Pse shqiptarët po rrisin kërkesën për gurë të çmuar? Rreth 4.9 miliardë lekë importe përgjatë dhjetë muajve të vitit aktual
Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë vitit 2024, pra deri në muajin Tetor, u importuan 4.9 miliardë lekë perla natyrale, gurë të çmuar dhe bizhuteri. Kjo shifër ka shënuar një rritje prej 37%, krahasuar me dhjetëmujorin e vitit 2023, ose rreth 1.3 miliard lekë më shumë. Shifrat tregojnë se përgjatë muajve të këtij viti importi i perlave natyrale dhe gurëve të çmuar ka regjistruar rekord historik.
Të dhënat më të fundit të tregtisë së jashtme për muajin Tetor të këtij viti tregojnë se kemi një rekord të ri sa i përket importit të perlave dhe gurve të çmuar.
Sipas treguesve të analizuar nga “Scan Intel” vlera e importit për muajin Tetor të vitit 2024 për kategorinë "Perla natyrale, gurë të çmuar, bizhuteri, monedha" arriti në rreth 858 milionë lekë, ndërkohë që një vit më parë regjistrohej në 467 milionë lekë. Kjo vlerë për Tetorin shënon rekord histroik që nga janari i vitit 2005 kur fillojnë shifrat për tregtinë e jashtme.
Por cilat janë vendet nga ku Shqipëria blen këto produkte?
Italia dhe Turqia përbëjnë gati 90% të peshës së imorteve të gurëve të çmuar dhe perlave përgjatë periudhës Janar-Tetor të këtij viti. Ndërkohë, Franca, Kina, Mbretëria e Bashkkuar, Belgjika dhe Emiratet e Bashkuara Arabe bëjnë pjesë në dhjetë destinacionet kryesore nga ku vijnë këto produktete.
Janë disa arsye pse importi i perlave, gurëve dhe bixhuterive po rritet me ritme të shpejta. Së pari është kërkesa konsumatore. Së dyti rritja e kërkesës në muaj të caktuar të vitit mund të jetë edhe pasojë e frikës për një zhvlerësim të mundshëm të mjeteve monetare, e cila zhvendos interesin e konsumatorëve për të investuar kursimet në sende me vlerë, si bizhuteri të shtrenjta, të cilat u rezistojnë krizave ekonomike.
Së treti kjo mund të lidhet me sezonalitetin dhe festat. Sipas të dhënave të tregtisë së jashtme të publikuara nga INSTAT, kërkesa për blerje gurësh të çmuar ose bizhuterive të formuara me to është më e lartë në rastet e festave ose gjatë verës.
Sondazh

Pas francezëve, radha e britanikëve - Mijëra fermerë në protestë kundër rritjes së taksës së trashëgimisë!
Mijëra fermerë në Mbretërinë e Bashkuar janë mbledhur jashtë Parlamentit për të protestuar kundër vendimit të qeverisë për të rritur taksën e trashëgimisë në......

Bitcoin arrin rekordin e 90,000 dollarëve - Vijon euforia pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA
Bitcoin u tregtua në kufirin e 90,000 dollarëve të martën, duke kaluar një valë euforie që nga zgjedhja e Donald Trump si president i SHBA-së, me......

Rriten valutat kryesore – Sa këmbehen sot Dollari dhe Euro?
Dollari amerikan është forcuar këtë mëngjes pasi në raport me ditën djeshme është blerë sot me 92.2 lekë dhe është shitur me 93.3 lekë sipas kursit të......

Kreu i BQE Lagarde, apel vendeve të BE - “Europa duhet të bashkojë burimet për prioritete të përbashkëta”!
Europa duhet të bashkojë burimet në fusha si mbrojtja dhe klima, pasi rritja e produktivitetit të saj aktualisht po dobësohet dhe bota po copëtohet në blloqe......

Kuvendi miraton në parim buxhetin 8.2 mld euro për vitin 2025 - 75 vota pro dhe 40 kundër për dokumentin më të rëndësishëm financiar
Kuvendi ka miratuar në parim projekt-buxhetin 2025. Me 75 vota pro, zero abstenim dhe 40 kundër në seancën e kësaj të marte i është dhënë fund debatit dhe......

Shqipëria nuk i “ndahet” BE-së! Edhe për muajin Tetor inflacioni regjistrohet në të njëjtin nivel
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Tetor të vitit......

Kuvendi miraton me 75 vota pro Projektbuxhetin 2025
Në orët e mbrëmjes Kuvendi miratoi në parim Projektbuxhetin për vitin 2025. Me 75 vota pro dhe 40 kundër, dokumenti më i rëndësishëm financiar për vitin që......

Aksidentet rrugore në BE marrin mbi 20 mijë jetë në një vit ndërsa numri i viktimave vijon të rritet!
Aksidentet rrugore në të gjithë BE-në morën 20,653 jetë në vitin 2022, sipas të dhënave më të fundit të Eurostat, të cilat përfshijnë shoferë, pasagjerë dhe......