Analiza Postuar më 29 Nëntor 2024, 11:37

Pse individët dhe bizneset preferojnë kursimet afatgjata? Në tetor vlera e depozitave 2-vjeçare arrin në 167 mln lekë

Nga Armela Duka

Pse individët dhe bizneset preferojnë kursimet afatgjata? Në

Sipas analizës së bërë më herët nga “Scan Intel” ka rezultuar se individët dhe bizneset në Shqipëri preferojnë të hapin llogaritë e tyre të kursimit kryesisht në monedhën vendase dhe kjo lidhet me faktin se leku është më i fortë se euro. Të dhënat e "Bankës së Shqipërisë" tregojnë se totali i depozitave në lekë për muajin Tetor të këtij viti ka arritur në 790.5 milionë lekë ose 9.1% më shumë se vjet. Nga totali i depozitave, 27% ose 213.8 milionë lekë janë kursime që individët kanë depozituar në institucionet financiare.

Përsa i përket llojeve të depozitave, sipas maturitetit ato ndahen në depozita me afat dhe pa afat. Sipas shifrave, depozitat me afat në monedhën vendase kanë arritur në 379 mln lekë në muajin tetor të këtij viti duke reflektuar një rritje të lehtë në dy muajt e fundit. Ndërsa, krahasuar me tetorin e vitit të kaluar rritja e depozitave me afat përllogaritet të jetë 5.1% .

Nëse analizojmë shifrat për depozitat me afat rezulton se ato me kohëzgjatje 1-mujore arritën në vlerën e 19.33 milionë lekëve, ato me afat 3 muaj ishin 5.37 milionë lekë, ato me afat 6 muaj ishin 9.73 milionë lekë ndërsa depozitat 1-vjeçare llogariten të jenë në total 133 milionë lekë. Këto depozita quhen depozita afatshkurtra.

Nga ana tjetër, depozitat afatgjata janë ato që kanë afat maturimi mbi një vit. Konkretisht, depozitat 2-vjeçare në muajin Tetor të vitit 2024 ishin 43.53 milionë lekë. Ndërkohë, depozitat që kanë afat maturimi mbi 2 vite kanë edhe vlerën më të lartë, me afro 167 milionë lekë. Vlera e depozitave pa afat llogariten në 55 milionë lekë.

Bankat i përdorin depozitat me afat për të financuar kredi si për individët (p.sh kredi konsumatore apo kredi për banesa) ashtu edhe për bizneset (p.sh. kredi për investime). Për kredinë që banka i jep individëve aplikohet një normë më e lartë interesi sesa banka i paguan klientit për paratë që ai depoziton në formën e kursimit dhe kjo diferencë ndërmjet normave të interesit është burimi kryesor i të ardhurave për bankat.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat