Analiza Postuar më 12 Qershor 2026, 11:05

Puna jashtë vendit sjell 192 milionë euro për Shqipërinë/ Bashkë me remitancat financuan ekonominë me 466 milionë euro në fillimvit

Nga Scan TV

Puna jashtë vendit sjell 192 milionë euro për

Të ardhurat që ekonomia shqiptare përfiton nga puna e qytetarëve jashtë vendit vijuan rritjen me ritme të shpejta edhe gjatë tremujorit të parë të vitit 2026. Sipas të dhënave të “Bankës së Shqipërisë”, kompensimi i punonjësve arriti në 192.4 milionë euro, niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë për tre muajt e parë të vitit.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, kur këto të ardhura ishin 154.7 milionë euro, rritja arrin në 24.4%, ose rreth 37.7 milionë euro më shumë. Në vetëm katër vjet, ky tregues është trefishuar, nga 62.3 milionë euro në tremujorin e parë të vitit 2021 në mbi 192 milionë euro këtë vit.

Sipas metodologjisë së Bilancit të Pagesave, ktë ardhurat nga puna jashtë vendit përfshin pagat, shpërblimet dhe përfitimet e tjera që fitojnë jashtë vendit punonjësit rezidentë në Shqipëri, si punëtorët sezonalë, punëtorët kufitarë dhe persona të tjerë që punojnë për periudha afatshkurtra jashtë vendit, por që ruajnë qendrën e interesit ekonomik në Shqipëri.

Rritja e vazhdueshme e këtij treguesi tregon se puna jashtë vendit po sjell gjithnjë e më shumë të ardhura për ekonominë shqiptare, ndërsa kërkesa për fuqi punëtore në vendet europiane dhe rritja e pagave në disa sektorë kanë ndikuar pozitivisht në këtë zhvillim.

Së bashku me remitancat e emigrantëve, këto të ardhura përbëjnë një nga burimet më të rëndësishme të hyrjes së valutës në vend dhe luajnë një rol të rëndësishëm në financimin e ekonomisë shqiptare. Në tremujorin e parë të vitit 2026, remitancat dhe të ardhurat nga puna jashtë vendit kontribuuan me rreth 466 milionë euro në Bilancin e Pagesave, duke ndihmuar në zbutjen e deficitit tregtar dhe në mbështetjen e konsumit të familjeve.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat