Puna me kohë të pjesshme në rënie gjatë vitit 2025/ Të rinjtë dhe gratë mbeten grupi më i përfshirë në këtë formë punësimi

Punësimi me kohë të pjesshme është një nga format e punësimit që ka marrë gjithnjë e më shumë rëndësi në vitet e fundit, duke u parë shpesh si një alternativë fleksibël për individët që nuk mund të angazhohen me orar të plotë. Megjithatë, të dhënat për vitin 2025 tregojnë se pesha e këtij lloj punësimi ka ardhur në rënie gjatë vitit, veçanërisht në muajt e fundit.
Sipas të dhënave për popullsinë në moshë aktive pune, në fillim të vitit 2025 kishte 13.1% të punësuar me kohë të pjesëshme ndaj të punësuarve me pagë gjithsej. Gjatë tremujorit të dytë u vu re një ulje e lehtë, ku kjo përqindje zbriti në 12.6%. Rënia vijoi edhe në tremujorin e tretë, kur punësimi me kohë të pjesshme arriti në 11.8%. Tendenca zbritëse u bë edhe më e dukshme në fund të vitit, kur ky tregues ra ndjeshëm në 8.2%, duke shënuar nivelin më të ulët gjatë gjithë vitit.
Të dhënat tregojnë gjithashtu dallime të dukshme gjinore në këtë formë punësimi. Burrat rezultojnë me një përqindje më të ulët të punësimit me kohë të pjesshme, ndërsa për gratë ky fenomen është më i përhapur. Gjatë vitit 2025, për meshkujt niveli më i lartë u regjistrua në fillim të vitit me 9.5%, ndërsa në fund të vitit kjo përqindje ra në 5.9%. Edhe tek gratë u vu re i njëjti trend rënës, por me nivele dukshëm më të larta: nga 17.2% në fillim të vitit në 10.9% në fund të tij.
Nëse analizohen grupmoshat, rezulton se të rinjtë 15–24 vjeç kanë përqindjen më të lartë të punësimit me kohë të pjesshme. Kjo lidhet kryesisht me faktin se shumë prej tyre janë ende në proces studimi dhe zgjedhin ose detyrohen të punojnë me orar të reduktuar. Një nivel relativisht i lartë i kësaj forme punësimi vihet re edhe tek grupmosha 55–64 vjeç, e cila renditet e dyta për nga përqindja e punësimit me kohë të pjesshme.
Ndërkohë, grupmosha 25–54 vjeç paraqet përqindjen më të ulët, pasi shumica e individëve në këtë kategori janë të angazhuar në punë me kohë të plotë dhe në fazën më aktive të karrierës së tyre.
Në tërësi, të dhënat tregojnë se pavarësisht fleksibilitetit që ofron, punësimi me kohë të pjesshme ka shënuar rënie gjatë vitit 2025, duke reflektuar ndryshimet.
Live TV
Doha, AIIB riafirmon angazhimin për të mbyllur hendekun global të financimit të infrastrukturës
Takimi i 11-të vjetor i AIIB-së sjell në Doha politikëbërës, investitorë dhe udhëheqës biznesi nga e gjithë bota për të eksploruar se si teknologjia,......
BSH “larg” nga financimi i qeverisë, nisma e Milva Ikonomit vendos kufizime pas anëtarësimit
Një projektligj që ndryshon ligjin “Për Bankën e Shqipërisë” është depozituar në Kuvend nga deputetja Milva Ekonomi, paralelisht me ligjin e ri që është në......
Riaktivizohet ulja e akcizës për naftën, mekanizmi hyn në fuqi kur çmimi kalon 220 lekë
Qeveria ka riaktivizuar mekanizmin që ul barrën fiskale mbi karburantet në rast se çmimet e tyre arrijnë nivele të larta. Sipas aktit normativ që ndryshon......
Mesazhi i Von der Leyn nga Tirana: Shqipëria ka patur ecuri fantastike në rrugën e integrimit në BE
Shqipëria ka patur një ecuri fantastike në rrugën e saj të integrimit në BE. Ky ishte mesazhi kryesor që Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der......

