesa e fuqisë punëtore në disa sektorë, që i “shtyn” shumë persona të qëndrojnë në punë edhe pas moshës së daljes në pension.

“Bukë e Zemër”, festivali i arkitektëve ndërkombëtarë - Rama: Sot Shqipëria prodhon më shumë arkitekturë sa e gjithë Europa bashkë
“Bukë e Zemër”, është festivali që mblodhi mbi 150 arkitektë nga Europa, Azia, Amerika Veriore e Jugore, të cilët punojnë në Shqipëri. Së bashku me partnerët......

“Shumë anëtarë të NATO-s mbështesin kërkesën e Trump” - Rutte nxit aleatët të shpenzojnë 5% të PBB-së për mbrojtjen
Shumica e aleatëve të SHBA-së në NATO kanë mbështetur kërkesën e Presidentit të amerikan Donald Trump që ata të investojnë 5% të PBB-së në sektorin e......

Bie prodhimi i energjisë në vend - Bilanci për 4-mujorin. Ulen humbjen në rrjet, arkëtimet në masën 96%
Rreth 2.9 mln mWh energji u prodhuan gjatë 4 - mujorit të parë të këtij viti nga të gjithë burimet gjeneruese në vend, duke shënuar një rënie në raport me......

710 milionë euro nga kontributet e punonjësve - 5-mujori, rriten ndjeshëm të ardhurat edhe nga TAP
Administrata tatimore ka rritur ndjeshëm në 5-mujor të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit, kryesisht sa i takon kontributeve të sigurimeve shoqërore......

Gjermania premton të rrisë bashkëpunimin me SHBA - Kancelari Merz thekson ndikimin e tarifave në prodhuesit gjermanë
Kancelari Friedrich Merz tha se Gjermania, ekonomia më e madhe e Evropës, është e gatshme të marrë përsipër një rol më të madh udhëheqës në marrëveshjet e......

Mbështetje për sipërmarrjet shqiptare - Qendër e re transformimi digjital për biznese të vogla dhe startup
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit me mbështetjen e Komisionit Evropian, po zbaton Projektin “Digital Innovation Unit” (DIU), që synon të......

Pensionet, 30 mijë të moshuar stimuj për të punuar - Dokumenti/ Ulet tatimi mbi të ardhurat, bonuse performance
Paralelisht më ndërhyrjen në rritjen e pensionit mesatar dhe dhënien e pensionit të 13-të, qeveria do të rishikojë kornizën ligjore në drejtim të uljes së......

Investimet e huaja në sektorë kritikë - Propozim për ndryshimin e ligjit: Mund t’i nënshtrohen kontrollit shtetëror
Deputeti Eduard Shalsi ka propozuar ndryshime në ligjin “Për investimet e huaja”, duke synuar shtimin e një mekanizmi kontrolli për investimet që lidhen me......