Analiza Postuar më 12 Mars 2025, 15:57

Publik vs privat, sa u rritën pagat për secilin sektor? Mesatarja arrin në rreth 77 mijë lekë, shteti “udhëheq” ritmin

Nga Xhorxhina Deda

Publik vs privat, sa u rritën pagat për secilin sektor? Mesatarja

Sipas statistikave të pagave për tremujorin e fundit të vitit 2024, mund të themi se rroga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë në vitin 2024 arriti në rreth 77 mijë lekë. Krahasuar me vitin 2023 rritja vjetore vlerësohet në gati 10%.

Kjo rritje duhet se udhëhiqet nga sektori shtetëror, i cili regjistron një pagë mesatare mujore prej 92 mijë lekësh për vitin 2024, më një rritje prej 12.4%. Ndërkohë, nga ana tjetër, shifrat flasin për rreth 71 mijë lekë pagë për sektorin privat, më një rritje prej 8.5%.

Pra, shohim se në terma mesatarë paga në këtë sektor është ndjeshëm më e ulët në raport me sektorin publik, pavarësisht nxitjes nga mungesa e fuqisë punëtore hendeku vazhdon të mbetet.

“Scan Intel” ka marrë në konsideratë ritmin e rritjes së pagave në dy sektorët për të parë se si kanë qenë ndryshimet në harkun kohor të gati 10-të viteve. Sipas shifrave vihet re një rritje e ndjeshme e pagave në sektorin shtetëror sidomos në dy vitet e fundit, ku përkatësisht në vitin 2024 janë rritur me 12.4%, ndërsa në vitin 2023 me 17%.

Nga ana tjetër, në vitin 2022, ndjeshëm rritja ka qenë më e lartë në sektorin privat. Ajo që vihet re nga të dhënat është një diferencë goxha e lartë mes rritjes së pagave mes dy sektorëve në vitin 2017-të, ku nga shifrat prevalon sektori publik. Kjo është nxitur kryesisht nga zgjedhjet parlamentarë, ku qeveria në tremuorin e parë miratoi një rritje pagash mbi inflacionin për administratën.

Nëse analizojmë të dhënat sipas grup-aktiviteteve shohim se rritjen më të lartë e regjistron pikërisht “Administrata publike dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm; arsimi; shëndetësia dhe aktivitete të punës sociale”.

Publik vs privat, sa u rritën pagat për secilin sektor? Mesatarja

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat